sabato 11 giugno 2011

Hipertrigliceridemia dhe Fibratet

Ne pacientet me nivele trigliceridesh te larta, ne mungese te nje historie personale ose familiare per ateroskleroze klinike, keshillohet matja e niveleve te apolipoproteines B qe mund te ndihmoje te dallohet nje hiperlipidemi e kombinuar familiare nga nje hipertrigliceridemi familiare. Nivelet e apolipoproteines B jane me te larta ne hiperlipidemise se kombinuar familiare dhe me te ulta ne hipertrigliceridemine familiare.


Obeziteti (sidomos obeziteti qendror) ka lidhje me rritjen e niveleve te triglicerideve dhe uljen e kolesterolit HDL ("kolesteroli i mire"). Faktore te tjere qe çojne ne rritje te trigliceridemise jane diabeti i patrajtuar ose i pakontrolluar, konsumimi i alkolit dhe trajtimi me ilaçe si estrogjene, testosteroni, glukokortikoidet, ciklosporina dhe diuretiket e klases se tiazideve. Hipotiroidizmi, paaftesia renale ne faze fundore, sindroma nefrotike dhe infeksioni nga HIV mund te shkaktojne nje rritje te nivelit te triglicerideve.

Fibratet mund te ulin nivelet e triglicerideve (edhe me teper se sa munden ilaçet e statinave dhe acidi nikotinik) por rezultatet e studimeve kane qene te njejte per sa i perket rezultateve te medha, duke treguar nje ulje te rasteve te infarktit jofatal te miokardit por jo te rasteve koronare fatale ose vdekshmerise totale. Kundraindikacione per perdorimin e ilaçeve si Gemfibrizoli dhe Fenofibrati jane disfunksionet e melçise dhe paaftesia renale ne faza fundore. Efektet anesore te fibrateve jane mioziti dhe kolelitiazi.

Terapia me fibrate keshillohet per pacientet me nivele trigliceridesh mbi 1000 mg per deciliter per te ulur rreziqet e nje pankreatiti te shkaktuar nga trigliceridet.

NEJM Shtator 2007