sabato 11 giugno 2011

Historia e Trajtimit te Pneumonise - Pjesa 1

Pneumonia , nje here e nje kohe e konsideruar nga Sir William Osler si "Kapiteni i Njerezve te Vdekur" [1. fq.280] ka filluar te trajtohet me ilaçe antibakteriale qe nga vitet 1930. Sulfapiridina, agjenti i pare antibakterial i njohur te jete efektiv ndaj pneumonise nga pneumokoku, u pasua shume shpejt nga penicilina dhe ilaçe te tjere qe bene qe pneumonia te konsiderohet si nje gjendje klinike e kurueshme. Edhe pse filloi rreth nje dekade para shfaqjes se trial-ve klinike moderne, terapia antibakteriale kunder pneumonise tregoi rezultate pozitive qe ne strudimet e para vezhguese.


HISTORIA NATYRALE E PNEUMONISE NGA PNEUMOKOKU

Ne "Trajtimi i Pneumonise", Bullowa [2] pershkruan ecurine e nje pneumonie tipike te grades se rende te patrajtuar : "figura tipike e nje pacienti eshte ai i nje burri rreth 30, i cili, pas nje te ftohti te kokes qe zgjati 3 ose 4 dite, e kapin te dridhurat dhe nje dhimbje e forte ne nje ane te gjoksit... Temperature dhe shqetesimi vazhdojne dite pas dite dhe gjendja perkeqesohet. Pas kater ose pese ditesh pacienti i cili eshte bere i irrituar dhe i merzitur fillon "te shohe gjera"...pas tete ose nente ditesh, temperatura bie duke u ndjekur nga nje djersitje e theksuar. Pacienti me pas kalon ne fazen e konvaleshences per disa jave, nese pas pak ditesh nuk rifillon nje akutizim i temperatures dhe komplikime. Ne nje nga kater rastet, frymemarrja behet me e lodhshme dhe e mundimshme...ka periudha apnee qe zgjaten derisa frymemarrja ndalet [2 , fq 36-7]. 

Pershkrimi i tij i ndryshimeve te temperatures eshte si vijon "thuhet qe temperatura vazhdon te qendroje e larte pa nderprerje derisa kalon ne krize diten e tete ose te nente ose bie ne menyre graduale dite pas dite... kohezgjatja e temperatures gjate pneumonise ndryshon sipas rasteve...me nje mesatare (dite kur mbaron temperatura) rreth dites se tete ose nente. Nje grafik i frekuences se mbarimit te temperatures i ngjan formes se nje kembane ne shperndarjen e vlerave nga mesatarja. Mund te vihet re qe disa lloj pneumonish nga pneumokoku mbarojne me heret se te tjeret [2, fq. 39-41].

Tilghman dhe Finland [4] raportuan vdekshmerine ne pacientet  me pneumoni nga pneumokoku ne baze te moshesh dhe prezences ose jo te bakteriemise ne 1586 paciente te vizituar ne Boston City Hospital nga viti 1929 deri ne 1935. Keta paciente moren vetem trajtim te thjeshte pa ndonje terapi specifike kunder pneumokokut. Te dhenat treguan nje rritje te vdekshmerise me moshen, pa marre parasysh nese kishte ose jo bakteriemi (edhe pse rastet e bakteriemise u rriten me rritjen e moshes). Rastet e vdekshmerise tek pacientet me bakteriemi ishte nga rreth 28% ne grupin me moshen me te re (nga 12 deri ne 19 vjec) deri ne 100% ne pacientet me moshe 70 vjeç e siper, edhe pse mes pacienteve pa bakteriemi, rastet e vdekshmerise levizte nga rreth 8% ne grupin e moshes se re deri ne 80% ne pacientet me moshe 70 vjeç e siper.
 
Te dhena vezhguese te viteve 1930 ne Harlem Hospital te pershkruara nga Bullowa [2] tregonin nje rritje te vdekshmerise ne lidhje me moshen dhe rasteve te bakteriemise. Bullowa [2] gjeti gjithashtu qe pronjoza varej nga sierotipi i pneumokokut, nje konsiderim i rendesishem ne perdorimin e terapise.

HISTORIA E TRAJTIMI TE PNEUMONISE TE PNEUMOKOKUT

Heffron [3], Cecil [4], Finland [5], Austrian [6], Dowling [7],dhe Podolsky [8] e shume te tjere kane sjelle shkrime ku pershkruajne detajisht evolucionin e trajtimit te pneumonise nga pneumokoku. Terapia me serum, e para terapi qe njihet si efektive kundrejt pneumonise nga pneumokoku u perdor per here te pare ne 1913 dhe vazhdoi te perdorej per 25 vitet qe pasuan. Studime vezhguese qe krahasonin paciente qe u jepej trajtim me serum me pacientet e mehershem qe nuk kishin marre asnje trajtim (keto paciente i perkasin periudhes para momentit te fillimit te perdorimit te terapise me serum, dmth grupe kontrolli historike) tregoi nje ulje te vdekshmerise dhe studime te mevonshme me paciente kontrolli pohuan uljen e vdekshmerise me perdorimin e nje antiserumi te perqendruar si trajtim kunder pneumonise nga pneumokoku i tipit I dhe, me pak, ne pneumonise nga pneumokoku i tipit II [9-12]. Siç u diskutua nga Podolsky [13], furnizime te shpejta me serum per pacientet me pneumonit nga pneumokoku ishte nje nder iniciativat me te medha shendetsore publike te viteve 1930.

Sulfonamidet ishin sintetizuar te parat dhe ishte vene re se paraqitnin aktivitet antibakterial in vitro tek kafshet ne fillimet e viteve 1900. Sulfapiridina ishte sulfonamidi i pare i tretshem dhe i miretolerueshem me aktivitet ndaj pneumokokut. Ne 1939, sulfapiridina perdorej gjeresisht ne klinike, pasi qe nje numer studimesh klinike te hershme me sulfapiridinen treguan ulje te vdekshmerise ne pacientet me pneumoni lobare ose nga pneumokoku.

Penicilina, " ilaçi mrekulli per pneumokoket, stafilokoket dhe sifilizit" [7, fq.1334] u pergatit per tregtim per here te pare ne vitin 1942 dhe shume shpejt zuri vendin e sulfonamideve per trajtimin e pneumonise ne mesin e viteve 1940. Gjate diteve te para te terapise antibakteriale kunder infeksioneve serioze, nje numer studimesh vezhguese krahasoi vdekshmerine mes pacienteve qe merrnin terapi antibakteruale dhe atyre qe nuk merrnin asnje terapi specifike dhe tregoi nje ulje te vdekshmerise tek pacientet qe merrnin terapi antibiotike. Ne pershkrimin e  1972 te fillimit te "eres se terapise antibiotike", Dowling tregoi efektet e trajtimit antibiotik te pneumonise "vdekjet nga grupi dhe pneumonia pesuan nje renie nga 200 raste çdo 100.000 vete ne vitet 1900 ne 31 raste çdo 100.000 vete per çdo vit nga 1949 deri ne 1951 [7, fq.1334]. Ai gjithashtu vuri re qe "empiema praktikisht eshte zhdukur; [dhe] endokarditi dhe meningjiti si komplikim i pneumonise shihen rralle" [7 , fq.1334].

Bibliografia
[1] Osler W. The principles and practice of medicine. 7th ed. New York and London: D. Appleton and Company, 1910
[2] Bullowa JGM. The management of the pneumonias. New York: Oxford University Press, 1937.
[3] Heffron W. Pneumonia with special reference to pneumococcus lobar pneumonia. New York: Commonwealth Fund, 1939.
[4] Cecil RL. Present status of serum therapy in pneumonia. Bull N Y Acad Med 1939; 15: 104–15.
[5] Finland M. Pneumonia and pneumococcal infections, with special reference to pneumococcal pneumonia. Am Rev Resp Dis 1979; 120: 481–502.
[6] Austrian R. Pneumococcus: the first one hundred years. Rev Infect Dis 1981; 3: 183–9
[7] Dowling HF. Frustration and foundation: management of pneumonia before antibiotics. JAMA 1972; 220: 1341–5.
[8] Podolsky SH. Pneumonia before antibiotics. Baltimore: Johns Hopkins University Press, 2006.
[9] Cecil RL, Larsen NP. Clinical and bacteriological study of one thousand cases of lobar pneumonia. JAMA 1922; 79: 343–9.
[10] Cecil RL, Sutliff WD. The treatment of lobar pneumonia with concentrated anti-pneumococcus antiserum. JAMA 1928; 91: 2035–42.
[11] Park WH, Bullowa JG, Rosenbluth MB. The treatment of lobar pneumonia with refined specific antibacterial serum. JAMA1928; 91: 1503–9.
[12] Finland M. The serum treatment of lobar pneumonia. N Engl J Med 1930; 202: 1244–7.
[13] Podolsky SH. The changing fate of pneumonia as a public health concern in 20th century America and beyond. Am J Public Health 2005; 95: 2144–54.