domenica 19 giugno 2011

Kanceri i Endometrit

HYRJE
Kanceri i endometrit eshte ne vend te katert nder kanceret me te perhapur tek grate ne Shtetet e Bashkuara. Zhvillohet me teper tek femrat qe kane kaluar moshen e shtatzanise. Gjithsesi, mund te ndodhe edhe tek femrat e reja. Kanceri i endometrit eshte shpesh nje kancer qe rritet ngadale. Mund te zbulohet heret sepse zakonisht jep gjakderdhje vaginale. Grate te cilat kane gjakderdhje anormale, sidomos pas menopauzes, duhet te kontrollohen tek mjeku i tyre sepse zbulim i hershem mund te çoje ne nje sukses ne kuren e kancerit.


FAKTORET E RREZIKUT

-  Mosha (mosha mesatare ne momentin e diagnozes eshte 60 vjeç)
-  Histori familiare per kancer te mitres (mund te kete lidhje edhe me kancer te zorres ne disa familje)
-  Histori kanceri te gjoksit ose te vezoreve
-  Terapi me estrogjene pa progestin ose trajtim me tamoksifen
-  Obeziteti
-  Diete me shume dhjam kafshesh
-  Fillim i hershem i mestruacioneve ose menopauze e vone
-  Asnje shtatezani

SIMPTOMAT DHE SHENJAT
-  Gjakderdhje vaginale pas menopauzes (simptoma me e zakonshme)
-  Dhimbje ne fundin e barkut
-  Periudha gjakderdhjeve mes dy periudhave te mestruacioneve
-  Humbje peshe



Grate qe kane ndonje nga simptomat ose shenjat e kancerit te endometrit duhet te vizitohen tek nje doktor qe trajton semundjet e aparatit riprodhues te femres (gjinekolog). Perveç analizes fizike, mund te jete e nevojshme kryerja e analizave te tjera. Keto perfshijne nje zgjerim dhe curettage (gerryerje e faqeve) te mitres; nje ekografi per te pare formen dhe dimensionet e mitres; histeroskopia (procedure qe lejon shikimin e brendesise se mitres); biopsi te endometrit (marrje e nje pjese indi) per analizim; analizat e gjakut per anemine (ulje e qelizave te kuqe te gjakut).

TRAJTIMI
-  Histerektomia (heqja kirurgjikale e mitres)
- Histerektomia dhe salpingo - ooferektomi bilaterale (heqja kirurgjikale e mitres dhe heqja e tubave te fallopit dhe te dy vezoreve)

Histerektomia ka nevoje per anestezi. Pas  nje nderhyrje histerektomie, nje grua nuk mund te kete me femije sepse me kete nderhyrje hiqet e gjithe mitra. Duke qene se ne shume raste, kanceri i endometrit mund te hiqet plotesisht me histerektomi, shpeshhere keshillohet kirurgjia. Nese kanceri ka perpararuar ne zona te tjera te trupit, mund te jene te nevojshme trajtime te tjera si terapia me rreze, kemioterapia ose terapia hormonale.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kancerin e endometrit .]
Burimi: JAMA 2002; 288 (13): 1678