venerdì 25 febbraio 2011

Ja se si Vaji i Peshkut Lufton Artritin Reumatoid

Acidi dokozahekzaenoik (DHA) kthehet nga organizmi ne rezolvine D2, e cila ne disa studime in vitro ka treguar se eshte ne gjendje te bllokoje lidhjen e leukociteve me endotelin, proces ky karakteristik ne shume semundje inflamatore.

Acidi Dokozahekzaenoik (DHA)


Konsumi i vajit te peshkut ka efekte te dobishme tek pacientet e semure me artrit reumatoid por deri me sot nuk njiheshin mekanizmat biokimik qe benin te mundur kete gje.

Tani , nje artikull i publikuar ne revisten "Nature", qe mban firmen e nje grupi kerkuesish te Queen Mary, Universiteti i Londres dhe Shkolla Mjekesore e Harvardit , pershkruan menyren se si organizmi kthen nje perberes te vajit te peshkut, acidin dokozahekzaenoik (DHA) , ne nje tjeter perberes kimik te quajtur rezolvine D2 dhe se si kjo e fundit eshte ne gjendje te ule graden e infiamacionit qe karakterizon artritin reumatoid ne te njejten menyre si ne shume semundje te tjera te ngjashme.

Artriti, si shume semundje te tjera, ka nje baze autoimune. Kjo do te thote qe indet e shendetshme sulmohen nga sistemi imunitar i vete organizmit, i cili ne kushte normale duhet te perdore kete sulm kunder infeksioneve. Studime te meparshme kane treguar qe nje nder kalimet kyçe te ketij procesi eshte perfshirja e qelizave te bardha, ose ndryshe te quajtura leukociteve, qe lidhen me pjesen e brendshme te eneve te gjakut, zone qe njihet me emrin endotel.

Nga disa studime ne laborator eshte gjetur qe ne prani te rezolvines D2 qelizat endoteliale prodhojne sasi te vogla oksidi nitrik, qe punon si sinjal kimik per bllokimin e lidhjes se leukociteve, duke parandaluar keshtu inflamacionin.

Ky kerkim i fundit ka bere te mundur kuptimin e ketij mekanizmi, ne gjendje te shpjegoje lidhjen ndermjet ketij efekti dhe dietes.

"Ky kerkim eshte i rendesishem sepse shpjegon te pakten nje nder menyrat se si vaji i peshkut mund te ndihmoje ne format e ndryshme te artritit. Hapet keshtu mundesi per analiza te metejshme te perberjes per te verifikuar nese eshte ne gjendje vetem te trajtoje apo edhe te parandaloje kete tip patologjie" komenton Mauro Perretti, profesor i imunofarmakologjise ne Queen Mary, qe ka drejtuar grupin bretanik te kerkimit.

Shkrim i publikuar ne faqen Le Scienze Online , Tetor 2009

Imazhi 3dchem.com

Per te vezhguar ne formen 3D strukturen e acidit dokozahekzoenoik klikoni ketu.

Mjeku i se ardhmes nuk do te jape ilaçe, por do te edukoje pacientin e tij per kujdesin e trupit te tij, dieten, shkaqet dhe parandalimin e semundjeve”
(Thomas Edison)