giovedì 20 gennaio 2011

Klasifikimi i BPKO

Bronkopneumopatia kronike obstruktive (BPKO) eshte nje kuader klinik kompleks qe nenkupton nje interesim te bronkeve dhe parenkimes pulmonare (nga kjo vjen emertimi bronkopneumopati) qe zgjat ne kohe (nga ku emertimi kronik) dhe shoqerohet nga profili funksional  me nje limitim te fluksit te ajrit (nga ketu emertimi obstruktiv) qe ndryshon nga azma per faktin qe eshte pjeserisht i rikthyeshem ose nuk i pergjigjet dhenies se ilaçeve bronkozgjeruese, dhe ne pergjithesi perparon me kohen. Shkaktari kryesor eshte tymi i duhanit dhe pas tij vijne gazrat e ndryshme demtuese. [1]


Klasifikimi i BPKO ka nje rendesi te veçante per zgjedhjen e terapise se duhur dhe ky klasifikim bazohet kryesisht tek spirometria, analize qe mat funksionin respirator. Parametrat qe merren per baze jane FEV1 (Forced Expiration Volume in 1st sec) qe eshte volumi i ajrit qe nxirret jasht per 1 sekond gjate nje manovre te sforcuar, FVC (Forced Vital Capacity) qe eshte volumi i plote i ajrit qe nxirret me nje manover te sforcuar dhe raporti i tyre qe merr emrin si indeksi i Tifenos (FEV1/FVC).

Stadi 1: i lehte : FEV1/FVC < 0.7 ; FEV1 >= 80% i vleres teorike
Stadi 2: i moderuar : FEV1/FVC < 0.7 ; 50% =< FEV1 < 80%
Stadi 3: i rende : FEV1/FVC < 0.7 ; 30% < FEV1<50%
Stadi 4: teper i rende : FEV1/FVC < 0.7 ; FEV1 < 30% ose FEV1 < 50% dhe paaftesi respiratore (PaO2 < 60 mmHg)

Vlerat e paraqitura jane ato te spirometrise pas bronkozgjeruesit.

Perveç ketij klasifikimi kombetar, eshte paraqitur edhe nje klasifikim tjeter i bazuar ne graden e dispnese dhe intolerances ndaj sforcimeve, informacione te mbledhura nga pyetesori i  Medical Research Council [2] :

Stadi 1 : i lehte : Dispne gjate ecjes me hap te shpejte dhe ngjitje te lehte (MRC 2)
Stadi 2 : i moderuar : Dispne qe e ben pacientin te ndaloje, gjate ecjes ne hapesire te sheshte, pas 100 m  (MRC 3-4)
Stadi 3 : i rende : Dispne qe nuk i lejon pacientit te dale nga shtepia, te vishesh dhe zhvishet (MRC 5) dhe/ose shenja klinike te nje paaftesie kardiake te djathte.

Gjithsesi, klasifikimi i pare eshte ai i perdorur ne udhezimet nderkombetare per BPKO [3]

[1] Allegra L. Malattie Respiratorie: L'essenziale. Elsevier Masson 2008.
[2] Corbetta L. BPCO: Efficacia della terapia di fondo nel paziente moderato grave. Lingomed 2009
[3] http://www.goldcopd.com

"Nuk mund ta ushqesh te uriturin me statistika"
(Heinrich Heine)