domenica 12 giugno 2011

Krahasimi Ndermjet Dy Dozave te Ndryshme Klopidogreli ne Pacientet me Infarkt Miokardi me Ngritje ST

Pacientet me infarkt miokardi me ngritje ST (IMNST) (eng. ST elevation myocardial infarct, STEMI) qe i nenshtrohen nje nderhyrjeje koronare perkutane (NKP) (eng. Percutaneous Coronary Intervention, PCI) paraqesin rezultate me te mira me nje doze sulmi 600 mg krahasuar me nje doze sulmi 300 mg, pa rritje te rrezikut per gjakderdhje.


Duke qene se bllokimi i trombociteve gjate nje nderhyrje NKP eshte me i shpejte dhe me i plote kur perdoret nje doze sulmi 600 mg i klopidogrelit, shpeshhere pelqehet me teper se sa ajo e nje doze 300 mg, si ne rastet e nje NKP me pozicionim stent-i ashtu edhe ne pacientet me sindrome koronare akute qe i nenshtrohen nje NKP. Tani, duke perdorur te dhenat nga studimi HORIZONS-AMI, kerkuesit kane krahasuar rezultatet ne pacientet me nje IMNST qe moren nje doze sulmi klopidogreli 300 mg (1153 paciente) me ata qe moren nje doze 600 mg (2158 paciente) perpara se te randomizoheshin ose ne grupin qe merrte vetem bivalirudin ose ne ate qe merrte heparin te pathyer bashke me nje bllokues te glikoproteines IIb/IIIa.

Per secilen nga pikat perfundimtare (eng. endpoints) 30 ditore (vdekje, rast i ri infarkti, ngjarje kardiovaskulare te rendesishme, ose gjakderdhje pa lidhje me nderhyrjen) pacientet qe moren nje doze klopidogreli 600 mg paten nje ecuri me te mire se sa ata qe moren nje doze 300 mg, pa pasur rritje te rrezikut te nje stroke ose trombocitopenie, cilado qe te ishte terapia antitromboze e dhene. Ne pacientet me stent, rastet e mundshme ose te diagnostikuara te nje tromboze te stent-i  ishin me te uleta ne grupin 600 mg se sa ne grupin 300 mg (1.7% vs 2.8%).

Komente (nga Howard C. Herrmann, MD): Pacientet IMNST te cilet i nenshtrohen nje NKP kishin rezultate me te mira me nje doze sulmi klopidogreli 600 mg krahasuar me nje doze sulmi 300 mg, kjo pa rritur rrezikun per gjakderdhje, pa marre parasysh se çfare terapie antitromboze perdorej dhe nese nje bllokues i glikoproteines IIb/IIIa ishte i perfshire apo jo. Keto rezultate jane te ngjashme me te dhenat e studimit TRITON-TIMI 38, ku prasugrel (i cili arrin nje bllokim me te larte se sa klopidogreli) tejkaloi klopidogrelin ne rezultatet e pacienteve. Bazuar pjeserisht ne keto rezultate, protokollet drejtues (eng. guidelines) IMNST te rishikuar nga American College of Cardiology/American Heart Association mbeshtesin perdorimin e nje doze sulmi 300-600 mg perpara nje NKP.

Publikuar ne Journal Watch Cardiology Dhjetor 2009

Citime :
Dangas G et al. for the HORIZONS-AMI Trial Investigators. Role of clopidogrel loading dose in patients with ST-segment elevation myocardial infarction undergoing primary angioplasty: Results from the HORIZONS-AMI (Harmonizing Outcomes With Revascularization and Stents in Acute Myocardial Infarction) Trial. J Am Coll Cardiol 2009 Oct 6; 54:1438.

Artikulli i Plote [Link]  (Mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)

Simon DI and Parikh SA. Hunting for the "sweet spot" in P2Y12 receptor blockade. J Am Coll Cardiol 2009 Oct 6; 54:1447.

Artikulli i Plote [Link] (Mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)