sabato 4 giugno 2011

Lindja Cesare

Ne nje lindje çezare (ndonjehere e quajtur  prerje C), kryhet nje prerje kirurgjikale ne abdomenin (barkun) e nenes dhe ne miter per te nxjerre femijen. 
Fjala "çezare" bazohet ne mendimin se perandori Romak Jul Cezari ka lindur ne kete menyre. Lindja çezare ndonjehere mund te planifikohet nga nena ose nga mjeku qe e ndjek perpara se femija te linde, ose mund te vendoset te kryhet gjate momentit te lindjes per sigurine e nenes dhe te femijes.


Arsyet per kryerjen e nje lindje çezare

- Dimensionet e femijes: Nese nje femije eshte me gjere, mund te mos jete ne gjendje te kaloje ndermjet pelvisit te nenes.
- Kushtet mjekesore te nenes: Diabeti, presioni i larte i gjakut, infeksione nga herpesi ose situata te tjera.
- Pozicioni i placentes: Placenta (organi qe lidh nenen me femijen) ndonjehere mund te bllokoje daljen e mitres.
- Lindje te me shume se nje femije: Nese kemi te bejme me nje shtatzeni me binjake ose me shume femije.
- Bllokimi i fazes se lindjes : Ndonjehere tkurrjet (qe ndihmojne femijen te dale) mund te ndalojne perpara se femija te linde. Doktori mund te prese ose te jape ilaçe per te rinisur tkurrjet. Ne disa raste, keto nuk mjaftojne dhe nevojitet qe femija te linde me lindje cesare.
- Shendeti i femijes: Femija mund te shfaqe shenja vuajtjeje si per shembull nje frekuence kardiale anormale gjate lindjes.
- Lindje çezare te meparshme : Doktori mund te diskutoje me nene qe nese nje femije lind me lindje çezare, mund te ishte me mire qe edhe femijet e tjere te linden me lindje çezare.

Cfare duhet te pritet ne keto raste 
Nese doktori juaj kryen nje lindje çezare, do te ndiqen pikat e meposhtme per te siguruar qetesine dhe sigurine tuaj:
- Abdomeni do te lahet dhe te pastrohet perpara nderhyrjes.
- Nje kateter (tub) do te vendoset ne fshikzen e urines per ta zbrazur.
- Nje tub i vogel do te vendoset ne nje vene te krahut tuaj per tu dhene lengje dhe ilaçe gjate nderhyrjes.
- Do te nevojitet nje ilaç qetesues gjate nderhyrjes; Kjo mund te jete nje anestezi te plote ose zonale si nje bllokim spinal.
- Doktori do te kryeje prerje ne abdomen dhe ne miter dhe te nxjerre femijen nepermjet kete prerje.
- Mitra do te mbyllet me fije qe do te zhduken vete dhe dicka e ngjashme do te perdoret per te mbyllur edhe abdomenin.
- Pas lindjes, ju dhe femija juaj do te vendoseni ne nje dhome te spitalit per tu monitoruar dhe per te pasur kujdesin e duhur.

Lindja çezare eshte nje nderhyrje kirurgjikale e rendesishme por ndonjehere eshte menyra me e sigurte per te lindur nje femije.

Burimi i Informacionit : JAMA  2002;287(20):2738

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi lindjen çezare.]