giovedì 2 giugno 2011

Linfome Cerebrale ne Rezonance Magnetike

Linfoma Cerebrale - Imazhe RM

Pacient 85 vjec, shtrohet ne repartin tone pasi qe ka bere 12 dite ne sallen e vezhgimit te ndihmes se shpejti. Pacienti kishte paraqitur rreth 14 dit para shtrimit nje perkeqesim te gjendjes klinike dhe probleme me deambulimin. Kjo ishte shoqeruar me vjellje "me fuqi ne forme harku". Si pasoje e ketyre simptomave, shtrohet ne ndihmen e shpejte e me pas prane repartit tone.

Ne analizen objektive pacienti paraqitet ne gjendje te pergjumur, i pergjigjet komandave zanore si dhe kryen levizje te thjeshta si dhe paraqet pozitivitet per simptoma ekstrapiramidale dhe piramidale. Po ashtu paraqiste momente alternuese kthjellimi dhe gjendje te pergjumur.
Ne baze te konsulences se neurologut kryhet nje elektroencefalograme si dhe me pas nje rezonance cerebrale me gadolin si mjet kontrasti.
Rezonanca tregoi prezencen e nje mase te ngurte , e rrethuar nga nje edeme e dobet, e perhapur ne zonen e ependimes se sistemit ventrikular mbi dhe nententorial qe radiologet e konsideronin ne hipoteze te pare si linfome cerebrale primitive.
Masa merrte kontrastin ne menyre te njetrajtshme dhe nuk paraqiste zona hemorragjike ose te kalcifikuara. Masa ishte mjaft e perhapur dhe kapte edhe berthamat e bazes.

Linfome Cerebrale - Imazhe RM

Nje tomografi e kompjuterizuar cerebrale pa mjet kontrasti e kryer rreth 19 dit para shtrimit kishte rezultuar negative per demtime ne tru.
Duke konsideruar situaten, u kerkua konsulenca e neurologut qe dha leje per kryerjen e nje rakicenteze e cila rezultoi negative per qeliza tumorale. Analiza mikrobakteriale ishte negative, gjithashtu.
Konsulenca e nje ematologu konsideroi si te panevojshme çdo analize te metejshme per te bere diagnoze duke qene se masa paraqiste nje zgjerim mjaft te madh dhe alternativat terapeutike ishin mjaft te pakta.
Per kete arsye, u vendos nje terapi paliative me baze kortizoni (dezometazon 20 mg ne dite) per te parandaluar efektin mase ose pasojat e edemes e cila solli nje fare permiresimi te vigjilences se pacientit ne harkun ditor. Pacienti u transferua ne nje shtepi kure onkologjike.