giovedì 2 giugno 2011

Mbi Emrat e Semundjeve - Pjesa 3

Ne kete pjese te trete, do te flasim per dy shkencetare te tjere qe jane Hans Adolf Krebs dhe Thomas Addison, emrat e te cileve mbahen perkatesisht nga nje mekanizem qelizor dhe nje semundje.
Cikli i Krebsit: Sir Hans Adolf Krebs (1900-1981)

Sir Hans Adolf Krebs (1900-1981)

Lindi ne Hildesheim, Gjermani me 25 gusht 1900 nga prinder hebre. Babai ishte nje kirurg i suksesshem i vesheve, hundes dhe fytit, dhe Hans ndoqi gjurmet e tij ne mjekesi duke studjuar ne Universitetin e Göttingenit, Freiburgut, dhe Berlinit. Pas nje viti ne Kliniken Mjekesore te Trete te Universitetit te Berlinit, ai mori graden doktor nga Universiteti i Hamburgut ne 1925. Krebs shpenzoi vitin vijues ne nje departament kimie ne Institutin e Patologjise ne Berlin, ku mesoi arritjet e fundit ne kerkimet e biokimise.

Kerkimet e Krebsit mbi ciklet metabolike filluan ne 1932 ne Universitetin e Freiburgut. Puna e tij u nderpre perkohesisht ne 1933, kur partia Naziste e pezulloi nga puna dhe Krebs u detyrua te emigronte ne Angli. Ai u ftua te punonte ne Shkollen e Biokimise ne Universitetin e Kembrixhit, nen vezhgimin e fituesit te çmimit Nobel, Frederick Gowland Hopkins. Ne 1935, Krebs u ngarkua si mesues farmakologjie ne Universitetin e Sheffield dhe me pas profesor ne Departamentin e Biokimise qe sapo ishte hapur.
Gjate luftes, Krebs beri kerkime ne fushen e ushqimeve , me interes te veçante mbi rolet e vitamines A dhe C. Ne 1954 ai u ngarkua me detyren profesor biokimie ne Universitetin e Oxfordit.

Gjate kohes ne Sheffield dhe Oxford, Krebs vazhdoi kerkimet e tij mbi metabolizmin qelizor. Ne 1937, Krebs arriti te demostronte ekzistencen e reaksioneve kimike qe bashkojne produktet perfundimtare te shkaterrimit te sheqerit me acidin oksaloacetik per te formuar acidin citrik. Ai e quajti kete cikel "Cikli i acidit citrik". Kerkime te metejshme u mblodhen ne 1957 ne publikime perfundimtare nga Krebs dhe Kornberg nen titullin "Transformimi i Energjise ne Materien e Gjalle".

Ai tregoi qe cikli i acidit citrik rigjeneronte acidin oksaloacetik me ane te nje serie perberjesh te ndermjetme nderkohe qe leshonte dioksid karboni dhe elektrone qe perdoren menjehere per te formuar lidhje fosfati me energji te larte ne formen e ATP (adenozin trifosfatit).

Cikli i acidit citrik njihet mbaregjere si cikli i Krebs dhe ishte themelor per kuptimin e metabolizmit baze qelizor dhe biologjise molekulare. Krebs ju dha emertimi kalores per punen e tij ne 1958, dhe vdiq ne Oxford ne 22 Nentor 1981.

Semundja e Addisonit - Thomas Addison (1795-1860)

Thomas Addison (1795 - 1860)


Thomas Addison lindi ne Long Benton, Northumberland, Mbreteri e Bashkuar, ne 1795. Gjate viteve te tija te shkolles ai mesoi latinisht aq mire sa qe shkruante te gjitha shenimet e tija dhe e fliste rrjedhshem. Babai i tij, nje shites fruta perimesh, donte qe Addison te behej avokat, por Addisonit i pelqente mjekesia. Pasi u laureua ne Universitetin e Edinburghut ne 1815, ai levizi ne Londer ku u fut ne Guy's Hospital si student i thjeshte, gje qe i beri te mundur te praktikonte mjekesine nje here qe kishte marre kualifikimet e duhura. Historia e semundjes se Addisonit fillon me pershkrimin e pare te Addisonit te nje "forme te theksuar anemie", e lexuar ne South London Medical Society ne Mars 1849.

Ai besonte ne kete faze qe nje forme e re anemie kishte lidhje me nje semundje te kapsules mbiveshkore. Addison nuk permendi ngjyrosjen e lekures ose te vjellurat qe jane karakteristika te semundjes se Addisonit ne kete faze, por shkrimi i tij sillte te dhenat e para qe gjendrrat mbiveshkore jane themelore per jeten. Me 15 mars 1849 u permenden te gjitha te dhenat endokrinologjike mbi kete çeshtje. 6 vjet pas ketij shkrimi themelor, Addison publikoi nje liber te holle mbi semundjen e kapsules mbiveshkore qe ishte me i zgjeruar se shkrimi fillestar dhe qe tani e njohim me emrin semundja e Addisonit. Ai gjithashtu tha se kishte zbuluar nje semundje te re te quajtur anemia e Addisonit , tani e njohur si anemia mesdhetare, duke i ndare keshtu dy gjendjet klinike te meparshme qe shpesh here ngaterroheshin.

Addison ishte i njohur si nje mesimdhenes i shquar dhe popullor, por atij me shume i frikesoheshin se sa e donin sepse ai shfaqej i pasjellshem. Ishte nje person jo i lumtur, i mbushur me dyshime dhe autokritikues. Si pasoje e nje episodi te rende "melankolie", ai u largua nga Guy's Hospital ne 1860 dhe shkoi te jetonte ne Brighton. Addison vdiq 3 muaj me vone nga nje frakture ne koke qe u shkaktua nga rreshqitja ne nje grope. U tha qe ishte vdekje aksidentale, por me shume mundesi, shkaku ka qene vetvrasje nga depresioni.
Citime:
S. Radstone. Beyond the name. BMJ 2003; 11: 276-277
S. Radstone. Beyond the name. BMJ 2003; 11: 362-363