sabato 11 giugno 2011

Mbi Emrat e Semundjeve - Pjesa 4

Ne kete pjese te katert do te njiheni me dy emra te tjere te shquar qe paten rendesine e tyre ne historine e mjekesise, emrat e te cileve mbahen sot nga nje semundje, ajo e Alois Alzheimerit dhe nga nje klasifikim, ajo e Abraham Colles. 


Semundja e Alzheimerit : Alois Alzheimer (1864 - 1915)

Alois Alzheimer (1864 - 1915)

Alois Alzheimer, bir i nje avokati, lindi ne Bavari. Pas studimeve per mjekesi ne Universitetet e  Tübingenit, Berlinit , dhe Würzburgut, ai u fut ne stafin e azilit psikiatrik te qytetit, ine Frankfurt am Main, ku ju perkushtua neuropatologjise. Ne kerkim te nje vendi qe do te kombinonte kerkimin dhe praktiken klinike, Alzheimer u be asistent kerkues i Emil Kraeplin ne Shkollen Mjekesore te Munich, duke krijuar nje laborator te ri per kerkimet mbi trurin.

Gjate kesaj kohe, ai pershkruajti semundjen qe mban emrin e tij. Ne nje takim ne Nentor 1906, Alzheimer pershkruajti "nje semundje te veçante te kores cerebrale" pasi pa te vdese nje grua te vjeter 55 vjecare ne azilin e Munich. Semundja kishte shkaktuar humbje te kujteses, disorientim, halucinacione dhe ne fund vdekje. Ne autopsine e trurit vihej re qe korja e trurit ishte holluar, kishte shume pllaka senile dhe mbledhje neurofibrilare. Keto mbledhje nuk ishin pershkruajtur me pare dhe ishin edhe anomalia kryesore qe perkufizoi kete semundje te re. Kraeplin e quajti kete semundje me emrin e Alzheimerit.

Alzheimeri ishte drejtuesi i laboratorit te anatomise ne kliniken e Kraeplin-it ne Munich per me shume se 10 vjet. Studentet nga vende te ndryshme vinin dhe studjonin ne laborator nen vezhgimin e Alzheimerit.

Gjate rruges per tu bere profesor i psikiatrise ne Universitetin e Breslaut - tani ne Poloni - ne 1913, Alzheimeri u semur dhe nuk u sherua kurre prej saj. Edhe pse ne gjendje te semure, ai ju perkushtua tre vitet e fundit te jetes se tij kerkimit deri kur vdiq ne moshen 51 vjecare nga paaftesia kardiake pas nje endokarditi. U varros ne varrezat e Hebrejve ne Frankfurt prane gruas te tij.


Frakturat e Colles - Abraham Colles (1773 - 1843)

Abraham Colles (1773 - 1843)

Abraham Colles lindi me 23 korrik 1773 ne Kilkenny, Irlande. Gjate periudhes se tij ne Kilkenny Grammar School, nje permbytje shkaterroi nje pjese te shtepise se doktorrit te vendit dhe nje liber anatomie perfundoi prane shtepise se Colles. Abraham ja ktheu librin doktorrit por ju tha qe ta mbante. Thuhet qe ky rast aksidental influencoi zgjedhjen e Colles per profesionin e ardhshem.

Ne 1790, Colles u fut ne Trinity College ne Dblin per te studjuar art. Ne te njejten kohe ishte aprendist prane Philip Woodruffe, nje kirurg qe punonte ne Dr Steven's Hospital. 5 vjet me vone, Colles laureohet si per arte edhe me nje diplome nga Royal College of Surgeons (Kolegji Mbreteror i Kirurgeve) te Irlandes. Ai udhetoi ne Edinburgh per te plotesuar edukimin e tij mjekesor.

Pas studimeve te metejshme ne Edinburgh, Colles shkoi ne Londer, larg 400 km, per te punuar me Sir Astley Cooper. Pas nje periudhe te shkurter, ai u kthye ne Irlande per te punuar si doktor dhe pastaj zevendesoi mesuesin e tij, Woodrufe, si kirurg ne Dr Steven's Hospital. Ai punoi atje per 42 vjet dhe atje kreu edhe vepren e tij kryesore kirurgjikale. Nga 1804 deri ne 1836 ai ishte profesor anatomie dhe kirurgjie ne Dublin, me me teper se 300 studente qe ndiqnin rregullisht leksionet e tij.

Emri i Colles mbeti ne kirurgji pas publikimit te nje shkrimi te tij "On the Fracture of the Carpal Extremity of the Radius" ne 1814. Para epokes se rrezeve X, ai bazonte vezhgimet e tij mbi ato qe mund te arriheshin me ane te vezhgimit te drejteperdrejte dhe prekjes. Disa zbulime te tjera anatomike si legamentet e Colles dhe fasha e Colles mbajne emrin e tij.
Thuhet se Abraham Colles ishte si modest edhe zemergjere. Kur ju ofrua titulli i bajronit ne 1839, ai e refuzoi. Ne funeralin e tij te mbajtur ne Dhjetor 1843, te gjithe studenteve te mjekesise ju dha dita e lire per te nderuar kujtimet e tij. 
Citime: 
S. Radstone. Beyond the name. BMJ 2003; 11: 276-277 
S. Radstone. Beyond the name. BMJ 2003; 11: 362-363