domenica 19 giugno 2011

MikroARN dhe Qelizat Staminale

Nje nder fushat me interesante ne kerkimet qe kryhen ne fushen e mjekesise eshte ajo e qelizave staminale (burimore). Duke qene se keto jane qeliza qe paraqesin ne vetvehte nje bote akoma per tu kuptuar, studimet qe kryhen jane te shumta.


Qelizat staminale, si ato natyralet edhe ato te induktuara (qe behen te tilla), jane qeliza te afta per tu riprodhuar me nje shpejtesi mjaft te madhe duke formuar qeliza te te njejtit tip. Ky eshte koncepti qe perkufizon nje qelize staminale. Here pas here, ndonjera nga keto qeliza fillon te diferencohet dhe futet ne nje proçes qe çon ne formimin e qelizave me specifike si ato te muskulit, kockave, kercit , nervore etj.

Pyetja qe lind ne kete pike eshte çfare ben qe keto qeliza staminale te ndalen se qenuri te tilla? Sigurisht qe aktivizohet nje program gjenetik specifik. Ketu shtrohet nje pyetje tjeter:  Cilet jane shkaktaret e ketij procesi dhe mekanizmat? Ne kete pike jane duke u bere zbulime te rendesishme te disa strukturave te vogla ARN (acidi ribonukleik), te quajtura mikroARN (miARN), qe nuk kodifikojne per proteina por rregullojne shprehjen e gjeneve dhe perkthimin e proteinave te tyre.

Qelizat staminale natyrale me interesante, ato pluripotente, jane qelizat staminale embrionale (ESC). Gjenden tek embrioni ne fillimet e tij, dhe jane ne gjendje te ndahen per shume kohe pa u diferencuar, por ne te njejten kohe, te formojne ne momentin e duhur, sipas stimujve te duhur, te gjithe indet dhe organet e nje organizmi. Qelizat staminale pluripotente te induktuara (iPSC) jane nje zbulim i koheve te fundit qe paraqesin nje pike te rendesishme kerkimesh ne te ardhmen. Kemi te bejme me qeliza te rritura, plotesisht te diferencuara qe induktohen te kthehen ne qeliza staminale pluripotente me ane te nje rruge eksperimentale te zhvilluar 4 vjet me pare. Kjo rruge bazohet ne futjen ne gjenomen e qelizave te siperpermendura te kater gjeneve "riprogramuese" qe ndryshojne programin gjenetik te qelizave dhe i rikthejne ne qeliza staminale.

Ne kete pike kemi proçesin e diferencimit te qelizave staminale embrionale  ESC dhe kalimin e qelizave te rritura ne qeliza staminale pluripotente te induktuara iPSC qe jane procese komplementare: ne te parin mund te shohim se si nje qelize staminale kthehet ne nje qelize te diferencuar dhe ne te dyten, proçesin e kundert. Keto dy proçese na japin mundesine te studjojme natyren e plote te ketyre qelizave staminale duke i pare te dalin dhe te futen ne ate gjendje. Ne kete menyre vihet re qe mikroARN te familjes let-7 jane themelore per daljen nga cikli i autoriprodhimit te qelizave staminale, ndersa mikroARN e familjes ESCC kane efektin e kundert: mbajne gjendjen e staminalitetit dhe favorizojne nje zhvillim te ri te tij.

Gjetja e ketyre njesive te vogla te ARN, mikroARN, 20-22 nukleotide ne total, ishte i menjehershem. Keto mikroARN transkriptohen nga gjene specifike, priten ne gjatesite e duhura dhe vendosen ne qelize per te kontrolluar prodhimin dhe perkthimin e ARN me te zakonshme qe njihet si ARN lajmetare (eng. messenger ARN), qe mbartin informacionet per te prodhuar proteinat e ndryshme. Ne pak kohe, keto ARN te vogla, kane zene vend te rendesishen ne te gjitha fushat e rregullimit qelizor, si ate normal edhe ate patologjik si per shembull ne kancere.

Ne nje qelize staminale, nuk ka rendesi nese eshte qelize gjitari ose nematodi, qe po behet gati te dale nga cikli dhe te filloje te diferencohet vihet re nje prodhim i madh i mikroARN let-7. Detyra e let-7 eshte te liroje qelizen nga shume faktore , ARN dhe proteina, qe favorizojne mbajtjen e qelizes ne gjendjen staminale. Ndermjet ketyre faktoreve ben pjese edhe familja ESCC, qe kane si detyre ndalimin e rritjes se mikroARN let-7. Nga perplasja e ketyre dy familjeve varet gjendja e qelizes qe mund te shtyhet drejt gjendjes se staminalitetit ose ne drejtim te kundert. Ky rezultat ka rendesi te madhe teorike dhe shpresojme qe shume shpejt te jape edhe mundesi aplikimesh praktike.

Pershtatur nga shkrimi "MicroRNA. Piccoli ma potenti" i Edoardo Boncinelli , Universita Vita-Salute, San Raffaele, Milano , publikuar ne revisten "Le Scienze"