sabato 4 giugno 2011

Ndarja e ADN-s ne Qeliza

Me sa duket materiali gjenetik nuk ndahet ne menyre te rastesishme tek qelizat bija.


Kerkuesit e Institutit Pasteur ne Paris, kane gjetur nje mekanizem se si qelizat staminale (burimore) te rritura arrijne te mbrojne acidin deoksiribonukleik (ADN) te tyre nga mutacionet. Keto rezultate jane publikuar ne Nature Cell Biology, dhe kane rendesi per rritjen e qelizave staminale ne laborator dhe ne kerkimet mbi kanceret.

Kur ndahet, nje qelize dyfishon ADN e vet dhe secila nga qelizat qe formohet merr nje kopje. Por me kalimin e kohes mutacionet qe ndodhin fillojne te mblidhen dhe mund te formohen edhe mutacione qe japin kancere. Me metoda te sofistikuara, kerkuesit kane gjetur qe qelizat staminale, ruajne gjithmone zinxhirin (filamentin) origjinal te ADN. Prova e pare e asaj qe cilesohej si teoria e ADN se pavdekshme, qe eshte hedhur si ide para pak vitesh.

Nje qelize staminale, kur ndahet, jep nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize te specializuar qe do kthehet ne nje qelize te caktuar te nje organi. Kjo gje ben qe qelizat staminale te ruajne numrin e tyre origjinal dhe te ruajne aftesine e tyre te rigjenerimit te indit per gjith jeten e organizmit. Sipas hipotezes se ADN-s se pavdekshme, qeliza qe do shnderrohet ne nje qelize organi merr kopjen qe nuk eshte perfekte, ndersa qeliza staminale ruajne kopjen origjinale.

Sipas Shahragim Tajbakhsh,qe ka drejtuar kerkimet, "teoria e ADN-s se pavdekshme ka kapur imagjinaten e shume kerkuesve, por ishte shume  e veshtire qe te vertetohej. Por duke ndjekur qelizat staminale te indit muskular te minjve si in vivo si in vitro, gjetem qe zinxhiret e ADN-s ne heliken e dyfishte nuk ishin njelloj dhe e vendosem kete gje ne lidhje me asimetrine e pergjithshme te aparatit ndares qelizor. Eshte nje gjetje shume interesante sepse duket se hedh poshte nje nga parimet baze te biologjise qelizore dhe gjenetikes, ate qe materiali gjenetik ndahet ne menyre te rastesishme! Me sa duket aparati qelizor dallon ate qe eshte e vjeter nga ajo qe eshte e re kur vjen nga ADN-ja, dhe ka mundesi qe ky dallim te jete i dobishem per tu mbrojtur nga mutacione dhe kancere. Eshte e mundur qe ky mekanizem te perdoret per te heshtur  shprehjen e gjeneve ne qelizat staminale.

Le scienze online Qershor 2006