domenica 19 giugno 2011

Nefropatia Diabetike

Patogjeneza e nefropatise diabetike eshte shumfaktoriale dhe sistemi renine-angjotensine-aldosteron duket se luan nje rol te rendesishem. Proteinuria (paraqitja e proteinave ne urine) e vazhdueshme eshte nje pike kyce e nefropatise diabetike, gjendje e karakterizuar nga nje rritje e vazhdueshme e presionit te gjakut dhe nje renie te shpejtesise se filtrimit glomerular dhe nje rritje e rrezikut per episode kardiovaskulare fatale ose jofatale. Grada e proteinurias ka lidhje me episodet renale dhe kardiovaskulare. Po ashtu, nje renie e proteinurias con ne nje ulje te shpejtesise se renies se filtrimit glomerular dhe perparimit drejt nje insuficience renale terminale. Ulja e proteinurias ka lidhje me permiresim te rezultateve kardiovaskulare ne pacientet me nefropati diabetike dhe hipertension arterial.

NEJM Qershor 2008