sabato 18 giugno 2011

Nje Vere per tu Harruar - Pjesa 1

Nuk kishte kaluar as nje jave e plote qekur isha kthyer ne Shqiperi dhe filluan problemet. Une si perhere nuk u vura rendesi, sepse kam frike nga semundjet dhe nuk dua te jem e semure. Me filloi  nje bllokim dhe mpirje totale e anes se djathte te trupit,qe prinderit ne fillim nuk e vune re, por kur shfaqa veshtiresi ne shkrimin e nje liste te shkurter ushqimesh per time me , u alarmuan dhe kerkuan te shkoja tek doktori, por une me mendjen time kokeforte e shtyva dhe per ca dite.


Ate dite ishim per piknik. Ishte e diel 15 gusht. Une nuk ecja dot me. I hoqa sandalet e mia fare dhe fillova te çaloja si mos me keq. Familja u tmerrua dhe te nesermen qe ne mengjes tek doktori i familjes. Ai nuk dinte çte me thoshte pervec keshilles qe duhej te takoja nje neurolog urgjentisht,edhe  per faktin se buza kishte filluar ta spostohej majtas dhe e folura ime ishte perkeqesuar jashte mase,aq sa ime me dhe miq te mi me thoshin me kete ze nuk me njhnin me,por une nuk kuptoja gje. U nisa direkt per Tirane, tek nje neurolog, i cili pasi me vizitoi me tha qe  duhej te beja nje rezonance magnetike sa me shpejt. Po ate pasdite bera rezonancen, por pa kontrast nuk dukej asgje. Kur u be gjilpera e kontrastit,mjeket dyshuan per nje rast Multiple Sclerose.

Tre dite rresht bera infusione kortizoni,duhej te me ndihmonte. Une nuk ndihesha me mire,por gjithmone thoja "Jam me mire". Do nisesha per pushime me familjen drejt Sarandes,por pesova nje gjendje te rende helmimi, me te vjella dhe dhimbje te tmerrshme koke. U shty nisja. Madje prinderit donin ta anullonin nisjen fare. Pas shume serumeve sikur e mora disi veten.

Rruga deri ne Sarande me dobesoi fare. Ne disa foto qe im ate me ka bere kur hyme ne hotel, dukem skandaloze. Aq keq sa edhe syte me jane enjtur.
Kaluan disa dite te mrekullueshme aty megjithe veshtiresite e mia per te ecur, me acarimet dhe bertitjet qe me ka ikur goja shume shtrembet dhe askush se ve re...

Diten e katert ne mengjes, filloi nje aritmi e fuqishme sa me hidhej i gjithe kraharori perpjete dhe  nje marrje fryme e tmerrshme. Prinderit me mbulonin se kisha ftohte dhe djersisja ne menyre te tmerrshme. Nuk e mbaj mend se sa here me nderruan. Pas shume perpjekjeve,me mori ambulanca per ne urgjence...

Doktoret dyshuan per nje emboli te mushkrive, dhe duhej te transferohesha ne Janine, ose Tirane. Mbasi me mbajten disa ore ne reanimacion, me nisen me helikopter per ne Tirane. Kur mberrita ne Tirane, me futen ne reanimacion dhe pasi me vune ne narkoze,nuk me kujtohet me gje. Kur u zgjova, kishte kaluar ajo dite...ishte e nesermja...dhe prinderit ishin aq te lumtur qe ia dola(mjeket u kishin thene ka shpetuar per 20 minuta,aq rende i kishte mushkerite). As vete se di si kaluan ato dite ne reanimacion, mes ilaçeve, rezonances(qe tregoi qe kisha prape demtim), mes loteve te njerezve, mes dyshimeve sesi une...sesi kisha perfunduar une ne ate krevat spitali,qe kurre ne jete nuk kishte bere nje gjilpere. Kane hyre shume njerez. Shume u çuditen me fjalet e mia,qe edhe pse ne gjendje te keqe, nuk lija rast pa i grricur si perhere. Sa here me pyesnin si isha, nuk pertoja te thoja "Shkelqyer, do ngrihem qe ketu, do ngrihem shume shpejt" edhe pse nuk levizja dot asnje pjese te  trupit...

Me transferuan pastaj tek spitali neurologjik, me dhane nje dhome me vete dhe me harruan qe isha aty. Per 4 dite nuk kam pare doktor me sy, vetem disa infermiere, qe nuk dinin sesi behej serumi, qe mezi te gjenin venat, qe mi nxine krahet gjithandej, qe nuk dinin te vinin nje sonde ne stomak dhe me nje urdher idiote per te me dhene te haja, nderkohe qe une nuk haja dot...

Gjendja vinte e perkeqsohej çdo dite e me shume. Fale dajes sime (qe i detyrohem jeten per here te dyte) arriten te me sillnin ne Gjermani me nje avion te Kryqit te Kuq. E gjithe kjo sepse mjeket e dashur shqiptare, u dhane sihariqin prinderve te mi, qe me kete gjendje nuk e shtyne fundjaven. U be gjithcka brenda dites, u pagua nje shume e konsiderueshme nga te afermit e mi qe te mund te mjekohesha siç duhej. Diten e fundit ne Tirane, doja te me hiqnin sonden e stomakut, por me kishte marre edhe gojen, dhe nuk flisja dot me. Mes acarimeve dhe bertitjeve te shumta ma hoqen dhe nuk e di perse, pata shume sekrecione nga goja qe me shkaktonin here pas here mbytje. Nuk do ta harroj kurre,ndarjen me familjen time ne Rinas; Une ne barrele dhe nuk mundja tu thoja gje vetem qaja dhe ata qe me mbanin me force dhe me thoshin qe se shpejti do ishim te katert bashke, pa halle, pa probleme, vetem ne. Me thonin se gjithcka do shkonte mire...

Ishte e enjte 10 shtator...dita kur u nisa me avion sanitar per ne spitalin e qytetit ku jetoj...

Shkrim nga E.K