sabato 18 giugno 2011

Nje Vere per tu Harruar - Pjesa 2

Mos harro te buzeqeshesh...KURRE

Avioni sanitar me nje doktor dhe dy infermiere ne bord,me barrelen time,dhe xhaxhane qe me shoqeronte. Nuk e ulen ne qytetin ku jetoj une, por nje qytet te afert. Atje na priste nje autoambulance qe do te na çonte ne kliniken neurologjike. Mberritem ne Klinike rreth ores 2 te nates duke u gdhire e premte. Duke pare epikrizen time dhe gjendjen qe mberrita ne klinike, ata menduan qe te me shtronin qe ate mbremje ne repart. Ate nate e kalova ne reanimacionin e kardiologjise, sepse kisha probleme me tensionin dhe aritmine. Te nesermen, pasi me bene nje rezonance dhe disa kontrolle te tjera me transferuan ne reanimacionin e neurologjise. Diagnoza dyshohej ende per multiple sclerose. Pas perseritjes se terapise me kortizon dhe pas asnje rezultati te sjelle nga kjo terapi, u vendos te behej plazmafereza, largim i antitrupave nga gjaku dhe pastrim i tij njekohesisht. U bene 5 seanca dhe doktoret deklaruan qe pas ketyre seancavevune re nje reagim ne permiresimin tim. Me perpara gjendja ishte e keqe por e qendrueshme.


Nderkohe (une nuk dija gje, i mora vesh me vone keto) doktoret u kishin thene familjareve te mi  qe do ngelet perjete ne nje karrige me rrota, se nuk ka asnje shprese te ngrihet ne kembe, ndaj ata duhet te merrnin masa,te me gjenin strehim ne ndonje azil per njerez me aftesi te kufizuara,qe ata te kujdeseshin profesionalisht per mua. Nje vajze 23 vjecare e denuar perjetesisht ne nje karrige me rrota.Une ne nje karrige me rrota perjetesisht...

Vendosen te me benin nje terapi te re me nje serum te ri,qe behet cdo 4 jave, qe ne fakt ka veprim te gjate kohor, tip profilaksi dhe vendosen qe te me nisnin ne nje qender rehabilitimi ku do beja gjithe kohes fizioterapi. Te gjithe kryqezonin gishtat qe kjo vajze mos te jete e denuar kaq rende...perjete ne nje karrige me rrota...

Nuk kam qene kurre tip sportive,madje nuk kam bere kurre sport ne jeten time,por sporti u be qellim i jetes sime. Sporti ndante jeten nga vdekja (qe do te ishte karrigia me rrota per mua). Nuk do i harroj ditet e spitalit,kur me eshte plotesuar cdo teke e imja,jo vetem nga infermieret po dhe njerezit e mi te dashur. Nuk kam kenduar kurre ne jeten time, perveçse kur isha ne spital. Cirresha si e cmendur, me vargjet e kenges qe nuk mundesha ti shqiptoja dot. Me dilte tek tuk nje Syriiiiiiiiiiiiiiiiiii Zi...(Hana Band i kam degjuar shpesh ate kohe)...

Nuk me ka interesuar kurre sesa eshte ora, perveçse kur isha ne spital. Atje numeroja minutat duke pritur oren e vizites. Nuk do harroj kurre sesi xhaxhai im me bente te qeshja me histori te shkolles se tij, dhe qe qeshte kur une si thoja dot mi puth çik prinderit dhe vellane, po beja zhurmen muaq muaq. Nuk do e harroj kurre diten qe hyne ne deren e dhomes se reanimacionit daja dhe nusja e tij, prinderit e mij te dyte,te skandalizuar kur me pane ashtu...dhe daja i heshtur..ai i heshtur qe nuk kishte heshtur kurre ne jeten e tij. Ne ate moment i munguan fjalet.Nuk do e harroj diten kur fola me prinderit e mi pas 10 diteve qe kalova ne reanimacion, nuk do e harroj diten kur ime me hapi deren e dhomes sime ne spital pas 4 javesh qe isha aty (me ne fund i dhane vize). Nuk do ta harroj komshijen time te dhomes, qe edhe pse nuk fliste fare gjermanisht, sillej aq e dashur me mua. Nuk do ti harroj kurre infermieret qe u kujdesen per mua ne menyre te mrekullueshme. Ashtu siç nuk do harroj diten kur doktori me shpjegoi qe ilaçi qe marre mund te me shkaktoje vdekjen, duke harruar te me thoshte gjithe te mirat qe ka, nuk harroi te me thoshte efektin me te keq anesor qe kishte,vdekjen (edhe pse vazhdoj ta marre ende,jetoj me friken,qe ndoshta …)...

Ndodhen shume gjera ne ato 4 jave qe isha ne spital, por i gezohesha vajtjes ne qendren e rehabilitimit me shpresen se do behesha prape mire, se do rikthehesha une serish siç kam qene. Atje gjeja e pare qe me tha nje infermier ishte te mos i vija qellime te medha vetes, se do zhgenjehesha ne qofte se nuk i realizoja. Keto fjale mi tha, kur iu pergjigja pyetjes se tij se perse kisha ardhur aty se doja te ngrihesha ne kembe,te ecja serish. Askush nuk e besonte qe une do ecja serish...

Pas 3 ditesh me sollen karrocen me rrota dhe une duhej te ulesha atje. Une ne karroce me rrota...fundi i botes. Nje Zot e di sesa lot kam derdhur, nje Zot e di sesa mundim iu eshte dashur te me bindnin te ulesha atje dhe une qe sdoja se kisha frike mos ishte pergjithmone.

Kam ndenjur e izoluar ne nje dhome per gati dy jave per shkak te nje bakteri qe kisha marre nga transferimi nga spitali ne qendren e rehabilitimit. Diten qe me nxorren qe atje, me çuan ne nje dhome me nje paciente shume shume here me te madhe se une. Mund te ishte pa shaka stergjyshja ime. Atje kishin nje salle ngrenieje dhe me cuan te haja dreke. Ka qene pa shaka dita me e keqe e jetes sime. Duke  veshtruar majtas djathtas shihja shume pleq. Asnje person te moshes time ose afersisht te moshes time.Te gjithe mbi 70 vjec. Une qe nuk haja dot nga te qarat. Lashe gjithcka ne gjysem, duke e shtyre vete karrocen shkova ne dhome dhe mes te qarave kerkoja doktoreshen te me nderronte dhome, stacion. Te donte te bente se une po çmendesha aty. Ajo me premtoi qe nese do kisha permiresim do me çonin te henen ne nje stacion tjeter. Ishte e enjte kur ma tha. Kam bere fizioterapi dhe ushtrime si e cmendur.Doja  te dukesha qe po permiresohem qe te me nisnin atje. Nuk doja me te rrija aty me ate gjyshen e lajthitur,qe klithte ne pike te mengjesit "thirr infermieret se me harruan" dhe ato te shkretat vinin pak me vone, qe une si e re te kisha mundesi te qetesohesha pak me shume. Po ku degjonte plaka. Asaj iu be vone te dilte me plakat e tjera...

Diten e dyte te qendrimit ne ate dhome,vendosa te njoftoja shoqet e mia,per gjendjen ne te cilen isha. Kishte dy dite qe kishte filluar semestri tjeter i shkolles, nderkohe qe une isha ne nje karroce me rrota si mos me keq , kur kisha aq shume plane per ate semester. Kur u semura,e fika celularin fare dhe me vone nuk munda ta hapja me,se nuk levizja dot duart edhe syte me tregonin figura dyshe. Ate dite kisha pushimin e drekes,dhe vendosa tu beja te ditur, qe nuk i kam harruar por gjendesha ne spital ne nje karroce me rrota. Pasi mbarova mesazhet me miket e mia me te mira,fillojne mesazhet e kthimit prej tyre "ku je"
"ça ndodhi", "lejohet te te bejme telefon atyapo vizite". Me moren shpejt e shpejt adresen ku gjendesha dhe te nesermen pa me thene kishin ardhur ne klinike. Une kisha dale shetitje me dajen dhe nenen time. Ne fakt ata me kishin nxjerre shetitje duke shtyre karrocen time. Kur i afrohemi klinikes nje infermier del dhe me therret: "Zonjushe, e dini qe keni vizita?" Mua sme shkon mendja asgjekundi,sepse ata qe me viziton perdite, i kisha aty...

Shkoj ne dhomen time dhe para deres se dhomes dalloj profilin e nje mikes sime te mire,dhe i therras ne emer. Kishin ardhur te dyja dhe J. dhe D. Me hidhen ne qafe sme lene vend pa puthur. Megjithse e dalloj ne syte e tyre qe nuk prisnin te me shihnin ne kete gjendje edhe pse i kisha paralajmeruar se si do te me gjenin dhe iu kisha kerkuar te mos trembeshin. Ne ato momente me merr nje mikeshe tjeter ne telefon duke qare dhe ngaqe  nuk fliste dot me me kaloi te emen e cila me premtoi qe do vinin sa me shpejt tek une.Shoqet me sollen nje arush te madh,i cili dhe sot nuk ndahet nga krevati im. Eshte bashkeshoqeruesi, shoku im i momenteve te veshtira. Per fat te mire gjithcka shkoi mire,dhe me transferuan ne nje dhome tjeter, vetem, ne nje stacion tjeter ku te pakten kishte mosha te ndryshme. Megjithate une isha prape me e vogla, ndoshta prandaj isha dhe me e perkedhelura e grupit. Askush nuk ma prishte perkundrazi  te gjithe perpiqeshin qe te qeshja gjithe kohes,dhe te mos humbja shpresen asnjehere. Te gjithe gezoheshin me arritjet e mia, te gjithe me uronin fat tia dilja mbane. Shumica e stafit te infermiereve kishte pak a shume moshen time dhe te gjithe me trajtonin si nje mikeshe jo si paciente. Te gjithe qe kishin sherbim naten, nuk harronin te vinin tek une ne dhome, te benin nje dore muhabet dhe te shihnin Tv me mua (qe meqe ra fjala Tv se shoh dot me me sy,se aq shume kam pare ne ate kohe sa tani e urrej...).

Ime me dhe daja me vizitonin çdo dite, edhe pse isha 40 km larg shtepise se tyre. Cdo dite daja me ndihmonte te levizja te beja ndonje ushtrim qe te me rikthehej ndjeshmeria ne duar dhe kembe. Ne  njeren nga keto dite, me vizitoi dhe njera nga shoqet e ngushta se bashku me te emen. Ajo nuk pushoi se qari dhe thoshte "pse u denove ti qe ske bere kurre  keq". Fundja ndoshta duhet bere keq ne kete jete qe mos te bejne te vuash. Diten kalonin edhe une ndjeja çdo dite qe permiresohej dicka tek une. Mund te perdorja duart serisht, mund te flisja pothuajse pa pengesa fare. Kisha filluar te qeshja serish. Kisha filluar te ndjeja (pavarsisht se çfare mendonin te tere) se une do ia dilja mbane.

Ka qene pasdite,kur me vizituan ime me edhe daja. Ai me thote:
"E ndjen veten te forte?"
"Shume", i pergjigjem.
" Hajde te mbaj une me dore dhe ngrihu"
I shtrengoj duart dhe ngrihem. O Zot, po qendroja, po ndjeja serish kembet e mia, peshen  e trupit mbi kembet e mija. U ngrita. Qaja nga lumturia. Daja me çoi para nje pasqyre qe kisha ne dhome dhe me tha "E shikon çbere? Shikoje veten tha dhe mos harro qe je e zonja tia dalesh mbane. Ti ke shume forca, dhe nje qellim te madh. Lufto" . Dhe une i shtrengova dhembet,adhuroja tu tregoja fizioterapisteve se une mund te levizja,  adhuroja tu tregoja  te tereve "shiko tani ngre edhe goten vete,shiko tani mund edhe te lahem  vete". Gjithcka po merrte  nje ngritje pozitive. Cdo dite u vune ndryshime pozitive tek une, cdo  dite, e ndjeva se po rikthehesha  une, Erjola e para shume muajve qe vetem deshiren per jete nuk e humbi kurre.

Duke pare qe une mund te qendroja ne kembe, fizioterapista vendosi te me jepte nje pajisje tjeter qe te me ndihmonte te rrija ne kembe,dhe te braktisja karrocen. Te perdorja me shume kembet e mija. Une qendroja, ecja, rilinda serish. Kisha filluar te kisha serish gezim per te jetuar. Si çdo vajze e re, kisha rifilluar te kisha kenaqesi ne mbajtjen e vetes. O Zot, mund te beja serish tualet, mund te lyeja thonjte, mund te beja prape shaka. Te gjithe qeshnin me menyren sesi kombinoja veshjen me tualetin edhe me ngjyren e syve.Te gjithe qeshnin kur ngjyrat perputheshin me njera tjetren. Te gjithe gezoheshin qe kisha rigjetur shpresen se po rikthehesha une. Me kujtohet hera e pare qe do me conin ne pishine. Gezimi im nuk kish te sosur sepse e dija qe noti do ndihmonte te ngrihesha me shpejt. Kostumi im i banjes ishte i zi me jeshile,shkonte me rrobedishanin ngjyre jeshile qe me kish blere ime me por jo me shapkat roze...hmmm...
Une gjej nje qeske roze dhe fus peshqirin edhe disa mjete qe me duheshin. Kombinova kepucet me ''çanten''...kur me kujtohet me vjen te qesh po ishte nje nga shenjat qe mua po me pelqente te isha e para. Nuk e imagjinoni dot reagimin e fizioterapistes sime kur pa kombinim tim. Te qeshurat e saja nuk mbaronin. Nuk la kolege pa thirrur te shikonin ate te çmenduren qe dhe per te shkuar ne pishine, kombinon veshjet. Nuk e vrisja mendjen fare. Une po jetoja serish...

Komplimenti me i bukur qe kam marre ato dite ishte nga fizioterapistja ime kur me tha qe do ishte e lumtur te studionte me mua, qe do ishte e lumtur te ishte mikja ime, se nuk kish njohur njeri me kokeforte dhe pozitiv se une. Jam ndjere e nderuar kur me quajti te forte. Une isha kapur pas nje endrre, pas nje qellimi dhe nuk shihja as majtas as djathtas. Une doja tia dilja mbane. Nuk mbaj mend sa terapi kam bere. Beja gjithcka qe  nga per te ecur, folur, levizur duart, provuar ndjeshmerine, deri per tu veshur, per te ngrene. Kane qene nga me te çuditshmet, por une nuk lija gje pa bere ne fund te fundit. Kisha nje qellim para syve: une do sherohesha...

Nuk e harroj diten kur me tha doktori se nese gjithcka vazhdon keshtu mund te dilja per dy jave. Do dilja per dy jave!!! Erdha me karroce aty dhe do dilja me kembet e mia! Une po ecja! Gjeja me e bukur qe mund te me ndodhte. Ime ate dhe im vella qe sme kishin pare gati po fluturonin kur u thashe qe nese vazhdon keshtu une do vij ne Shqiperi per Vit te ri.

Ditet e fundit aty,kane qene te mrekullueshme. Nuk mendoja dot per asgje tjeter pervecse kthimit ne Shqiperi, me kembet e mija kesaj here, jo me barrele. Ime me, edhe ajo, mezi e priste kthimin. Mblodha gjerat e mia qe ne darke dhe te nesermen ne oren 4 erdhi daja me nusen te me marri. Ankthi im me i madh mbaroi. Sikur hodha nje gur pas per tu mos rikthyer me aty, te pakten jo per semundje.

Data 10 dhjetor 2009, dite e enjte. Mbaroi ankthi dhe jeta ime do rifillonte nga zero.Kam filluar shpesh nga e para por kurre nuk kisha shkuar kaq ne fund. Po ashtu, kurre nuk kam dashur te rifilloj kaq shume sa kesaj here. Te premten kisha takim me mjekun e shtepise dhe neurologen personale te cilet mbeten te habitur une isha ne kembe, qe une ecja pa u mbajtur tek asnje , pa ndihmen e ndonje pajisjeje. Me keshilluan te mos shkoja ne Shqiperi nga frika e ndonje krize tjeter por kush ja vinte veshin. Une kam bere perhere me mendjen time, kurre nuk kam pasur frike nga asgje dhe kesaj here nuk kisha frike nese me ndodhte dicka. Ime ate dhe im vella me prisnin. Ata jetonin çdo dite me idene qe une isha ne ate barrele te tmerrshme. Ata jetonin me merakun se si isha. Nuk mund tia lejoja vetes qe ata te ndiheshin keq. Ime me fluturonte nga gezimi qe nuk po kthehej vetem por une po kthehesha me ate. Ne po ktheheshim te dyja. E kush e mendonte qe une do kthehesha me kembet e mia. Ka qene udhetimi me i bukur per mua, me mamin ne krahe edhe me deshiren e madhe per te harruar gjithcka.
Ne  Rinas me priste im ate dhe im vella, po ashtu dhe xhaxhai qe me shoqeroi ne Gjermani. Ata ngelen te tre pa fjale,vetem me shihnim te tre dhe me puthnin.Nuk e harroj kur me perqafuan te katert, mami, babi, vellaçkua dhe xhaxhi. O Zot , une isha prape me ata, ja dola mbane, per inat te doktoreve dhe atyre qe me prene shpresat. Une jetoja dhe isha me familjen time. Ku ka me bukur se kjo.

Ato dite erdhen shume njerez,shumica me kishin pare ne spital dhe me tregonin budalleqet qe u thoja ne ate gjendje por humorin se kisha humbur. Sesi ngacmoja hallen e mamit (qe e dua jashte mase shume) sesa i shkonte kostumi, nga e kish gjetur dhe si e mbante veten si cupe e re. Une hiqesha sikur sdija gje nga gjithe keto. E kuptova sa shume njerez me donin dhe sesa shume te tjere ishin lutur per mua qe duhej tia
dilja mbane.Viti i Ri nuk ka qene kurre me i bukur. Viti i pare ku vertete kishim dicka per te  festuar. Kam qeshur shume, kam kercyer(si kurre ndonjehere me pare), kam shijuar cdo  moment te asaj nate. Nderrimi i viteve per mua dhe familjen time pati vetem nje deshire. Ja lenshim ditet e veshtira vitit qe iku dhe mos paçim me lot nder sy, mos paçim me vuajtjte te tilla. Ketej e tutje paçim njerez vetem per gezime dhe si gjithmone nuk harruan te me thone "Luaj moj cupe fejese tani. "Me kete mendje qe kam une" u thashe, "fejesa ska vend fare ne planet e mia". I premtova vetes qe sdo e lija me veten pas dore. I kam premtuar vetes qe sdo kem me kurre frike  nga asgje, qe do jem perhere e forte, qe sdo derdh lot per gjera qe sia vlejne, qe nuk do harroj kurre te buzeqesh kurre. I kam premtuar vetes qe do e dashuroj jeten me gjithe forcen e shpirtit tim dhe qe do i ngul thonjte qe te mos shkulem lehte prej saj.

Ishin muaj te veshtire qe me bene me te forte dhe te mos kem frike nga asgje dhe asnje, qe me binden qe jam e forte, çfaredo qe te ndodhi, qe me treguan sesa shume njerez me duan dhe per te cilet jam e rendesishme, me treguan qe jeta eshte eshte e shkurter dhe duhej jetuar dhe shijuar çdo sekonde e saj. Me treguan qe motoja ime "Mos harro te buzeqeshesh", me ndihmoi shume gjate ketyre muajve.

Ka dy jave qe ka filluar shkolla serish. Une e ulur ne auditore, ne morine e studenteve, ne gumezhitjet gjate pushimeve dhe mendoj, "Hejjjjjjjjjjjjj jam dhe une ketu" .
Diagnoza e semundjes ka ngelur e hapur por une nuk e vras mendjen ca mund te jete, nuk me intereson. Une dua te jetoj! Mos harro te buzeqeshesh! Une nuk e harrova kurre dhe nuk do e harroj kurre...


Shkrim nga E.K