domenica 19 giugno 2011

Osteomieliti Vertebral

Mikroorganizmi qe eshte me teper pergjegjes per osteomielitin vertebral piogjenik eshte Staphylococcus aureus dhe pas tij E.Coli.

Nje rritje e proteines C reaktive (PCR) eshte mjaft i ndjeshem (eng. sensitive) per diagnozen e osteomielitit, raportuar ne 100% te rasteve. PCR eshte nje shenues (eng. marker) i infeksionit, te pakten ne infeksionet e plageve spinale pas operacioni. Nje rritje e  numrit te qelizave te bardha ose nje numer i madh i neutrofileve (mbi 80%) nuk jane te ndjeshem per diagnozen e osteomielitit. Ne nje analize sistematike te studimeve per osteomielitin vertebral, ne 58% te rasteve (shkon nga 30 deri ne 78% neper studime ) eshte raportuar nje analize gjaku pozitive per mikroorganizma.


Nese dyshohet per nje osteomielit vertebral nga procedurat e imazherise dhe analiza bakteriologjike e gjakut nuk tregon gje, zakonisht kerkohet biopsia. Biopsia duhet te kryhet pamvaresisht nese bakteriologjia e gjakut eshte apo jo negative nese dyshohet per nje osteomielit nga shume mikrobe ( per shembull sepsi intraabdominal).  Nese nje pacient ka nje abces paravertebral, epidural ose te psoas-it, nje pastrim i drejtuar nga tomografia e kompjuterizuar (TK) mund te beje te panevojshme biopsine e kockes. Analiza bakteriologjike e materialit, i marre apo jo me ndihmen e TK, jep rezultate me te larta se sa analiza bakteriologjike e gjakut (77%, vlerat shkojne nga 47 deri ne 100% neper studime). Material kockor duhet te analizohet nga pikpamja mikrobiologjike per bakterie aerobike dhe anaerobike si dhe per kerpudha (eng. fungi). Po ashtu edhe analiza histopatologjike mund te ndihmoje, duke qene se prania e leukociteve ne materialin e analizuar mund te dalloje nje infeksion nga nje kontaminim i materialit.

NEJM Clinical Pearls Mars 2010