sabato 18 giugno 2011

Pagjumesia

HYRJE
Pagjumesia (probleme me fjetjen ose me te qendruarin ne gjume) eshte nje problem i perhapur. Mund te shkaktoje lodhje gjate dites dhe gjume ose veshtiresi ne perqendrim ne shkolle ose ne pune. Mund te godase çdo moshe. Mund te jete gjendje e kalueshme (koheshkurter) si pasoje e nje situate specifike si stresi ose udhetimi, ose mund te jete kronike (kohegjate) qe mund te zgjase me muaj.


SHKAQET
- Stresi i vazhdueshem
- Probleme me partnerin
- Perdorimi i stimuluesve si kafeina, kokaina dhe disa ilaçe dietash
- Perdorimi i alkolit
- Turnet e punes te ndryshueshme
- Jete jo aktive
- Faktore ambientale si zhurma ose drita
- Depresioni dhe ankthi
- Probleme mjekesore si apneat e gjumit (te çohesh shpesh gjate nates, gerrhitjet dhe momente te shkurtra mungese frymemarrjeje)
- Sindroma e kembeve te levizshme (eng. Restless legs syndrome) (ndjeje bezdisjeje tek kembet gjate nates qe qetesohet me ecjen, ferkimin ose levizje te tjera qe nuk te lene te flesh)

CFARE DUHET BERE
- Duhet te mbahet nje orar gjumi i rregullt.
- Te perdoret dhoma e gjumit kryesisht per gjume.
- Beni ushtrime rregullisht dhe mbarojini te pakten 3-4 ore para se te flini.
- Shmangni kafeinen te pakten 6 ore para se te flini.
- Shmangni ushqime me sasi te medha pak para gjumit.
- Nese flini gjate dites, mundohuni ta beni ne te njejten kohe çdo dite dhe limitoni gjumin tek 1 ore.

TRAJTIMI I PAGJUMESISE
Nese pagjumesia vazhdon, atehere konsultoni mjekun tuaj. Ne baze te shkakut te pagjumesise ai do tu pershkruaje disa lloj trajtimesh qe mund te jene qe nga keshilla per nje vizite psikiatrike deri tek terapia me ilaçe.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi pagjumesine.]