sabato 4 giugno 2011

Pertej Kufinjve te Normalitetit...

Pacientja me iniciale V.M , 30 vjeçe, beqare, jeton me prinderit dhe punon si sekretare. Eshte hera e pare qe ajo paraqitet tek nje psikiater. Ne fillim te takimit qendronte e heshtur sikur kishte turp te fliste kur pas nje momenti tha "Doktor, me duket se po çmendem".


V.M pershkruhet si nje person qe i pelqen shume pastertija por 2 vitet e fundit kjo gje ka filluar te marre dimensione shqetesuese. E gjithe dita kalon nen friken se mund te behet pis me peshtymen ose djersen e dikujt tjeter. Edhe pse vete personi e kupton qe kjo gje eshte e ekzagjeruar dhe absurde, nuk arrin ta heqe dot nga mendja si ide. Kur eshte jasht shtepie, tenton ne çdo menyre te evitoje kontaktet me objekte, mbi te cilet mund te kete papasterti,  si per shembull, butonat e ashensorit i shtyp me brryl ose kur duhet te preke dorezen e nje dere, e ben duke perdorur ndonje leter. Nuk i jep doren askujt. Kur mendon se eshte bere pis, duhet te gjeje patjeter nje vend ku te pastrohet dhe kjo gje e vendos ne siklet para kolegeve te punes. Nese nuk ka mundesi te pastrohet, kjo gje e ben te ndihet si e paralizuar dhe shqetesimi e pushton.

Kur kthehet ne shtepi, fillon nje seri ritualesh te komplikuara:
Heq rrobat qe ka veshur (qe mendon se jane bere pis) dhe drejtohet direkt per ne banjo ku fillon nje larje komplekse:

"Si fillim filloj te laj duart, per te hequr pisllikun qe kam sjelle ne shtepi. Pastaj laj me kujdes rubinetat e lavamanit qe jane bere pis sepse i preka para se te laja duart qe i kisha te pista. Pastaj laj serish duart dhe mbyll rubinetin duke perdorur nje leter higjenike. Keshtu mund te hyj ne dush duke bere kujdes qe te mos prek asnje vend me duart qe tani jane e vetmja pjese e paster e trupit"

Larja ne dush kryhet me nje rregull te sakte:
Ferkohet me sapun duke filluar nga mesi i trupit duke u shperndare drejt gjymtyreve. Sfungjeri nuk duhet te preke kurre pas ku ka kaluar nje here perndryshe behet pis ajo pjese qe sapo pastroi. Si larja me sapun edhe shpelarja e trupit kryhet disa here rresht. Kohet e fundit gjendja eshte perkeqesuar edhe me teper sepse gjate larjes V. duhet te permende me ze te larte "e paster, e paster, e paster". Po ashtu edhe tharja e trupit duhet te kryhet me kujdesin me te madh. Marrja e peshqirit duhet te behet nga ana qe nuk ka prekur mbajtesen e peshqirit duke bere kujdes qe te mos preke mbajtesen, por edhe dorezen e dushit (qe tani eshte bere pis) perveçse me ndonje leter higjenike qe e ka pergatit posaçerisht per kete gje. Nese ne ndonje pike, ky ritual nderpritet (bie sapuni, prek me muret e dushit ose dorezen, prinderit e pyesin nese ka mbaruar dhe ajo harron se ku e ka lene ritualin...), eshte e detyruar te filloje gjithcka nga fillimi. Nese per te bere dush, perpara ketyre shqetesimeve i mjaftonin 15 min, tani harxhon mbi 90 min (ka raste i kalon 2 oret).

Tek dhoma ku jeton nuk mund te futet askush. Edhe ajo vete nuk futet ne dhome deri sa te jete e sigurte qe eshte pastruar plotesisht. Edhe kur shtrihet ne darke, duhet te jete e sigurte qe eshte pastruar komplet para se te shtrihet.

Keto probleme i filluan rreth 2 vite me pare dhe me kohen u perkeqesuan. Shqetesimi per papastertine, ne momentet fillestare ishte i kontrollueshem por pak nga pak doli jasht kontrolli. Ritualet e pastrimit sa vinin beheshin me komplekse dhe te shpeshte dhe ju desh te linte punen. Filloi te mos frekuentonte me shoket dhe shoqet. Prej 2 muajsh filloi te ndihej e trishtuar, qan shpesh, ndihet e lodhur dhe nuk ka fuqi te beje asgje. Filloi te haje me pak dhe ka humbur peshe ne sasi te konsiderueshme.

Diagnoza: Shqetesime obsesive-kompulsive ne formen e vet me klasike...