sabato 4 giugno 2011

Sepsi dhe Proteina C aktive

Sepsi eshte nje fenomen kompleks qe akoma nuk kuptohet mire. Patogjenet infektive kane disa perberes strukturor te veçante te quajtur forma molekulare te lidhura me patogjenin. Keto molekula lidhen me receptoret e qelizave shenjester (eng. host cells), ose receptore njohes te formave, duke perfshire edhe receptoret e ngjashem me ato toll (eng. toll-like receptors) te siperfaqes qelizore dhe disa forma receptoresh citoplazmatik.
Lidhja me receptorin çon ne aktivizimin e rrugeve te sinjaleve intraqelizore dhe çojne ne nje numer efektesh te ndryshme si rritja e transkriptimit te citokinave inflamatore, rritje e shprehjes se molekulave ngjitese (eng. adhesion-molecule), stimulimi i pergjigjeve imunitare te ndermjetsuara nga qelizat dhe ato humorale dhe aktivizimi i qelizave endoteliale te eneve te gjakut. Citokinat inflamatore aktivizojne rrugen e mpiksjes dhe bllokojne fibrinolizen. Po ashtu, perberesit e sistemeve te mpiksjes dhe fibrinolizes kane efekte proinflamatore. Mpiksja intravazale e shperndare (eng. Disseminated intravascular coagulation , ita. coagulazione intravascolare disseminata) , nje nder komplikimet me te renda te sepsit, eshte nje manifestim i problemeve te mpiksjes.

Proteina C eshte nje proteaze serine e plazmes, e tretshme, e varur nga vitamina K , qe luan nje rol qendror ne antimpiksjen e brendshme. Forma e aktivizuar gjenerohet kur trombina, lidhur me kofaktorin trombomoduline, ndervepron dhe ndan proteinen C zimogjene. Proteina C e aktivizuar eshte nje antimpikes i fuqishem dhe nje enzime profibrinolitike e afte te çaktivizoje faktoret e mpiksjes Va dhe VIIIa dhe bllokuesin e aktivizimit te plazminogjenit. Citokinat proinflamatore si TNF (eng. Tumor Necrosis Factor) çojne ne nje ulje te aktivitetit te trombomodulines dhe ulin formimin e proteines C aktive. Nivele te ulta te proteines C ne pacientet me sepsi eshte lidhur me nje rritje te rrezikut te vdekjes. Keto vezhgime çuan ne hipotezen qe dhenia e proteines C aktive mund te kete dobi ne pacientet me sepsi.

NEJM Dhjetor 2009