domenica 19 giugno 2011

Çirroza dhe Insuficienca Renale

Fiziopatologjia e Insuficiences Renale ne Çirroze
Insuficienca renale ne pacientet me shirroze vjen kryesisht nga probleme me qarkullimin; Kryesisht nje ulje e rezistencen vaskulare sistemike (eng. systemic vascular resistance) si pasoje e nje vazozgjerimi arterial ne qarkullimin splanknik, i shkaktuar nga hipertensioni portal


Shkaku kryesor i ketij vazozgjerimi eshte rritja e prodhimit ose aktivitetit te disa faktoreve vazozgjerues (kryesisht NO, CO dhe kanabinoidet endogjene) kryesisht ne qarkullimin splanknik. Ne fazat e hershme te çirrozes, kur hipertensioni portal eshte i grades se moderuar, rritja e hedhjes kardiake (eng. cardiac output ) kompenson nje ulje modeste te rezistencen vaskulare sistemike. Ne çirrozen e perparuar, rritje te herdhjes kardiake nuk mund te kompensojne kete gje dhe presioni atrial mbahet nga aktivizimi i sistemeve vazotkurres ku perfshihen sistemi renin-angjotensin, sistemi nervor simpatik dhe ne fazat e fundit rritja e prodhimit te vazopresines (hormon antidiuretik).


Keto mekanizma kompensues kane efekte te rendesishme mbi funksionimin e veshkes, kryesisht per mbajtjen e natriumit dhe lengjeve pa elektrolite dhe mund te çojne ne ascit (eng. ascites) dhe edeme dhe insuficience renale duke shkaktuar vazotkurrje intrarenale dhe hipoperfuzion (me pak gjak kalon ne veshke). Insuficienca renale rralle here ndodh ne çirrozen pa ascit dhe eshte i shpeshte ne fazat e perparuara te çirrozes me ascit dhe edeme.


Trajtimi i Insuficiences Renale ne Çirroze
Trajtimi i pacienteve me çirroze dhe insuficienca renale varet nga grada e insuficiences renale dhe komplikimet qe sjell. Komplikimet, sidomos infeksionet bakteriale dhe gjakderdhja gastrointestinale, duhet te gjehen menjehere dhe te trajtohen sa me pare. Dhenia e lengjeve te teperta intravenoze duhet te shmanget sepse insuficienca renale ne prani te mbajtjes se natriumit dhe  lengjeve pa elektrolite si pasoje e çirrozes mund te shkaktoje mbingarkese lengjesh, duke shkaktuar keshtu hiponatremi, rritje te ascitit dhe edemes ose te dyja. Ne prani te insuficiences renale, nuk duhet te jepen ruajtes te kaliumit (si spironolaktoni) per shkak te rrezikut per hiperkaliemi. Diuretiket e anses se Henles (eng. loop diuretics) (si furosemidi) mund te mos jene dobiprures. Prandaj,  ashitet ne sasi te madhe duhet te trajtohen me paracenteze dhe albumine intravenoze. Po ashtu,  gjetja e hershme dhe trajtimi specifik i shkakut te insuficiences renale (si per shembull sindroma hepatorenale) jane themelore per nje sukses se terapise ne pacientet me çirroze.



NEJM Shtator 2009


Me gjere mbi tematiken e mesiperme:
P. Ginès and R.W. Schrier, Renal Failure in Cirrhosis. Review Article NEJM September 24, 2009 [Link]  (Artikulli i plote kerkon regjistrim)