giovedì 16 giugno 2011

Shkaktaret e Abcesit Spinal Epidural dhe Analiza e Lengut Cerebrospinal

Staphylococcus aureus shkakton rreth 2/3 e rasteve te abcesit spinal epidural. Edhe pse nje dekade me pare , S.aureus rezistent ndaj meticilines (methicillin-resistant S. aureus , MRSA) ishte pergjegjes per 15% te rasteve te infeksioneve spinale epidurale nga stafilokoku, kjo perqindje ka pasuar nje rritje te shpejte.
Rreziku i infeksionit nga MRSA eshte i larte ne paciente me paisje te vendosura ne shtylle kurrizore. Ne keto raste pastrimi dhe antibiotiket sistemike jane trajtimi i duhur. Ne pritje te rezultateve te mikrobiologjise, duhet te jepet nje terapi antibiotike empirike qe te mbuloje per stafilokoket (zakonisht me vankomicine per te mbuluar per MRSA) dhe bacilet gram negative (mundesisht me cefalosporina te gjenerates se trete si ceftazidima ose te katert si cefepime)

Rakicenteza - Marrje Lengu Cerebrospinal


Rezultatet e nje ngjyrosje te Gram te lengut cerebrospinal (LCS) zakonisht del negativ dhe mikrobiologjike i LCS eshte pozitiv ne me pak se 25% te pacienteve me abces spinal epidural te cilet i analizohet LCS nga pikpamja mikrobiologjike. Ne 3/4 te ketyre pacienteve qe ju analizohet LCS, analiza tregon nivele te larta proteine dhe pleiocitoze (me dominim monoberthamor ose polimorfoberthamore), gjetje keto qe sugjerojne per inflamacion parameningji  por nuk jane specifike per infeksion epidural. Edhe pse te rralla, ekziston rreziku per te shkaktuar meningjit ose infeksion subdural nese gjilpera kalon pertej abcesit epidural. Meqenese ekzekutimi i marrjes se LCS nga zona lombare kerkon eksperience dhe paraqet rreziqe, nuk duhet te kryhet si analize rutine. LCS duhet te analizohet vetem nese kryhet mielografia.

NEJM Nentor 2006