mercoledì 1 giugno 2011

Shtatzania dhe Terapia Antimpiksje : Cfare Duhet te Beje Mjeku?

Ne nje grup grash me valvula prostetike ne zemer, enoksaheparina duket te jete efektive kur perdoret ne menyre direkte dhe monitorohet rregullisht.


Te kujdesesh per grate ne shtatzani qe kane nevoje per terapi antimpiksje eshte nje sfide e madhe klinike. Warfarin ka treguar te shkaktoje rritje te numrit te difekteve ne lindje dhe humbje te fetusit, keshtu qe mjeket klinike jane duke u kthyer drejt ilaçeve antimpiksje te rinj qe jane me pak te studjuar nga ana klinike. Per te vleresuar rezultatet tek nena dhe tek fetusi pas trajtimit me enoksaheparine, kerkues ne dy spitale ne Zelande te Re kane studjuar ne menyre retrospektive 31 gra ne shtatzani qe kishin valvula prostetike ne zemer.

Gjate periudhes Janar 1997 deri ne Korrik 2008, u perdor enoksaheparine (1 mg/kg dy here ne dite) gjate 47 rastesh shtatzanie. Ne 34 shtatzani (72%), grate moren enoksaheparine gjate shtatzanise; tek te tjerat, grate moren enoksaheparine gjate 12 javeve te para, dy javeve te fundit ose te dyja dhe moren warfarin gjate periudhes qe mbetej te shtatzanise. Ne 40 prej shtatezanive, grate moren gjithashtu aspirine me doza te uleta.

Raste tromboembolie ndodhen ne 5 shtatezani gjate periudhes paralindjes dhe ne 2 shtatezani paslindje. Ne dy nga keto raste ndodhi para se te fillohej enoksaheparina; ne te gjitha rastet e tjera, grate nuk ndiqnin protokollin e trajtimit me enoksaheparine ose kishin nivele te anti-Xa poshte niveleve terapeutike. Ndodhen 8 episode gjakderdhje ne periudhen para lindjes, 5 te te cilave kishin lidhje me enoksaheparinen dhe 3 me heparine te pathyer intravenoze (te dhene gjate periudhes se lindjes dhe pas lindjes). Ndodhen  15 episode hemorragjie paslindje ose gjakderdhje te medha, duke perfshire ketu 6 raste hemorragjie paslindjeje paresore. Nder 35 shtatezani qe kaluan 20 javet, 96% e grave qe merrnin kryesisht enoksaheparine lindjen femije te gjalle, krahasuar me 75% te atyre qe moren kryesisht warfarin.


Komente (nga Joel M. Gore, MD) :  Keto gjetje sugjerojne qe enoksaheparina mund te perdoret ne menyre te sigurte bashke me aspirinen ne doza te uleta  gjate shtatezanise ne grate qe kane valvula protetike ne zemer. Warfarin tregoi se sjell probleme tek femijet; ai vazhdon te ngelet nje ilaç i rrezikshem per tu perdorur gjate shtatezanise dhe duhet te shmanget.


Publikuar ne Journal Watch Cardiology, 28 Tetor 2009

Citime:
McLintock C et al. Maternal complications and pregnancy outcome in women with mechanical prosthetic heart valves treated with enoxaparin. BJOG 2009 Nov; 116:1585. [Abstrakt ne Pubmed]