sabato 11 giugno 2011

Si te Mbrosh Veten nga Aneurizma e Aortes Abdominale

Nderkohe qe semundje si kanceri i prostates dhe semundjet e zemres jane bere epiqender e interesit, aneurizmat e aortes abdominale (AAA), qe ze vendin e 10 per shkaqe vdekjesh ne meshkuj te moshes 55 vjeç e me teper, ka ngelur ne hije nga semundje me te renda deri tani. Eshte koha te rishohim keto gjera dhe ti japim nje veshtrim me te afert kesaj semundjeje serioze dhe te shohim se si mund te gjehet parakohe dhe te parandalohet.


Nje AAA, e cila eshte nje semundje qe ka lidhje me semundjet e eneve te gjakut, eshte nje zgjerim qe ndodh ne nje nga enet kryesore te gjakut ne trupin e njerit, aorta. Tek zgjerohet brenda aortes, rriten mundesite qe kjo aneurizem te çahet. AAA zakonisht zhvillohen pa dhene shenja te dukshme. Ne raste te tjera, njerezit nuk e dine qe kane nje aneurizem deri ne momentin qe ajo çahet, gje qe i jep titullin "vrases i heshtur". Ne fakt, mbijetesa tek pacientet me AAA te çare eshte nga 20 deri ne 50%.

Mendohet qe AAA kalojne nga brezi ne brez duke qene se jane me te pranishem ne paciente me histori familiare aneurizmash. Meshkujt kane mundesi me teper se femrat per te zhvilluar nje AAA. Kur femrat paraqesin nje semundje aneurizmatike, zakonisht paraqesin nje predispozicion te forte gjenetik per kete gje. Edhe pse kjo situate eshte asimptomatike (pa simptoma) , te mbahet nje stil jetese i shendetshem mund te ule mundesite per te zhvilluar nje AAA. Per te dhene edhe nje arsye me teper per te limituar ushqimet me kolesterol te larte, te mbahet nje sasi ushtrimesh i grades se moderuar dhe te shmanget duhani. Kolesteroli i larte dhe presionet e larta kane treguar te rrisin rrezikun per te zhvilluar nje AAA me potencialitet fatal.

AAA mund te gjehen gjate nje vizite mjekesore te perditshme. Ndonjehere gjate nje analize fizike, mjeku mund te jete i afte te ndjeje AAA poshte kafazit te kraharorit ose para se te filloje legeni. Aktualisht, AAA gjehen me teper, ne menyre aksidentale,  gjate analizave me rreze X qe kryhen per arsye te tjera. Per shembull, paciente me gure ne veshka, me dhimbje te kurrizit, ose probleme gastrointestinale shpesh here mund ti nenshtrohen nje rezonance magnetike ose tomografie te kompjuterizuar dhe gjate ketyre analizave mund te identifikohet nje aneurizem. Gjithsesi, duke qene se edhe mjeket me eksperte mund te mos e dallojne ndonjehere nje AAA, pacientet ne rrezik duhet ti nenshtrohen nje screening me ultratinguj specifike per AAA. Kjo analize e shkurter, jo invazive, e aortes mund te gjeje pothuajse te gjitha AAA.

Nese identifikoheni heret me nje AAA, ajo do te vezhgohet periodikisht per te pare shpejtesine e saj te rritjes. Kur arrin nje pike ku rreziku i saj rritet (afersisht 5 cm ne diameter) , shpeshhere rekomandohet nderhyrja.

Tomografia tregon nje stent te vendosur ne aorten abdominale (shigjeta e shkurter). Si gjetje e rastesishme eshte edhe nje cist renal (shigjeta e gjate).

Nderhyrja tradiacionale me "qiell te hapur" eshte ajo me e perdorura per te trajtuar nje AAA dhe kete e kane treguar 50 vite eksperience. Gjithsesi, ne 10-15 vitet e fundit, ka filluar te marre hov nje menyre e re nderhyrjeje qe paraqet invazivitet minimal dhe qe perdor stent. Kjo teknike e quajtur nderhyrje endovaskulare aneurizme (NEA), kryhet pas nje shtrimi  per nje nate ne spital dhe behet me 2 prerje te vogla ne afersi te gjenitaleve te jashtme. Ne kete pike futet nje stent i mbuluar dhe shtyhet deri ne aorte. kur arrin ne piken e duhur, ky stent do te sherbeje si kufi i ri per enen, pak a shume sikur te vendosesh nje tub brenda nje gome te demtuar per te parandaluar qe kjo e fundit te shpertheje.

Eshte e rendesishme per te kujtuar qe edhe pse AAA nuk jep simptoma, eshte nje semundje qe gjehet lehte me teknologjine e ultratingujve, nje analize e thjeshte por qe mund te zbuloje nje semundje shume domethenese. Nese paraqisni nje grade rreziku per aneurizma ose dyshoni se mund te keni nje AAA, duhet te vizitoheni nga mjeku juaj ose nga kirurgu vaskolar i juaj. Mos harroni qe duke bere disa zgjedhje te thjeshta ne menyren tuaj te jeteses mund te ulni rrezikun e zhvillimit te nje AAA.

Pershtatur nga shkrimi i Mark Adelman, Drejtor i Kirurgjise Vaskolare ne New York University Langone Medical Center, publikuar ne Medscape Shtator 2009