sabato 11 giugno 2011

Steroide apo Montelukast pas nje Krize Azmatike tek Femijet?

Femijet qe moren montelukast kishin me teper mundesi te mos kishin rezultate nga terapia.


Pjesa me e madhe e femijeve me kriza azmatike akute trajtohen me steroide ne rruge orale per 5 - 7 dite. A mund te jene bllokuesit e leukotrieneve nje alternative ne vend te steroideve orale? Per te gjetur kete gje, kerkuesit kryen nje studim qorr te dyfishte te sponsorizuar nga industria farmaceutike mbi nje grup femijesh (130 femije te moshave nga 2 deri ne 17 vjeç) me azem te grades se lehte - te mesme qe u paraqiten me krize azmatike akute ne nje departament emergjence ne Kanada.  Ne departamentin e emergjences, femijet moren prednizon ne rruge orale dhe salbutamol me ipratropium bromid dhe u randomizuan te merrnin ose steroide orale ose montelukast per 5 dite pasi qe dilnin nga spitali. Deshtimi i terapise (rezultatet paresore) ishin perkufizuar si nje vizite mjekesore e paprogramuar si pasoje e azmes ose shtrim ne spital ose trajtim me rritje te kortikosteroideve sistemik brenda 8 diteve pas daljes nga spitali.

Femijet qe moren montelukast kishin me teper mundesi te mos kishin rezultate nga terapia krahasuar me femijet qe merrnin steroide orale (22% vs 8%). Femijet qe merrnin montelukast  kishin me teper mundesi te merrnin terapi shtese si bronkozgjerues, antibiotike ose shurup per kolle (24% vs 10%).

Komente ( nga Howard Bauchner, MD) : Ky studim i rendesishem sugjeron qe montelukasti nuk duhet te zevendesoje steroidet orale ne trajtimin e krizave azmatike akute tek femijet.

Publikuar ne Journal Watch Pediatrics and Adolescent Medicine me 23 Dhjetor 2009

Citime:
Schuh S et al. Can montelukast shorten prednisolone therapy in children with mild to moderate acute asthma? A randomized controlled trial. J Pediatr 2009 Dec; 155:795 [Abstakt ne Pubmed]