sabato 4 giugno 2011

Trombocitopenia e Shkaktuar nga Heparina

Trombocitopenia (ita. Piastrinopenia) e shkaktuar nga heparina (perkufizuar si nje numer trombocitesh me pak se 150.000/mm^3) manifestohet pas nje intervali 5 ditoresh ose me teper nga fillimi i terapise me heparine ne rreth 5% te pacienteve [1].

Kjo sindrome shkaktohet nga antitrupa, imunoglobulina G (IgG) te varur nga heparina (eng. heparin- dependent) qe aktivizojne trombocitet me ane te receptoreve te tyre Fc. Nese nje pacient nis nje terapi kunder tromboembolise venoze (TEV) me heparine dhe numri i trombociteve ulet ne menyre te vazhdueshme deri ne vlera te barazvlefshme ose me te uleta se 150.000/mm^3 ose ne vlera qe korrespondojne me 50% te vlerave fillestare te trombociteve, duhet te merret ne konsiderate nje trombocitopeni e shkaktuar nga heparina. Formimi i antitrupave IgG te varur nga heparina dhe rreziku i trombocitopenise eshte me i ulet me heparinat me peshe te ulet molekulare (eng. Low-molecular weight heparin, LMWH) se sa me heparinen standarte [2].

Citime:
[1] Warkentin TE, Levine MN, Hirsh J et al. Heparin-induced trhombocytopenia in patients treated with low-molecular-weight heparin or unfractionated heparin. N Eng J Med 1995;332:1330-5
[2] Becker DM , Philbrick JT , Selby JB. Inferior vena cava filters: indications safety, effectiveness. Arch Intern Med 1992;152:1985-94