sabato 11 giugno 2011

Vitaminat

Trupi juaj kerkon vitamina (substanca themelore te nevojshme ne sasi te vogla) per nje sere funksionesh. Duke qene se shumica e vitamina nuk prodhohen nga trupi, ushqimi qe marrim eshte burimi kryesor per keto substanca.


Mungesat e vitaminave (nivele jashtzakonisht te uleta) ose edhe nje marrje ne nivele te uleta e disa vitaminave mund te ndikoje ne rrezistencen ndaj infeksioneve, rreziqeve te difekteve ne lindje, dhe rreziqe per semundje si kanceri, semundjet e zemres dhe osteoporoza (hollim i kockave). Ne anen tjeter, nje sasi e tepert e disa vitaminave, sidomos e vitamines A dhe D mund te rezultoje ne toksicitet, dhe mund te shkaktoje efekte si dhimbje e kokes, nauzea dhe diarre. Mos harroni ti thoni mjekut tuaj nese jeni duke marre apo jo vitamina ne tableta.

VitaminaBurimi
Vitamina A (retinoli) : E rendesishme per shikimin (sidomos per shikimin naten), per nje sistem imunitar te shendetshem dhe per rritjen qelizore. Doza te teperta me ilaçe mund te shkaktoje toksicitet te melçise, probleme me shikimin dhe rritje te rrezikut per fraktura te legenit.
Mish, peshk, e verdha e vezes dhe qumesht te trajtuar. Shume karotenoide kthehen ne vitamine A. Nese perfshini ne dieten tuaj nje sasi te duhur frutash dhe perimesh, nuk do te keni mungese vitamine A.
Karotenoidet : Veprojne si antioksidante (qe parandalojne demtimin qelizor) dhe ndihmojne ne parandalimin e disa formave te kancerit, duke perfshire kancerin e prostates dhe te gjoksit. Doza te teperta shkaktojne zverdhje te lekures. Karrota, kunguj, patate te embla, pjeshke, kajsi dhe shume fruta e perime te tjera.
Folati (acidi folik): Perberje qe ben pjese tek vitaminat B qe ndihmon ne parandalimin e difekteve te lindjes dhe anemise dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e kancerit te gjoksit, te zorres se trashe dhe semundjeve te zemres. Grate qe mund te ngelin shtatzene ose qe po mundohen te ngelin shtatzene duhet te fillojne te marrin 800 mikrogram folat dy here ne dite si doza shtese perpara se te ndodhe shtatzenia. Perimet me gjethe jeshile te erret,  ne te gjithe drithrat, fasule, avokadot, banane lengu i portokallit, asparaget dhe maja.
B5 (piridoksina) : E nevojshme per funksionin e sistemit nervor dhe atij qelizor.
Peshk, drithera, arra, bizele, dhe banane.
B12 (Cianokobalamina) : E nevojshme per qelizat e gjakut dhe funksionimin e sistemit nervor. Mungesa mund te ndodhe si pasoje e nje thithje te pakte te kesaj vitamine si pasoje e semundjeve te stomakut ose te zorreve.
Peshk, mish veze dhe produkte si qumeshti dhe djathi. Nese jeni vegjetarian (qe nuk perdorni produkte te kafsheve), keni nevoje per sasi shtese vitamine B12
Vitamina C : Vepron si antioksidant dhe ndihmon ne sherimin e plageve dhe thithjen e hekurit. Mund te ndihmoje ne parandalimin e disa lloj kancereve. Portokalle, rrush, luleshtrydhe, bostan domate, piperi i kuq dhe jeshil dhe lulelaker.
Vitamina D (Kalciferoli): Ndihmon ne parandalimin e osteoporozes dhe te frakturave te kockave. Sasi te teperta mund te shkaktojne nivele te larta kalciumi dhe depozita kalciumi. Qumesht dhe cereale te trajtuara me vitamina D , melçi, peshk i ujerave te kripura dhe vaj i melcise se peshkut. Trupi mund te formoje vitamine D (e ashtequajtura "vitamina e rrezeve te diellit") me nje ekspozim te mjaftueshem ndaj rrezeve te diellit.
Vitamina E  (Tokoferoli): Antioksidant qe nxit nje funksionim te mire te sistemit imunitar dhe ndihmon ne parandalimin e bllokimit te arterieve. Doza te teperta mund te shkaktojne dhimbje koke, lodhje, nauzea dhe diarre. Vajrat e perimeve, produktet nga dritherat dhe arrat.
Vitamina K : Nxit nje mpiksje normale te gjakut dhe shendetin e kockave Perimet me gjethe jeshile te erret (spinaqi, lakrat)

Menyra me e mire per te marre vitaminat eshte nga nje diete e ekuilibruar me te gjitha produktet por te njejtat doza mund te merren edhe me ilace suplementare vitaminash.

Burimi i informacioneve : JAMA 2002; 287(23): 3166

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi vitaminave.]