lunedì 25 luglio 2011

Metastazat ne Tru

Metastazat ne tru ndodhin ne 20% deri ne 40% te pacienteve dhe kancer. Prognoza e pacienteve me metastaza ne tru eshte e dobet. Jetegjatesia e pacienteve me metastaza ne tru shkon nga 2.3 deri ne 7.1 muaj.

Punktura Lombare

Punktura lombare eshte nje procedure me ane te se ciles doktorret marrin nje sasi lengu cerebrospinal (lengu qe rrethon trurin dhe palcen kurrizore) per testime. Lengu cerebrospinal (LCS) eshte i formuar ne disa zona te veçanta te trurit qe marrin emrin ventrikuj (barkushe). Ai leviz nga ventrikujt drejt palces kurrizore. LCS mund te permbaje sasi te vogla proteinash dhe sheqeri (glukoze).
Punktura Lombare


Pjese nga Shume Mendje...

Pasi qe shpjegoi per rreth gjysem ore profesori vuri re humbjen e perqendrimit dhe vijoi...
<<...me ju thene te drejten nuk kam çfare tu them me teper per momentin. Nese do me duhej tu shpjegoja ndonje gje ne kete leksion do te ishte menyra si duhet te silleni ne profesionin e mjekut, perballe pacientit tuaj.

Semundjet e Mushkerive dhe Ndotja Ambientale

Ne 1978 nje grup kerkuesish te Universitetit te Yales publikuan ne revisten Nature rezultatet e nje studimi, ku konkluzionet ishin qe "nuk ka asnje te dhene qe ndotesit e ambientit shkaktojne efekte mbi mushkerite" dhe prandaj " kontrolli i ndotjes nuk paraqet nje prioritet ne parandalimin e semundjeve te frymemarrjes". Tani pas 30 vjetesh, siç e dime te gjithe, te dhenat jane te tjera dhe tregojne qe ndotja ambientale eshte nje shkaktar i rendesishem per semundjet e frymemarrjes. Nga vijne keto te dhena? 

Pluhur ne Tirane


lunedì 18 luglio 2011

Cfare Shkakton Dhimbjen e Kokes?

Kur na ndodh te kemi nje dhimbje koke te forte me pulsim, nje person vendos duart ne te dy anet e kokes dhe thote "Me duket sikur po me dalin trute dhe ndihem me mire nese i mbaj ne vend". Kjo jep idene e gabuar qe eshte truri qe zgjerohet dhe jep dhimbjen. Eshte interesante te thuhet, qe indi i trurit nuk e ndien dhimbjen ne te njejten menyre si e ndjen lekura ose organet e tjera. Duke qene se truri ndodhet ne nje "kuti" te forte mbrojtese, nuk ka zhvilluar aftesi ti pergjigjet prekjes ose ndjesive te presionit ashtu si pjeset e tera te ekspozuara te trupit tone. Me te vertete, nje neurokirurg mund te prese pjese indi nervor tek nje pacient ne gjendje te zgjuar dhe pacienti te mos e ndjeje bisturine.

Dhimbja e Kokes

Si Heshten ne Menyre te Perzgjedhur Gjenet

Procesi eshte i drejtuar nga molekula te ARN jo kodifikuese.


Ne qeliza, ne çdo moment lexohen dhe shkruhen vetem gjenet qe jane te nevojshem per ate çast , ndersa gjenet e tjere jane te shenuar me nje lloj etikete, zakonisht nje grup metil, qe tregon qe nuk duhet te aktivizohen. Tani nje grup kerkuesish gjerman te Institutit te Kerkimit mbi Kancerin kane zbuluar menyren se si vendosen keto "etiketa" ne pika specifike te gjenomes ku nevojiten dhe se ne kete proces marrin pjese molekula ARN jo kodifikuese, domethene qe nuk marrin pjese ne prodhimin e proteinave.

ADN-ja dhe Gjenet


domenica 17 luglio 2011

Vdekje e Papritur nga Hemoftiza Masive ne Fibrozen Cistike: Pershkrimi i nje Rasti

HYRJE
Hemoftiza e lehte eshte nje nderlikim i zakonshem ne Fibrozen Cistike (FC). Hemoftiza masive perkufizohet si nje gjakderdhje akute ne sasi me te medha se 240 ml ne 24 ore ose nje gjakderdhje qe perseritet ne sasi mbi 100 ml/dite per disa dite. 

Historia e Zbulimit te Paracetamolit

Paracetamoli futet ne kategorine e derivateve te anilines. Perberja e pare e kesaj kategorie ilaçesh qe hyri ne listen e terapive ishte acetanilidi (lehtesisht i perftueshem nga acetilimi i anilines). Kjo gje ndodhte ne 1886, si pasoje e nje zbulimi krejtesisht te rastesishem. Dy mjeke, Cahn dhe Hepp, po provonin aftesine e naftalines per te larguar krimbat parazite. Rezultatet e para ishin dekurajuese, keshtu qe te dy paten idene te "provonin ne menyre te rastesishme" duke i dhene naftaline nje pacienti qe vuante nga disa semundje, perfshire ketu pranine e krimbave parazite.

Shqetesimet Obsesive - Kompulsive

HYRJE
Shqetesim i karakterizuar nga ide, imazhe ose impulse te vazhdueshme, te vullnetshme ose jo te vullnetshme qe duken te pakuptimta, te cuditshme, te keqe ose te tmerrshme (obsesive), deri ne impulse per te bere dicka qe te con ne nje vuajtje nga keto obsesione (kompulsive).

giovedì 14 luglio 2011

Prolaktinomat

Prolaktinomat jane tumoret me te zakonshme sekretive te gjendrres se hipofizes. Si forma beninje, ato klasifikohen ne baze te dimensioneve; mikroadenomat jane me pak se 10 mm ne diameter dhe makroadenomat jane me teper se 10 mm. Nivelet e prolaktines ne gjak ne pacientet me prolaktinoma jane zakonisht ne perpjestim me masen tumorale.

Skleroza Multiple

Skleroza multiple eshte nje semundje e sistemit nervor me tipare autoimune. Edhe pse shume pika mbi patogjenezen e kesaj semundje akoma nuk jane qartesuar, mendohet qe ka baza autoimunitare, ku sistemi imunitar sulmon antigjenet qe prodhohen nga trupi vete. Ne kete rast, shenjestra e ketij sulmi eshte mielina, nje substance qe mbeshtjell aksonet e neuroneve dhe lejon pershpejtimin e perçimit se sinjaleve elektrike.

Nivelet Shume te Larta te Ferritines ne Gjak si Marker Diagnoze per Pneumonine nga Legjonela

Semunda e Legjonarit paraqitet shpesh si nje pneumoni e fituar ne komunitet (eng. Community- Acquired Pneumonia, CAP) atipike e shoqeruar nga nje varietet manifestimesh klinike pulmonare dhe laboratori [1]. Anomali laboratorike jo specifike, nga perkufizimi, jane jospecifike por qe shpesh ndihmojne te ngushtosh mundesite ne diagozen diferenciale per te arritur nje diagnoze specifike.

domenica 10 luglio 2011

Gripi i Pulave

Gripi i Pulave - Asnje Rast ne Shqiperi


Nje rruge metabolizmi ne sherbim te qelizave kancerogjene


Ne procesin e glikolizes abnorme prodhohen sasi te medha te nje produkti te mesem qe perfundon ne drejtime sinteze te ndryshme, i nevojshem per rigjenerimin e qelizave te reja kancerogjene.

Qelizat tumorale mund te nisin nje rruge biokimike alternative, deri me sot e panjohur, qe pershpejton metabolizmin dhe çon njekohesisht ne mbledhjen e nenprodukteve te dobishme per rigjenerimin e qelizave te reja kancerogjene. Ky eshte rezultati i nje studimi te kryer nga biologe te MIT dhe Universitetit te HArvard te publikuar ne nje artikull ne revisten Science.



Qeliza Kancerogjene ne Ndarje

Urosan - Skeda Teknike

Kapsula 400 mg

Skeda Permbledhese e Barit
- KLASA FARMACEUTIKE
Antiseptik dhe antimikrobial i rrugeve urinare
- KLASA ATC: J01MB04
Acid pipemidik
- PRINCIPI AKTIV
Acid pipemidik
- FORMA FARMACEUTIKE
Kapsula
- SHOQERIA PRODHUESE
Francia Farmaceutici – Milano
- ZOTERUES I LEJES SE TREGTIMIT
AGIPS Farmaceutici Srl-Via Amendola, 4-16035 Rapallo(GE)
- ÇMIMI I ILAÇIT : 3.9 euro (Çmimi i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave 2009)


Semundja e Whipple

Simptoma me e zakonshme gastrointestinale e formes klasike te semundjes se Whipple eshte humbja e peshes, e shoqeruar shpesh me diarre. Humbje gjaku e padukshme nga mukoza intestinale mund vezhgohet ne rreth 20 deri ne 30% te pacienteve. Nje interesim i nyjeve te kockave duke perfshire ketu artralgji jo te vazhdueshme, artrit ose te dy, vihen re ne 65 deri ne 90% te pacienteve. Mund te ndodhin simptoma neurologjike (miokloni, humbje memorie, etj) dhe kardiake.

300

300 gram eshte persha mesatare e nje zemre. Vlerat mund te levizin nga 200 deri ne 400. Ne raste patologjike mund te arrije edhe deri ne 1 kg e me teper.

20

Nje rruaze e kuqe gjaku pershkon te gjithe trupin e njeriut ne 20 sekonda.

Fenotipe te Ndryshme te S. Aureus ne Fibrozen Cistike: Aspekte Mikrobiologjike dhe Diagnostike

Kolonizimi dhe me pas infektimi i rrugeve te frymemarrjes nga ana e Staphyloccocus Aureus (SA) ndodh shpesh ne pacientet me Fibroze Cistike (mukovishidoze , FC), sidomos ne periudhen e hershme. 

Egerian - Skeda Teknike

0,1%+0,1% pomade
Skeda Permbledhese e Barit
- KLASA FARMACEUTIKE
Kortikosteroid aktiv i shoqeruar me antibiotik
- KLASA ATC: D07CC01
Gentamicine sulfat + Betametazon valerat
- PRINCIPI AKTIV
Gentamicine sulfat + Betametazon valerat
- FORMA FARMACEUTIKE
Pomate
- SHOQERIA PRODHUESE
Shoqeria farmaceutike dhe Bioteknologjike Bioprogress S.C.a.r.l.-Strada Paduni, 240-03012 Anagni (FR)
- ZOTERUES I LEJES SE TREGTIMIT
AGIPS Farmaceutici Srl-Via Amendola, 4-16035 Rapallo(GE)
- ÇMIMI I BARIT : 4.1 euro (Çmimi i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave 2010)




martedì 5 luglio 2011

Zbulohet Lista e Gjeneve te Kontrolluar nga Oct4

Kur flasim per qeliza staminale duhet te kemi gjithmone parasysh qe jane qeliza qe mund te cilesohen "te papjekura". Kete gje duhet ta nenkuptojme ne menyren qe gjenet dhe perdorimi i tyre jane ndryshe nga si mund te jemi mesuar ti degjojme tek qelizat e rritura. Tek nje qelize e rritur, do kemi perdorimin e nje pjese te gjenomes kurse pjesa tjeter e saj, do te mbahet ne  heshtje qe te mos shfaqet. Ajo pjese e gjenomes qe eshte aktive ndryshon nga qeliza ne qelize kur flasim per qelizat e rritura. Nje qelize muskuli nuk mund te shprehe te gjithe gjenet qe shpreh nje qelize kocke e keshtu me rradhe per qelizat e tjera.

Skicofrenia - Pjesa 2

Pasi qe kemi folur mbi perkufizimin, fiziopatologjine dhe shenjat  e skicofrenise ne pjesen e pare te shkrimit, ne kete pjese te dyte do te flasim per diagnozen, shfaqjen e semundjes, prognozen dhe terapine ne linja te pergjithshme. 

Skicofrenia - Pjesa 1

PERKUFIZIMI
Shqetesim mendor i shpeshte dhe i rende, i karakterizuar nga humbje e realitetit (psikoze), halucinacione (perceptime fallco), delir (mendime te gabuara), anomali te mendimit, mungese afektive, ulje te motivimit dhe shqetesime funksionale sociale dhe pune.

Shenjat e Lekures dhe Tatuazhet

PYETJE
Nese qelizat e lekures tone zevendesohen vazhdimisht, pse shenjat dhe tatuazhet qendrojne pergjithmone?

PERGJIGJE
Zyra e Informacionit Publik e Shoqates se Dermatologjise se Atlantes ne Amerike, jep nje pergjigje te shkurter : " Pergjigja eshte shume e thjeshte. Qelizat ne shtresat e siperme te lekures qe quhet me emertimin epiderme, zevendesohen ne menyre te vazhdueshme. Ky proçes rinovimi eshte thjesht nje humbje e kesaj shtrese te epidermes (eng. exfoliation) . Por shtresat me te thella te lekures, qe marrin emertimin derme, nuk i nenshtrohen nje proçesi te tille per te zevendesuar vetet e tyra. Prandaj, trupa te huaj, siç jane tatuazhet, qe vendosen ne derme, do te qendrojne."

Detaje mbi Trasmetimin e HIV-it

Cili eshte rreziku i trasmetimit te HIV pas nje inokulimi perkutan?
Rastet totale te trasmetimit te HIV (eng. Human Immunodeficiency Virus) me ane te nje inokulimi perkutan (per shembull me ane te nje ago ose instrumenti tjeter qe pershkon lekuren) raportohet te jete 0.3% (intervali i besueshmerise 95%  0.2 deri ne 0.5);

Metastaza Hepatike nga Mikrocitoma

Pacient mashkull, 62 vjeç, paraqitet ne Departamentin e Emergjences per dhimbje ne kafazin e kraharorit  qe kishte filluar rreth 14 dite me pare,te cilat shtoheshin gjate levizjeve.   Ne muajin e fundit pacienti kishte pasur nje humbje peshe rreth 10 kg, asteni dhe renie te oreksit . Nje radiografi e kryer rreth 15 dite para shtrimit ne Urgjence tregonte nje demtim bazal te djathte dhe pleurit te lehte. 

lunedì 4 luglio 2011

Mekanizmi i Hyrjes se ARN Citoplazmatike ne Mitokondri

Zbulohet mekanizmi me ane te se cilit trasportohen ne brendesi te mitokondrive disa ARN (Acidi Ribonukleik) te vegjel te citoplazmes, te nevojshem per funksionimin e mire te "centralit energjitik" te qelizes. 

Mitokondria

Mitokondrite, siç dihet, kane nje gjenome te tyren, e pavarur nga ato berthamore, e cila gjithsesi nuk eshte autonome dhe ka nevoje per disa elemente mbeshtetese. Me saktesisht ka nevoje qe te trasportohen ne brendesi te mitokondrive disa ARN te vegjel te citoplazmes. Deri tani nuk diheshin mire mekanizmat qe benin te mundur hyrjen e ketyre ARN-ve ne brendesi te mitokondrive.  

Tani, nje grup kerkuesish te Universitetit te Kalifornise ne Los Anxheles kane qartesuar menyren se si ndodh kjo gje dhe e kane pershkruajtur ne nje artikull te publikuar ne revisten Cell.

Me saktesisht, kerkuesit kane treguar rolin e nje proteine te quajtur polinukleotid fosforilazi (PNPazi) ne rregullimin e hyrjes se ARN citoplazmatike ne mitokondri. Ulja e shprehjes se PNPazi-t ul mundesine e prodhimit te ARN mitokondriale, gje qe con ne bllokimin e perkthimit te proteinave te nevojshme per te mbajtur zinxhirin e trasportimit te elektroneve qe ben te mundur prodhimin e energjise ne forme ATP-je (Adenozin Trefostat). Nivele te uleta te PNPazi-t çojne ne mbledhjen e ARN mitokondriale te parritura, qe çon ne probleme me prodhimin e energjise.

"Zbulimi na tregon qe PNPazi rregullon prodhimin energjise me ane te rregullimit te importimit te ARN-ve citoplazmatike", thote Michael Teitell, nje nga koordinatoret e kerkimit. "Studimi hedh drite mbi menyren si funksionon qeliza ne nje nivel me te vertete themelor dhe na tregon nje menyre te mundshme per kontrollin e prodhimit te energjise mitokondriale, me nje impakt mbi rritjen qelizore , perfshire ate te disa lloj kancereve."

Le Scienze Online
Gusht 2010

Kateterizmi Kardiak,Koronarografia dhe Angjografia Periferike

Cfare eshte dhe si kryhet


Per kateterizem kardiak nenkuptohet matja e presioneve ne brendesi te dhomave kardiake me ane te vendosjes se disa sondave te vogla (kateter) me ane te nje hyrje vaskulare (per shembull arterie dhe/ose vene femorale). Per koronarografi, ventrikolografi
ose angjografi nenkuptohet turbullim (ita. opacizzazione) te koronareve (arterie qe ushqejne zemren), te ventrikulit ose te zonave te tjera vaskulare ( per shembull arteriet karotide, arteriet renale, zona iliako-femorale) me ane te injeksionit ne brendesi te tyre te nje materiali kontrasti, gjate te ciles mund te ndihet nje ndjesi nxehtesie. Per te arritur koronaret, ventrikuli i majte dhe zona te tjera, eshte e nevojshme vendosja e disa katetereve ne arterien femorale (ne rreze te kofshes) ose arterie radiale (ne kyç) ose, me rralle, ne arterien brakiale (ne piken ky perthyhet krahu) ose ne raste te vecanta ne zona te tjera, duke i paraprire nje anestezi lokale. Keto sonda shtyhen perpara deri tek strukturat qe duhet te studjohen dhe injektohet materiali i kontrastit qe do lejoje opacizimin dhe dokumentimin me ane te rrezeve X. 
 
Katerizmi Kardiak - Rruget e Hyrjes

Per te Mos Harruar Kurre

Jam drejtor i departamentit te pediatrise ne Kliniken e Femijeve ne Sarajevo dhe president i Shoqates se Pediatreve te Bosnjes. Spitali yne i femijeve - spitali qendror pediatrik per Bosnjen dhe Herzegovinen - u shkaterrua bashke me Institutin e Obstretikes dhe Gjinekologjise. Ndodhi me 26 dhe 27 Maj, 1992, ne kete menyre. 

Cfare Jane Kemokinat dhe si Veprojne?

Kemokinat (rreth 40 ne gjenomen njerezore) jane proteina sekrecione, te dimensioneve shume te vogla (te formuara nga 70 deri ne 100 aminoacide) dhe jane te ndara ne kater kategori te quajtura CXC (alfa), CC (beta), C (gamma) dhe CX3C (delta).

Infeksioni nga HIV : Bazat

Virusi i imunodefiçences njerezore (eng. Human immunodeficiency virus, HIV) eshte nje virus qe shkakton AIDS (eng. Acquired ImmunoDeficiency Syndrome). AIDS eshte nje semundje serioze qe vendos jeten ne rrezik dhe ka nje sere simptomash. 



Logjika dhe Qellimi i Terapise me Insuline ne Diabetin e Tipit 2

Pacientet me diabet te tipit 2 kane rezistence periferike ndaj insulines dhe nje prodhim jo te pershtatshem te saj nga qelizat beta te pankreasit. Gjate vakteve te ushqimit, kemi nje hiperglicemi pas perfundimit te se ngrenit si pasoje  e nje faze te pare sekrecioni te pakte insuline  dhe nje renie rreth 35% ne depozitimin e glikogjenit ne melçi.

Historia e Trajtimit te Pneumonise - Pjesa 3

Trajtimi i pneumonise me ilace antibakteriale: trials klinik te kontrolluar
U kryen  disa trials klinik te kontrolluar mbi pneumonine te cilat çuan ne nje rezultat te njejte per sa i perket terapise antibakteriale per pneumonine. Keto studime krahasuan grupe te cileve ju dha terapia antibakteriale me grupe te cileve nuk ju dha terapia specifike antipneumokoku; gjithsesi, nuk ishte akoma metoda ku pacienti ose kerkuesi nuk ishte ne dijeni te terapise (e ashtequajtura metode qorre e dyfishte) dhe metodat e randomizimit nuk ishin ashtu sic behen ne studimet e sotme.

sabato 2 luglio 2011

POT1 - Proteina qe Mbron Fundet e Kromozomeve

Shkencetaret  kane gjetur formulen 3D te nje proteine qe mbron skajet e kromozomeve te njeriut, nje funksion qe eshte themelor ne ndarjen e qelizes. Duke  vezhguar proteinen se si rrethon kromozomin, shkencetaret mesuan se si ajo vendoset ne nje sekuence ADN-je dhe vepron si nje kapsule duke ndaluar prishjen e fundeve te kromozomit.

Metastazat ne Gjendrren Hipofizare

Metastazat ne gjendrren hipofizare (eng. pituitary gland , ita. ghiandola ipofisaria) jane shpesh asimptomatike. 
Gjendrra Hipofizare

Shtatzania - Shenjat dhe Diagnostikimi

Shenje e pare e shtatzanise dhe arsyeja e pare pse shumica e grave shtatzane konsultohen me mjekun, eshte mungesa e nje cikli menstrual. Ne nje paciente e cila zakonisht ka cikle te rregullta dhe eshte seksualisht aktive, mungesa e menstruacioneve, per me teper se 1 jave, eshte nje shenje e mundshme e shtatzanise.


Shtatzania - Nje moment i vecante per nje femer
Imazhi nga nenetus ne FreeDigitalPhotos.net

Trajtimi i Shpejte dhe Leshimi i Pacienteve me Fibrilacion Atrial ose Flutter te Filluar para pak Kohesh

Kardioversioni (eng. cardioversion, ita. cardioversione) i shpejte dhe leshimi i pacienteve qe paraqiten ne Departamentin e Emergjences per fillim fibrilacioni atrial ose flutter atrial brenda 48 oresh nga nisja, eshte i sigurte.

Helmimi nga Monoksidi i Karbonit


Monoksidi i karbonit (formula kimike CO) eshte pa ngjyre, pa shije, pa arome, nje gaz toksik qe prodhohet kur digjet lende djegese. Druri, vaji, benzina, gazi natyral vajguri dhe qymyri prodhojne monoksid karboni kur digjen. Kur nje person thith monoksid karboni, ai bllokon aftesine e gjakut per te transportuar oksigjen dhe mund te shkaktoje demtime te renda ne mushkeri dhe ne tru dhe mund te arrije deri ne vdekje. Monoksidi i karbonit eshte nder shkaqet me te perhapura te vdekjes nga helmime. Ne Amerike, shkakton me shume se 1700 vetevrasje dhe mbi 500 vdekje te paqellimshme çdo vit.

Detaje nga Terapia e Insuficiences Kardiake

Afersisht 1 deri ne 2% e popullsise ne vendet e zhvilluara ka insuficience kardiake, me nje rritje deri ne 10% ne personat e moshes 70 vjeç e me teper. Te pakten gjysma e pacienteve me insuficience kardiake kane nje fraksion te hedhjes (eng. ejection fraction) te ulet (40% ose me pak) dhe semundja e arterieve koronare jane shkaku i afersisht dy te tretave te rasteve te paaftesise kardiake sistolike.

Rezultatet e Vaksinimit per Hepatitin B ne Shtetet e Bashkuara

Programi i vaksinimit i filluar rreth dy dekada me pare ne Shtetet e Bashkuara ka ulur rastet e ketij infeksioni ne individet nga 6 deri ne 49 vjeç.

Osteokondrozat tek Femijet

Me kete emertim nenkuptohen nje sere semundjesh, te shkaktuara shkaqe te panjohura, ku verifikohen probleme ne proçesin normal te rritjes se kockes dhe kerrcit.

Osteokondrozat primitive te moshes se re jane semundje tipike te periudhes se rritjes qe tentojne te perparojne me ngadale dhe ne menyre te vetvetishme drejt sherimit. Gjithsesi, ne disa raste, nese nuk behet nje diagnoze e shpejte dhe nje trajtim i duhur, osteokondrozat mund te shkaktojne deformime te rendesishme.