lunedì 4 luglio 2011

Cfare Jane Kemokinat dhe si Veprojne?

Kemokinat (rreth 40 ne gjenomen njerezore) jane proteina sekrecione, te dimensioneve shume te vogla (te formuara nga 70 deri ne 100 aminoacide) dhe jane te ndara ne kater kategori te quajtura CXC (alfa), CC (beta), C (gamma) dhe CX3C (delta).

Keto emra varen nga prania e aminoacidit çisteina (e paraqitur me shkronjen "C") ne pozicione te percaktuara ne brendesi te sekuences primare. Shkronja "X" tregon cilindo aminoacid tjeter.

Kemokinat veprojne mbi qelizat duke shkaktuar migrimin e disa lloj qelizave, ne veçanti leukociteve (qelizat e bardha te gjakut), sipas receptorit te shprehur nga qeliza mbi membranen plazmatike. Keto receptore i perkasin nje kategorie te veçante te quajtur G-protein coupled receptors (receptore te bashkangjitur me proteinen G), qe kane nje strukture shume te ngjashme mes tyre, te perbere nga shtate domaine transmembrane (ita.sette domini transmembrana,  eng. seven transmembrane receptors)

Disa receptore mund te lidhin me teper se nje kemokine. Lokalizimi dhe migrimi i diferencuar i leukociteve neper enet e gjakut, sistemit linfatik dhe indeve te ndryshme ose linfonyjeve eshte i kontrolluar nga prania e disa kemokinave.

Pergjigje nga Oscar Burrone
International Centre for Genetic Engineering and Biotechnology (ICGEB)
Trieste
Dhjetor 2003
Pergjigja e publikuar ne faqen online Ulisse