martedì 5 luglio 2011

Detaje mbi Trasmetimin e HIV-it

Cili eshte rreziku i trasmetimit te HIV pas nje inokulimi perkutan?
Rastet totale te trasmetimit te HIV (eng. Human Immunodeficiency Virus) me ane te nje inokulimi perkutan (per shembull me ane te nje ago ose instrumenti tjeter qe pershkon lekuren) raportohet te jete 0.3% (intervali i besueshmerise 95%  0.2 deri ne 0.5);
menyrat e ekspozimit qe kane mundesi me te medha trasmetimi perfshijne nje gjilpere qe eshte perdorur per te marre nje ene gjaku tek nje pacient i meparshem, pacient i meparshem me semundje HIV ne faze te avancuar, nje ago e gjate dhe gjak i dukshem ne siperfaqen e instrumentit. Teorikisht, çdo ekspozim qe ka te beje me shpim te lekures mund te trasmetoje semundjen, por nevojitet nje gjykim klinik per te treguar sa eshte mundesia qe ky inokulim te jete i mjaftueshem per te qene nje rrezik trasmetimi; shume mjeke perdorin nje punkture qe merr gjak si kufi te pergjithshem (kufiri me i ulet). Kontakti i materialit te infektuar me membranat mukoze (per shembull syte ose mukozen orale) ose lekure te demtuar mund te trasmetoje infeksionin nga HIV (rreziku i perllogaritur per ekspozim, 0.09% [IB 95% 0.006 deri ne 0.5])

Cili eshte rreziku i nje trasmetimi te HIV pas nje raporti seksual?
Rreziku per-kontakt i trasmetimit te HIV ne nje raport seksual ndryshon sipas natyres se ekspozimit. Rreziku i perllogaritur eshte 1 deri ne 30% ne nje raport anal mbartes (eng. receptive anal intercourse), 0.1 deri ne 10% ne nje raport anal dhenes (eng. insertive anal intercourse)  dhe raport vaginal mbartes (eng. receptive vaginal intercourse) dhe 0.1 deri ne 1.0% ne nje raport vaginal dhenes (eng. insertive vaginal intercourse).  Rreziku i trasmetimit seksual eshte i veshtire per tu llogaritur ne sasi; raportet me vlera te gjera mbi rrezikun e trasmetimit per-kontakt vijne nga studime vezhguese dhe jane te ndikuar nga shume faktore duke perfshire pranine ose jo te semundjeve gjenitale me karakter ulçerativ, semundje te tjera, displazi anale ose te qafes se mitres; te qenurit i bere synet (eng. circumcision status); sasia virale ne zonen gjenitale dhe grada e virulences (aftesise infektive) virale.

NEJM Tetor 2009

Citime:
Raphael J. Landovitz, M.D. and Judith S. Currier, M.D. Postexposure Prophylaxis for HIV Infection N Engl J Med 2009; 361:1768-1775 [Artikulli i Plote]