sabato 2 luglio 2011

Detaje nga Terapia e Insuficiences Kardiake

Afersisht 1 deri ne 2% e popullsise ne vendet e zhvilluara ka insuficience kardiake, me nje rritje deri ne 10% ne personat e moshes 70 vjeç e me teper. Te pakten gjysma e pacienteve me insuficience kardiake kane nje fraksion te hedhjes (eng. ejection fraction) te ulet (40% ose me pak) dhe semundja e arterieve koronare jane shkaku i afersisht dy te tretave te rasteve te paaftesise kardiake sistolike.

Cilet paciente me insuficience kardiake duhet te trajtohen me bllokues te ACE (eng. Angiotensin-Converting-Enzyme inhibitors)?
Bllokuesit e ACE-s jane terapi e pare per pacientet me insuficience  kardiake sistolike; terapia duhet te fillohet menjehere pas diagnozes dhe duhet te vazhdohet per nje kohe te papercaktuar. Bllokuesit e ACE-s rrisin fraksionin e hedhjes ne menyre modeste dhe ulin dimensionet e ventrikulit, shtrimin dhe vdekshmerine e pergjithshme. Bllokuesit e ACE-s gjithashtu ulin rrezikun per infarkt te miokardit.

Kur duhet te perdoret spironolaktoni ne pacientet me insuficience  kardiake?
Ne nje studim te gjere te randomizuar, te kontrolluar me placebo ku pacientet moren spironolakton bashke me nje diuretik, digoksine dhe nje bllokues te ACE-s, u verejt nje ulje e simptomave dhe e shtrimit ne spital si dhe 30% ulje e vdekshmerise ne pacientet me insuficience kardiake sistolike te grades se rende (NYHA klasa III ose IV). Prandaj, shtimi i nje antagonisti te aldosteronit duhet te konsiderohet per pacientet qe qendrojne ne klasen NYHA III ose IV, pamvaresisht terapise me nje diuretik, nje bllokues te ACE-s (ose bllokues te receptorit te angjotensines, ARB) dhe nje beta-bllokues.

A ndihmon matja e peptideve natriuretike nese dyshohet per insuficience kardiake?
Matja e perqendrimit ne plazem te peptideve natriuretike rekomandohet, duke qene se peptidet natriuretike hidhen ne qarkullim ne sasi te medha nga nje zemer qe po kalon ne insuficience , dhe nje perqendrim normal perjashton nje diagnoze te insuficiences kardiake me pothuajse siguri te plote (gjithsesi ky vezhgim mund te mos jete i vertete ne rastet e personave obeze).

NEJM Janar 2010

Per informacione te metejshme:
Insuficienca Kardiake - Faqja e Pacientit. Mjekesiasot 2008 [Link]