sabato 2 luglio 2011

Helmimi nga Monoksidi i Karbonit


Monoksidi i karbonit (formula kimike CO) eshte pa ngjyre, pa shije, pa arome, nje gaz toksik qe prodhohet kur digjet lende djegese. Druri, vaji, benzina, gazi natyral vajguri dhe qymyri prodhojne monoksid karboni kur digjen. Kur nje person thith monoksid karboni, ai bllokon aftesine e gjakut per te transportuar oksigjen dhe mund te shkaktoje demtime te renda ne mushkeri dhe ne tru dhe mund te arrije deri ne vdekje. Monoksidi i karbonit eshte nder shkaqet me te perhapura te vdekjes nga helmime. Ne Amerike, shkakton me shume se 1700 vetevrasje dhe mbi 500 vdekje te paqellimshme çdo vit.

SIMPTOMAT E HELMIMIT NGA MONOKSIDI I KARBONIT
Individet qe ekspozohen niveleve te rrezikshme te monoksidit te karbonit per shkak te ndonje furre te prishur ose ne nje garazh te mbyllur ku monoksidi i karbonit mund te rritet shpejt kur nje makine eshte duke punuar. Simptomat e helmimit nga monoksidi i karbonit mund te ndodhin menjehere ose ne menyre graduale pas nje ekspozimi per nje kohe te gjate. Simptomat me te zakonshme perfshijne:
- Marrje mendsh
- Mungese frymemarrje
- Dhimbje koke
- Nauzea
- Te rene te fiket
- Hutim

Nese keni keto simptoma pasi keni qendruar ne nje vend te mbyllur,  dilni te merrni ajer te paster dhe shkoni ne urgjence. Tregojini mjekut tuaj qe dyshoni se mund te jeni te helmuar nga monoksidi i karbonit.

MASAT QE DUHET TE MERREN
Keshillohet te blihet nje detektor (zbulues) per monoksidin e karbonit per shtepine tuaj.
- Mos perdorni furrat per te ngrohur guzhinen ose shtepine
- Mos lini kurre motorrin e makines ndezur ne garazh
- Mos perdorni motorre me benzine ne hapesira te mbyllura
- Kontrolloni paisjet shtepiake te ngrohjes dhe gatimit cdo vit.
- Kryeni kontrolle per tubat dhe oxhaket dhe pastrojini nese jane te bllokuar.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi helmimin nga monoksidi i karbonit .]

Burimi : JAMA 2002; 288 (8) : 1036