lunedì 4 luglio 2011

Infeksioni nga HIV : Bazat

Virusi i imunodefiçences njerezore (eng. Human immunodeficiency virus, HIV) eshte nje virus qe shkakton AIDS (eng. Acquired ImmunoDeficiency Syndrome). AIDS eshte nje semundje serioze qe vendos jeten ne rrezik dhe ka nje sere simptomash. 



 
Infeksioni nga HIV mund te trajtohet me ilaçe qe bejne pacientin te ndihet mire dhe te zgjasin jeten. Gjithsesi, nuk ka nje kure per infeksionin nga HIV ose AIDS. Te pakten 40 milion njerez jane te infektuar nga HIV ne gjithe boten.

SI TRASMETOHET HIV
HIV nuk merret duke pire uje nga nje burim, nga kontakti me biden ose duke prekur nje person te infektuar. Mund te marresh infeksionin nga HIV nga:
- Lengjet e trupit duke perfshire spermen dhe sekrecionet vaginale (me ane te kontaktit seksual me nje person te infektuar) dhe nga gjaku. Nuk ka te dhena qe infeksioni nga HIV mund te trasmetohet nga peshtyma.
- Gjaku i infektuar nga gjilpera qe jane perdorur per te dhene ilaçe ose nje shpim aksidental me nje gjilpere e ndotur me gjak te infektuar.
- Gjak i infektuar ose produkte te gjakut me ane te transfuzioneve (kjo eshte e rralle ne vendet e zhvilluara por vazhdon te ndodhe ne vendet me programe testimi jo te duhura te gjakut te dhuruesit). Grate me infeksion HIV mund te trasmetojne virusin femijeve te tyre gjate shtatzanise, gjate momentit te lindjes ose me ane te qumeshtit gjate gjidhenies.

SIMPTOMAT E SEMUNDJES QE KA LIDHJE ME HIV
Individet me infeksion nga HIV nuk ndihen te semure ne fillim. Gjithsesi, infeksioni nga HIV shpesh here shoqerohet nga nje sasi simptomash qe mund te ndryshojne, ne varesi te kohes qe kur ka marre infeksionin. Duke qene se HIV ndikon mbi funksionet e sistemit imunitar, njerezit qe jane te infektuar zhvillojne semundje qe me pare mund te luftoheshin thjeshte nga sistemi imunitar. Simptomat fillojne te rriten ne grade  dhe numer sa me gjate qendron virusi ne trup nese individi nuk trajtohet.
Simptomat perfshijne:
- Gjendrra linfatike te enjtura
- Temperature dhe djersitje naten
- Diarre
- Humbje peshe
- Kolle dhe veshtiresi ne frymemarrje
- Lodhje e vazhdueshme
- Infeksione te lekures
- Shikim i mjegulluar dhe dhimbje koke
- Zhvillim i infeksioneve te tjera si disa lloj pneumonish

PARANDALIMI I INFEKSIONIT NGA HIV
- Mos kryeni marredhenie seksuale me ndonje person qe nuk dini nese ka apo jo infeksionin nga HIV. Kjo perfshin cdo lloj kontakti vaginal, anal ose oral.
- Nese partneri juaj ka pasur eksperience seksuale te meparshme, edhe nese besoni qe jeni ne nje lidhje monogamike, mbroni veten duke perdorur preservative cdo here qe keni nje kontakt seksual dhe nuk jeni i sigurte nese partneri juaj ka nje test negativ per HIV. Gjithsesi kini parasysh qe prezervativet mund te prishen.
- Nese merrni droge, kerkoni trajtim per te dhe mos ndaj gjilpera me te tjeret. Perdorni vetem shiringa te reja cdo here qe kryeni injeksione.

Burimi i informacioneve : JAMA 2006; 296 (11) : 892

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi infeksionin nga HIV dhe semundjen AIDS]

Informacione te metejshme:
- Organizata Boterore e Shendetsise. Faqja per HIV/AIDS [http://www.who.int/hiv/en/]