venerdì 4 febbraio 2011

Itaka - Analiza e Nje Viti

Para nje viti permenda nisjen e nje projekti nga ana e poliklinikes "Umberto I" ne Rome per informatizimin e sistemit te spitalit. Projekti kishte ne plan kthimin e plote te karteles klinike ne formen e informatizuar dhe heqjen e karteles klinike ne leter. Tani pas nje viti i rikthehem serish kesaj teme me nje shkrim tjeter. Ndoshta çeshtja mund te mos jete e nje interesi te veçante, por avantazhet qe sjell nje proces i tille eshte i jashtzakonshem. Ato qe doja te tregoja me shkrimin e meparshem dhe shkrimin qe do lexoni me poshte jane potencialet e nje reforme te tille, avantazhet qe sjell, problemet qe kalohen dhe çfare te rejash te tjera priten. Duke qene pjese e nje ndryshimi te tille, mund te konsiderohem edhe nje vezhgues qe merr shenime, ndoshta per nje aplikim te mundshem ne spitalet shqiptare ne te ardhmen.


Programi Itaka i eshte nenshtruar ndryshimeve qe kane çuar ne fund ndryshimin ne Galileo. Galileo paraqet me shume opsione, nje grafike me te rafinuar dhe mundesi per te shtuar elemente pa pasur me nevoje me ndryshu grafiken, gje qe Itaka nuk ta lejonte. Panelet anesore te programit bejne te mundur shkurtimin e koheve te karikimit, nje problem qe kishte Itaka ne momentet fillestar.

Projekti ka sjelle shume avantazhe ne menaxhimin e pacienteve dhe kjo gje eshte akoma ne zhvillim e siper. Avantazhet u vune re qe ne momentet e para te aplikimit. Edhe pse projekti duhet te kishte mbaruar ne kete kohe, pergatitja e tij kerkoi me teper kohe duke qene se programi i nenshtrohet rregullisht ndryshimeve dhe duhet te mendohet sa e veshtire eshte kjo gje ne nje spital qe ne çdo moment mbart nje numer te madh pacientesh dhe informacionet ne kohe reale jane jetesore.
Por cilat jane disa nga avantazhet qe sjell nje sistem i tille, i aplikueshem ne nje spital universitar? Po ju paraqes ndryshimet kryesore gjate procesit dhe avantazhet:

1. NISJA E APLIKIMIT TE KODEVE ME VIJA .
Ne fillim te tetorit 2009, laboratoret e analizave do fillonin te pranon vetem provezat qe kishin etiketat me kode me vije siper dhe kerkesat te bera me letra nuk do pranoheshin me. Gjithashtu te gjitha kerkesat do te beheshin natyrisht me ate te kompjuterit dhe nje here qe do te trasferoheshin, kerkeses do ti vendosej nje kod (eng. barcode ita. codice a barre) qe do perkonte me paketen e analizave qe kerkoheshin dhe do te ishte kod unik. Kerkesat qe kryheshin me ane te kompjuterit, kishin emrin e atij qe e pergatiste (kjo thjesht me profilet qe secili operator sanitar ka te aktivizuar ne poliklinike), emrin e atij qe e transferonte si kerkese dhe po ashtu oren dhe daten. Te dhenat e pacientit jane te sakta sepse qarkullojne ne brendesi te nje rrjeti qe ka lidh gjithe polikliniken. Kjo gje jo vetem qe lejonte nje levizje te shpejte por hiqte problematikat e pergatitjes se kerkesave, probleme qe kane lidhje me ortografine nga ana e atij qe e pergatiste dhe mundesite qe analiza te ndryshme mund te mos kerkoheshin edhe per thjesht faktin se ne ate moment mund te mos dihej diçitura e sakte e saj. Ndersa ne program, te gjitha analizat qe laboratori kryen jane te vendosura dhe mjeku mund ti kerkoje pa pasur frike se mos ndoshta harron ndonje ose se mos laboratori nuk i kryen ato analiza. Po ashtu diçitura e seciles analize eshte e qarte dhe nuk nevojitet nje "deshifrim" nga ana e laboratorit se çfare analize kerkohet.

Efektet e ketij ndryshimi u vune re menjehere. U zhduken letrat qe shoqeronin provezat, u zhduken problemet me shkrimet dhe pranimin e provezave sepse çdo gje behej me ane te etiketave qe u ngjiteshin siper provezave dhe kodi i etiketes se provezes perkonte me ate te kerkeses se trasferuar. Po ashtu, duke llogaritur kohet e zhvillimit te analizave mund te kishe pergjigjet direkt te konsultueshme ne kompjuter, te ndare sipas pacienteve. Keto ishin efektet e para me te dukshme.

Ne momentet e para futja e nje sistemi te tille solli disi veshtiresi tek infermieret dhe nje pjese e mjekeve. Nje pjese e tyre kishin probleme me aplikimin e programit, i cili here pas here i nenshtrohen modifikimeve te grafikes dhe shtimit te opsioneve me kalimin e kohes. Nje pjese tjeter hasnin probleme me plotesimin e kerkesave per shkak se procesi kalonte ne disa faza si pergatitja e kerkeses, printimi i kodit, trasferimi i kerkeses. Kishte raste qe mund te harrohej ndonje analize dhe nese kerkesa ndryshohej, kodi ndryshonte gjithashtu. Per kete arsye, ne muajin e pare, laboratoret e analizave pesuan nje vale problematikash me kerkesa qe nuk shoqeroheshin me proveza ose kerkesa te plotesuar gabim dhe kode qe nuk perkonin mes kerkeses dhe provezave etj. Gjithsesi, ky problem nuk zgjati me teper se 1 muaj duke qene se ishin procese qe kryheshin çdo dite dhe si mjeket dhe infermieret filluan te mesoheshin me keto procedura dhe pas nje periudhe fillestare, keto gjera u bene routine e perditshme. Po ashtu, gjate kesaj periudhe luajten nje rol te rendesishem edhe stafi qe sterviti infermieret dhe mjeket qe qendronin gjithmone prane per cdo problem te mundshem gjate asaj periudhe. Nevoja e tyre u ul pas muajit te pare.

2. PERGJIGJA E ANALIZAVE .
Kjo mund te konsiderohet si efekti me i rendesishem qe pati programi ne periudhe me pare te aplikimit te tij. Mendoni qe ju dergoni nje kerkese per analiza ne urgjence dhe ju duhet te prisni qe laboratori ta zhvilloje, me pas te shkoje dikush ta marre dhe nje here qe jua sjell te mund te vendosni se çfare do te beni. Natyrisht qe gjate ketij procesi mund te kete vonesa dhe jo gjithmone stafi perberes eshte ne gjendje te jete gati per ta kryer. Nuk mund te merrni ne telefon laboratorin sepse nese dicka e tille do kryhej per çdo analize qe dergohej ne urgjence, atehere çfare kuptimi do kishte?  Pas aplikimit te kerkesave me ane te programit, edhe pergjigjet vinin me ane te programit. Te gjitha rezultatet e analizave ishin te konsultueshme nga programi dhe kjo gje te lejonte nje kursim te madh kohe per menaxhimin e nje pacienti ne rast urgjence. Kjo shpejtoi jashtzakonisht menaxhimin e rasteve klinike sic jane hipotezat e infarkteve te miokardit, embolive polmonare, infeksioneve nozokomiale me komplikime, etj. Nje nderhyrje me e shpejte do te thote nje perqindje me e madhe mundesie qe te kete sukses.

3. KRYERJA E ANALIZAVE TE TJERA .
Pasi qe u lidh laboratori i analizave te gjakut, shume shpejt u lidhen edhe laboratoret e tjere si mikrobiologjia, anatomia patologjike, Laboratori i Urgjences, laboratori i reumatologjise etj dhe te gjitha pergjigjet e kerkesave qe beheshin mund te konsultoheshin direkt nga cilido kompjuter ne brendesi te poliklinikes edhe nese ti nuk ndodheshe ne departamentin tend ne ato momente. Cdo analize qe kryhej me ane te kompjuterit mund te merrte pergjigjen po me ane te kompjuterit. Kjo gje eleminoi perfundimisht edhe problematikat e tipit "e kemi marre apo jo pergjigjen e analizave te urinave? po autoantitrupat qe derguam, e kemi pergjigjen?" duke qene se çdo pergjigje ishte e konsultueshme menjehere ne kompjuter edhe nese nuk kishim ne dore fleten nga laboratori.

4. RADIOLOGJIA .
Ndryshimi i emrit nga Itaka ne Galileo perkoi me vendosjen e sherbimit te radiologjise. Te gjitha kerkesat e radiologjise filluan te kryheshin online, oraret e kryerjes se analizave jepeshin online dhe pergjigjet ishin te konsultueshme online. Kjo gje shmangte probleme me dergimin e kerkesave, problemet me shkrimin dhe po ashtu problemet me dhenien e orareve te takimit. Ne kete menyre eshte programi qe pak a shume vendos oren e takimit dhe merr parasysh kohezgjatjen normale te nje analize radiologjike. Te gjitha imazhet dhe pergjigjet jane te konsultueshme nga programi, gje kjo qe te ben te mundur te kesh nje imazh radiografik edhe pa pasur pergjigjen e analizes. Imazhi radiografik dixhital eshte i perpunueshem sipas nevojes, dhe kjo gje te jep me shume mundesi te konsultimit te analizes. Mendoni nese keni nje analize tomografie ne format dixhital dhe ne format negativi. E para te lejon ndryshimet e kontrastit, perpunimin ne 3D, matjen e kontrastit, zmadhimin e zonave te dyshimta, etj etj. Programet qe merren me kete faze, Infinit dhe Carestream, paraqesin nje mori opsionesh per ti ardhur sa me teper ne ndihme kerkesave te mjekut. Te dy programet paraqesin elemente te shumta manipulimi te imazheve per te bere te mundur nje analize sa me te mire te tyre, deri ne ndertimin e imazheve ne 3D.  Mendoni nga ana didaktike se cfare vlere mund te kete mundesia e konsultimit te mbi 1 milion imazheve nga urgjenca (te konsultueshem nga Carestream) dhe rreth 30 mije imazheve nga pacientet e shtruar (nga Infinitt, numer qe po shtohet perdite edhe me analizat e kryera perpara se te futej ne perdorim programi). Te gjithe keto imazhe mund te konsultohen nga ana e studenteve dhe specializandeve. E nderkohe qe konsultohen imazhet, programi te jep te mundur konsultimin e pergjigjes se analizes se kryer.
Kjo gje eshte e rendesishme kur duhet te nderhyhet shpejt nderkohe qe pret pergjigjen zyrtare te radiografise.

Aktualisht i vetmi problem qe ekziston eshte qe Carestream dhe Infinit punojne si 2 programe te ndare. Imazhet e njerit program nuk jane te konsultueshem ne programin tjeter (Carestream punon me imazhet e Urgjences ndersa Infinit me ambulatoret, day-hospital dhe shtrimet). Ky problem pritet te rregullohet se shpejti duke qene se paraqet nje element kyç per punen e radiologeve.

5. PRANIMI I PACIENTIT DHE MBYLLJA E KARTELES KLINIKE .
Aktualisht eshte ne faze eksperimentimi kartela klinike e cila po plotesohet pak nga pak me te gjitha elementet e saj. Se shpejti do te zhduket letra dhe kartela klinike do te jete plotesisht ne kompjuter. Firma dixhitale, momenti i fundit i gjithe procesit, do ti jape vlera ligjore.

6. QELLIME STATISTIKORE .

Mendoni nese spitali do te donte te nxirrte te dhena statistikore mbi analizat qe kryhen, pse kryhen, kur kryhen, sa te pershtatshme jane, etj etj. Po ashtu te nxirren te dhena mbi sa harxhohet per keto analiza dhe sa harxhime mund te shmangen (me qellimin e permbajtjes se buxhetit). Ne nje kohe kur permbajtja e kostove eshte bere themelore ne menaxhimin e nje spitali, nje reforme te tille jep mundesi te medha per nje analizim sa me te mire dhe nje menaxhim sa me te mire te buxhetit qe kemi ne dispozicion. Te gjitha keto te dhena behen lehtesisht te konsultueshme kur te dhenat jane online dhe kjo gje ben te mundur nje menaxhim edhe me te mire te spitalit, duke pare se ku mund te nderhyhet per ta perforcuar dhe ku jo. Imagjinoni per shembull nese numri i koronarografive peson nje rritje nga viti ne vit dhe nje njesi e vetme nuk i perballon. Menaxhimi i spitalit nxjerr keto te dhena nga programi dhe investon ne ndertimin e nje njesie hemodinamike te dyte per ti bere balle. Nderhyrje te tilla sjellin nje rritje te potencialit te secilit spital per te perforcuar pozitat dhe per te terhequr edhe me teper klientet ne nevoje. E njejta gje mund te kryhet me analizat per te pare se sa shpenzohet per secilen prej tyre dhe te kryhen menaxhime ne baze te nevojave. Imagjinoni nje analize sic eshte tomografia per gjetjen dhe stadimin e kancereve. Nese marrim parasysh kete element bashke me te dhena te tjera si vjeterimi i popullsise mund te analizohet se sa perdoret kjo analize dhe sa raste eshte ne gjendje te zbuloje. Nga kjo analize mund te shihet nese eshte e nevojshme te fuqizohet ky sherbim apo jo. Aplikimet e te dhenave statistikore qe mund te perftohen nga vendosja e nje projekti te tille do te ishin te panumerta si nga ana menaxhimit edhe nga ana e studimeve shkencore qe mund te kryhen duke qene se te dhenat jane te gjitha ne brendesi te programit dhe asgje nuk humb neper shkresa.

Aktualisht keto elemente mund te permend si me kryesoret por nuk mund te numerohen elementet e vogla qe ky program ka ndryshuar. Dhe akoma nuk ka mbaruar sepse parashikohen permiresime te tjera ne te ardhmen. Faza tjeter eshte vendosja e terapive online. Si mjeku qe e pershkruan, ashtu edhe infermieri qe e jep vendosen perpara pergjegjesive. Kjo gje ben te mundur qe çdo hap qe ndermerret te jete i justifikueshem ne nje menyre dhe ben te mundur uljen e gabimeve si nga ana e mjekeve edhe nga ana e infemiereve. Dhe ne fund vulen e programit do ta vendose firma dixhitale.

E nderkohe qe shkruaj kete shkrim, nuk kam si mos te permend Kamilla3, programi qe funksiononte ne departamentin e Pediatrise. Programi i la vendin Galileo-s, gje kjo e paevitueshme. Ishte dicka e parashikuar qe me pare duke qene se nuk ishte bere per ti lehtesuar punen mjekut dhe per kete arsye nuk do e kishte jeten te gjate.

Takimi me nje shkrim tjeter parashikohet pas 1 viti, per tu treguar te rejat e tjera. Te gjitha keto informacione ndoshta nje dite do te merren parasysh kur keto ndryshime te kryhen edhe ne Shqiperi. Kjo eshte e ardhmja dhe shume shpejt do ta kuptojme te gjithe.
Per me teper mbi programet Carestream dhe Infinitt:
- Per programin Carestream [Link]
- Per programin Infinitt [Link]
Link-et e vendosura jane thjesht per qellime informative dhe jo per reklama.