lunedì 4 luglio 2011

Logjika dhe Qellimi i Terapise me Insuline ne Diabetin e Tipit 2

Pacientet me diabet te tipit 2 kane rezistence periferike ndaj insulines dhe nje prodhim jo te pershtatshem te saj nga qelizat beta te pankreasit. Gjate vakteve te ushqimit, kemi nje hiperglicemi pas perfundimit te se ngrenit si pasoje  e nje faze te pare sekrecioni te pakte insuline  dhe nje renie rreth 35% ne depozitimin e glikogjenit ne melçi. Nje renie rreth 55% te glukoneogjenezes hepatike gjate nates çon ne nje prodhim te teper te glukozes dhe hiperglicemi ne gjendje agjerimi. Ne fund, ne 90% te pacienteve me insuficience perparuese te qelizave beta, ndryshimet ne stilin e jetes dhe terapia me ilaçe orale nuk jane te mjaftueshme dhe ne keto paciente nevojitet terapi e jashtme me insuline per te arritur nivelet e duhura te hemoglobines se glikuar qe rekomandohet te jete nen 7%. Qellimi i terapise me insuline eshte kontrolli i glicemise dhe nje ulje te semundjes mikrovaskulare dhe, nese eshte e mundur, ulje e semundjes makrovaskulare, pa çuar ne hipoglicemi ose shtim ne peshe.
 
NEJM Tetor 2009