lunedì 4 luglio 2011

Mekanizmi i Hyrjes se ARN Citoplazmatike ne Mitokondri

Zbulohet mekanizmi me ane te se cilit trasportohen ne brendesi te mitokondrive disa ARN (Acidi Ribonukleik) te vegjel te citoplazmes, te nevojshem per funksionimin e mire te "centralit energjitik" te qelizes. 

Mitokondria

Mitokondrite, siç dihet, kane nje gjenome te tyren, e pavarur nga ato berthamore, e cila gjithsesi nuk eshte autonome dhe ka nevoje per disa elemente mbeshtetese. Me saktesisht ka nevoje qe te trasportohen ne brendesi te mitokondrive disa ARN te vegjel te citoplazmes. Deri tani nuk diheshin mire mekanizmat qe benin te mundur hyrjen e ketyre ARN-ve ne brendesi te mitokondrive.  

Tani, nje grup kerkuesish te Universitetit te Kalifornise ne Los Anxheles kane qartesuar menyren se si ndodh kjo gje dhe e kane pershkruajtur ne nje artikull te publikuar ne revisten Cell.

Me saktesisht, kerkuesit kane treguar rolin e nje proteine te quajtur polinukleotid fosforilazi (PNPazi) ne rregullimin e hyrjes se ARN citoplazmatike ne mitokondri. Ulja e shprehjes se PNPazi-t ul mundesine e prodhimit te ARN mitokondriale, gje qe con ne bllokimin e perkthimit te proteinave te nevojshme per te mbajtur zinxhirin e trasportimit te elektroneve qe ben te mundur prodhimin e energjise ne forme ATP-je (Adenozin Trefostat). Nivele te uleta te PNPazi-t çojne ne mbledhjen e ARN mitokondriale te parritura, qe çon ne probleme me prodhimin e energjise.

"Zbulimi na tregon qe PNPazi rregullon prodhimin energjise me ane te rregullimit te importimit te ARN-ve citoplazmatike", thote Michael Teitell, nje nga koordinatoret e kerkimit. "Studimi hedh drite mbi menyren si funksionon qeliza ne nje nivel me te vertete themelor dhe na tregon nje menyre te mundshme per kontrollin e prodhimit te energjise mitokondriale, me nje impakt mbi rritjen qelizore , perfshire ate te disa lloj kancereve."

Le Scienze Online
Gusht 2010