martedì 5 luglio 2011

Metastaza Hepatike nga Mikrocitoma

Pacient mashkull, 62 vjeç, paraqitet ne Departamentin e Emergjences per dhimbje ne kafazin e kraharorit  qe kishte filluar rreth 14 dite me pare,te cilat shtoheshin gjate levizjeve.   Ne muajin e fundit pacienti kishte pasur nje humbje peshe rreth 10 kg, asteni dhe renie te oreksit . Nje radiografi e kryer rreth 15 dite para shtrimit ne Urgjence tregonte nje demtim bazal te djathte dhe pleurit te lehte. 

Metastaza ne Melci nga Mikrocitoma (Imazhi: Ilir Halili)


Analizat e hyrjes tregonin nje rritje te parametrave hepatike dhe vlerave te kalciumit. Nje ekografi e abdomenit tregonte demtime te melcise dhe per nje inkuadrim me te sakte te situates me tej u krye nje tomografi e kompjuterizuar e gjithe trupit qe vendosi ne dukje demtime te shumta te melcise (imazhi), nje shembje te vertebres L1, demtim te gjendrres mbiveshkore te djathte,interesim te shpnetkes me demtime te shumta, nje formacion te ngurte me nyje satelit ne mushkeri. lokalizuar ne zonen perilare, interesim te te gjitha kockave te kafazit te kraharorit dhe interesim te cipes se trurit.Per identifikimin e demtimit u krye nje bronkoskopi me lavazh bronkoalveolar dhe biopsi transbronkiale qe vune ne dukje pranine e qelizave pak te diferencuara ne materialin e derguar per analizim. Biopsia beri te mundur diagnostikimin e nje kanceri me qeliza te vogla (Mikrocitome CD56+ , TTF-1 negative, citokeratina 34betaE12 negative)


Ky kuader beri te panevojshme kryerjen e nje shintigrafie dhe stadimi ishte stadi 4 me kancer primar ne mushkeri.

Pas konsultimit me onkologet, radiologet dhe ortopedistet u vendos nisja e radioterapise dhe kemioterapise (per te cilen u vendos nje port-a-cath), dhe vendosja e nje busti per te mbajtur trupin dhe kontrollin e dhimbjes me ane te terapise.

Per kontrollin e dhimbjes, pas konsultimit me specialistet e terapise se dhimbjes, u vendos fillimisht terapia qe fillonte me paracetamol 1 gr 2 here ne dite, tramadol 20 pika 3 here ne dite dhe pregabalin 75 mg 2 here ne dite dhe ne nje moment te dyte u ndal tramadoli dhe u zevendesua me morfine 10 mg 2 here ne dite dhe 10 mg shtese  ne raste nevoje, me nje kontroll te mire te dhimbjes.

Per vlerat e kalcemise ne rritje u vendos terapia me acid pamidronik 90 mg cdo 3 jave me rezultate te mira ne kontrollin e vlerave te kalciumit.