sabato 2 luglio 2011

Metastazat ne Gjendrren Hipofizare

Metastazat ne gjendrren hipofizare (eng. pituitary gland , ita. ghiandola ipofisaria) jane shpesh asimptomatike. 
Gjendrra Hipofizare



Ne rastet simptomatike diabeti insipidus eshte gjetja qe raportohet me shpesh. Zhvillimi i nje hipernatremie gjate nje periudhe te limitimit te marrjes se lengjeve sugjeron nje diabet insipidus. Poliuria (urinimi ne sasi te medha) eshte tipike ne momentin e paraqitjes se semundjes. Dhimbje koke, oftalmoplegji, difekte ne fushat e shikimit dhe mosfunksionim i gjendrres hipofizare te perparme jane te zakonshme ne keto raste. Per sa i perket pasojave te insuficiences se gjendrres, eshte e rendesishme te kerkohet per nje mungese se kortikotropines e cila mund te çoje ne nje krize te gjendrrave mbiveshkore (eng. adrenal glands , ita. ghiandole surrenali)  dhe vdekje nese nuk diagnostikohet.

Cilet jane kanceret qe metastatizojne me teper ne gjendrren hipofizare?
Jane te rralla rastet kur hipopituitarizmi shkaktohet nga nje kancer malinj primar ose nga metastazat e tumoreve ne gjendrren hipofizare. Po ashtu, metastazat ne gjendrren hipofizare jane pasoja shume te rralla te kancereve te organeve me te dhena qe shkojne nga 1 deri ne 3.6%. Kanceri i gjirit dhe i mushkerive jane kanceret me te zakonshem qe metastatizojne ne gjendrren hipofizare.

NEJM Mars 2010