lunedì 25 luglio 2011

Metastazat ne Tru

Metastazat ne tru ndodhin ne 20% deri ne 40% te pacienteve dhe kancer. Prognoza e pacienteve me metastaza ne tru eshte e dobet. Jetegjatesia e pacienteve me metastaza ne tru shkon nga 2.3 deri ne 7.1 muaj.

Po cilet jane tumoret primare qe mund te japin metastaza ne tru? Kanceri i mushkerive jep 30% deri ne 60% te te gjithe rasteve te metastazave ne tru. Kancere te tjere qe japin metastaza ne tru perfshijne kancerin e gjoksit, melanomen, karçinoma me qeliza renale, kanceri kolorektal dhe karçinoma me origjine primare te panjohur.

Ku ndodhin metastazat ne tru? Metastazat parenkimale zakonisht ndodhin ne pikelidhjen e substances se bardhe me ate gri si rezultat i shperndarjes arteriale te gjakut, dhe zonat e trurit qe marrin me teper sasi gjaku jane ato qe mund te zhvillojne me teper metastaza. Si rezultat, rreth 80% e metastazave ndodhin ne hemisferat cerebrale. Me pak ndodhin ne cerebellum (truri i vogel) (15%) dhe ne bazen e trurit (me pak se 5%).

NEJM Mars 2010