domenica 10 luglio 2011

Nje rruge metabolizmi ne sherbim te qelizave kancerogjene


Ne procesin e glikolizes abnorme prodhohen sasi te medha te nje produkti te mesem qe perfundon ne drejtime sinteze te ndryshme, i nevojshem per rigjenerimin e qelizave te reja kancerogjene.

Qelizat tumorale mund te nisin nje rruge biokimike alternative, deri me sot e panjohur, qe pershpejton metabolizmin dhe çon njekohesisht ne mbledhjen e nenprodukteve te dobishme per rigjenerimin e qelizave te reja kancerogjene. Ky eshte rezultati i nje studimi te kryer nga biologe te MIT dhe Universitetit te HArvard te publikuar ne nje artikull ne revisten Science.



Qeliza Kancerogjene ne Ndarje


Metabolizmi i glukozes ndodh zakonisht ne 2 faza, e para e te cilave, glikoliza, eshte e vetmja qe kryhet nga qelizat tumorale dhe mbi te u fokusua studimi i ri. Glikoliza konsiderohet zakonisht si nje proces linear me 9 hapa qe kthen nje molekule glukoze ne dy molekula piruvat, perberje organike me tre molekula karbon. Normalisht piruvati futet ne fazen e dyte te metabolizmit te glukozes.

"Mendohej se ishte e sigurte qe kjo ishte e vetmja menyre qe mund te kryhej metabolizmi i glukozes. Por studimi jone tregoi qe ekziston nje menyre tjeter dhe kjo duket se eshte ne veprim ne qelizat qe ndahen", thote Matthew Vander Heiden, qe ka koordinuar studimin.

Dihej qe qelizat tumorale zevendesonin nje enzime metabolike kyç, piruvato kinazen, me nje tjeter. Te dyja versionet e kesaj enzime, te quajtura PMK1 dhe PMK2, marrin pjese ne fazat e fundit te glikolizes, me saktesisht ne transformimin e nje perberje te quajtur PEP (fosfoenolpiruvati) ne produktin final qe eshte piruvati.

Ne studimin e ri, kerkuesit kane zbuluar qe PEP merr pjese ne nje mekanizem feedback deri me sot i panjohur qe anashkalon fazen e fundit te glikolizes: ne qelizat tumorale PKM2 nuk eshte shume aktiv dhe kjo çon ne mbledhje te PEP. Kjo sasi e tepert PEP-i aktivizon nje tjeter enzime te quajtur PGAM, qe katalizon nje hap te meparshem te glikolizes, me nje prodhim te metejshem te PEP, sipas nje mekanizmi feedback pozitiv prandaj sa me shume PEP te kete qeliza, aq me teper prodhon.

Pika themelore eshte qe ne kete proçes qeliza gjeneron sasi te medha te nje perberesi tjeter qe formohet gjate nje hapi te ndermjetem te zinxhirit te reaksioneve. Vander Heiden mendon qe kjo perberje, 3-fosfoglicerati, udhezohet drejt rrugeve alternative te sintezes, si ajo e prodhimit te ADN-s, qe mund te vendoset ne qelizat e reja.

Rezultetet lene te hedhesh hipoteza se ilaçe qe aktivizojne PKM2 mund te jene te dobishme ne terapite onkologjike. Nje aktivizim i madh i PKM2 mund te bllokoje kete rruge metabolike alternative dhe te ngadalesoje prodhimin e materialeve te nevojshme per qelizat e reja tumorale.

Le Scienze Online Shtator 2010