lunedì 25 luglio 2011

Pjese nga Shume Mendje...

Pasi qe shpjegoi per rreth gjysem ore profesori vuri re humbjen e perqendrimit dhe vijoi...
<<...me ju thene te drejten nuk kam çfare tu them me teper per momentin. Nese do me duhej tu shpjegoja ndonje gje ne kete leksion do te ishte menyra si duhet te silleni ne profesionin e mjekut, perballe pacientit tuaj.
Ndoshta ju duket si loje por kjo ceshtje eshte themelore ne profesionin tuaj. Aq shume sa qe mund te mjaftoje kjo pike per te dalluar ate qe ben mjekun nga ai qe ben sharlatanin. Dua tu them ate qe mund tu duket si nje tragjedi por thelle thelle eshte realiteti. Tashme 30 minuta leksion kane kaluar dhe nese do vazhdoja tu shpjegoja mekanizmat e temes qe po flisnim do te ishte e kote sepse nuk do kishit perqendrimin e duhur. Prandaj le te perdorim kete pjese qe ka ngel per te folur mbi disa gjera te vogla rreth menyres si duhet te beni profesionin e mjekut. Aktualisht akoma nuk jeni futur ne realitetin e profesionit tuaj. Po merreni akoma me keto leksione teorike qe natyrisht qe do ju duhen per tu formuar nga ana profesionale por nje pjese e tyre thjesht jane per tu zhvilluar nga ana logjike. Ne praktike nuk do ju duhen dhe per kete arsye do harrohen. Ne fund do kuptoni qe do perdorni rreth 30-40% te atyre qe do mesoni dhe se pjesa tjeter eshte e destinuar te mbulohet nga pluhuri si pasoje e mosperdorimit.

Pika e pare qe duhet te keni parasysh dhe kete gje e kam permend shpeshhere edhe per shkak se te njejten gje me kane mesuar: Kur te beni rolin e mjekut bejeni me idene qe 80% e pacienteve tuaj nuk sherohen. Nese nuk do pranoni kete gje, atehere do te thote qe nuk do keni kuptuar asgje deri ne fund dhe ju keshilloj ne ate pike te gjeni nje fakultet tjeter sepse nuk jeni ne vendin e duhur dhe se nuk jeni bere per kete pune. Do pyesni atehere çfare shpeton mjeku? Ju keni per detyre te beni çfare keni mundesi qe te sheroni semundjen, jo te semurin , por jo gjithmone do ja arrini. Duhet te pranoni qe shumica e semundjeve ecen si tu doje qejfi, dhe te pakta jane ato qe i pergjigjen ne menyre te plote terapise qe u jepni. Kjo gje ben pjese ne natyren e mjeksise se sotme qe nuk eshte nje shkence e sakte. E meqenese po flasim per saktesi, atehere me mire te themi qe mjekesia nuk eshte shkence por bazohet ne fakte shkencore. Nuk dua tu demoralizoj por ky eshte realiteti. Sa me shpejt ta pranoni aq me te lehte do ta keni per te ushtruar profesionin tuaj.

Do mesoni shume prej pazienti tuaj dhe ndonjehere do te mesoni duke i bere keq atij, pamvaresisht se mund te mos e beni me dashje kete gje. Do mesoni nga ai gabim e do tentoni te mos e perseritni me! Harrojini librat ne ato momente. Ato jane teper statike! Ka kete simptome, kete simptome, kete simptome dhe kjo eshte diagnoza. Sikur te ishin gjerat kaq te thjeshta atehere ky profesion nuk do konsiderohej i veçante. Rralle here do ju qellojne semundjet aq qarte sa ju paraqiten ne libra. Per te mos thene per ato semundje te rralla qe ndoshta gjate gjithe jetes tuaj si mjeke nuk do i shihni ndonjehere ose me mire te themi, nuk do keni kurre mundesite te kryeni analizat e duhura per te arritur tek ajo diagnoze. Harrojeni Dr.House se ai eshte idiot. Ju them qe me shume bakterie ka ne rrobat e ne trupin e atij personi se sa ne gjithe spitalin. Beni mjekun, mos enderroni te beheni si ai sepse ai nuk ekziston.

Profesioni i mjekut eshte unik per menyren se si te perfshin. Stetoskopin ne vesh e vendosin te gjithe, nuk eshte kjo qe e dallon mjekun. Tregoni respekt kundrejt atij qe keni perpara sepse eshte njeri dhe do ndaje me ju nje pjese te botes se vet! Do degjoni çdo lloj historie,do beheni pjese e çdo lloj sekreti qe nuk do te mund ta ndani me njeri tjeter, do shihni paciente tek vuajne e do ndani me to fjalet e fundit e pse jo mund te jene edhe “Faleminderit Doktor”, do shihni paciente tek shuhen ne duart e juaja, do jeni nga ato qe do thoni oren e vdekjes, do jeni nder ato qe do i jepni lajmin familjeve te tyre, do jeni nder ato qe do shihni fytyra te qeshura tek dalin nga dera e spitalit dhe do uronit qe te mos ktheheshin me brenda atyre mureve. Do luani letra me nje pacient me maske Venturi tek merr oksigjen per te kompensuar ate veshtiresi qe ka per te marre fryme vetem e vetem qe ta beni qe te harroje sa do pak ato momente dhe te ndihet qe ka dike afer, do merrni nga patatinat e nje pacienti te trapiantuar duke i thene qe heren tjeter ti sjelli me djathe se me qepe nuk ju pelqen , do gezoheni e do hidheroheni ne te njejten kohe, do ti dhuroni nje buzeqeshje dikujt, nje buzeqeshje qe do te vleje me teper se e gjithe kjo bote per te…e nderkohe qe beni gjithe keto gjera,duhet te ruani gjithmone ate kufi te cilin emocioni dhe rrembimi nuk duhet te kaloje qe te mos influencoje aftesine tuaj ne vendime! Jo te gjithe ja arrijne! Do te ruani ate qetesi te mos perfshiheni shume ne kete lidhje mjek - pacient sepse mund te ndodhe qe kjo gje tu mjegulloje shikimin e gjerave qe duhet te shihni dhe tu beje te mos pranoni te tjera. Nga ky ekuiliber varen nje pjese e mire e sherimit te pacientit duke qene se nga nje pacient qe ka besim tek ju, mund te perfitohen shume te dhena.Mendoni qe ai pacient tek ju ka varur shpresa dhe kerkohet nje siguri nga ana juaj per ato qe beni dhe per ate qe jeni.

Por me e bukura eshte qe pas atyre ore pune, tek dilni nga dyert e atij vendi ku punoni, do ktheheni ne shtepi tek familja juaj. Do hidhni pas shpine tere ate qe perjetuat disa momente me para dhe do te ndryshoni masken plotesisht per te luajtur nje rol tjeter. Nje keshille qe perçohet nga brezi ne brez eshte te mos guxoni te çoni ne shtepi punen sepse do kryeni gabimin me te madh. Per sa ajo pune mund te jete rrembyese, duhet te jeni te tille qe te mbetet brenda atyre mureve! Ne shtepi ndoshta keni nje grua e femije qe ju presin dhe do donin te kalonin nje pjese kohe me ju. Eshte e drejta e tyre. Mos me thoni qe do ta kaloni jeten duke u ndal rruges per shtepi me marre ndonjeren ose duke u sjell me Benz a me BMW duke gjuajtur. Do kuptoni qe vjen nje moment ne jete qe njeriu kerkon qetesi , te strehohet ne nje vend te qete, afer nje personi qe do, te kete nje familje. Kurre nje karriere e suksesshme nuk do arrije tua jape ate kenaqesi. Do ktheheni pikerisht tek keto njerez, ajo grua e ato femije dhe aty duhet te silleni ne anen tjeter te fytyres, te beni rolin e prinderit. Domethene duhet te jeni te afte te luani te dy rolet ne menyre te perpikte qe mos ngeleni pas. Duhet te krijoni nje ekuiliber dhe ta mbani ate. Do keni momente qe do ju duhet ti nderthurni te dy maskat e te tentoni te beni prindin mjek e ne keto situata do vini re difektet tuaja. Do jete pjese e eksperiences tuaj por do e kuptoni edhe me mire se si ndihen te afermit e atyre me te cilet merreni çdo dite.

Keto gjera do jeni dhe duhet te jeni! Ky eshte profesioni i vertete i mjekut, natyra e tij e vertete…>>