sabato 2 luglio 2011

POT1 - Proteina qe Mbron Fundet e Kromozomeve

Shkencetaret  kane gjetur formulen 3D te nje proteine qe mbron skajet e kromozomeve te njeriut, nje funksion qe eshte themelor ne ndarjen e qelizes. Duke  vezhguar proteinen se si rrethon kromozomin, shkencetaret mesuan se si ajo vendoset ne nje sekuence ADN-je dhe vepron si nje kapsule duke ndaluar prishjen e fundeve te kromozomit.

Gjate  ndarjes normale te ADN, fundet e kromozomeve humben. Ne  menyre qe kjo te ndalohet kromozomet jane te perbere nga struktura anesore te quajtur telomere qe jane sekuenca ADN-je qe nuk kodifikojne per ndonje proteine. Tek  njerezit nje telomer eshte i formuar nga mijera baza dhe eshte i perbere nga nje sekuence 6 nukleotidesh qe perseriten. 100 deri ne 300 bazat e fundit shtrihen pertej helikes si nje zinxhir i vetem si nje bisht. Telomeret  e qelizave shkurtohen ne cdo ndarje dhe kjo eshte nje fakt per jetegjatesine e qelizes. Por  qelizat kane edhe nje enzime qe quhet telomerazi qe mund te zgjase telomeret duke shtuar ADN ne fund te kromozomeve duke perdorur ARN si kopje te saj. Ne  pjesen me te madhe te qelizave aktiviteti i telomerazit eshte i vogel pas zhvillimit te embrionit dhe rregullimi i funksionit te saj eshte mjaft kritike sepse nese funksionon teper çon ne formimin e kancerit.

Proteina POT!

 
Ne  vitin 2001 u gjet POT1 (Protection Of Telomerases), e vetmja proteine e njohur qe lidh fundet e telomereve te ADN. Kjo proteine  luan nje rol te rendesishem per sa i perket rregullimit te gjatesise se telomereve.

POT1 eshte themelor per ndarjen e qelizave dhe per mbijetesen e tyre; Eshte pare qe nje mungese e saj ne qelizat e majase (eng. yeast cells) çon ne vdekjen e qelizave. Qelizat  qe mbijetojne humbasin shpejt telomeret e tyre dhe kjo nderhyn ne ndarjen normale te qelizes dhe çon ne gabime te ADN dhe kromozome rrethanore anormale. Por  edhe nje sasi e tepert POT1 çon ne nje  rritje te çrregullt ose ne nje shkurtim te telomereve.

Eshte  gjetur qe POT1 kerkon nje sekuence telomerike me te pakten 10 nukleotide  per nje njohje te mire dhe per nje lidhje te sakte."Ne habiteshim se si 10 nukleotide mund te ishin nje vend lidhjeje sepse nuk eshte nje shumefish i 6. Nese do te mbeshtjellesh ndonje pjese te perseritur me 6 nukleotide atehere duhet te lidhesh shumefisha te 6”-thote Tomas R.Cech, president i Howard Hughes Medical Institute.

Per  te kuptuar me mire kete gje kerkuesit kristalizuan nje forme te POT1 dhe ne fund doli qe POT1 tek njerezit kishte ndryshime ne strukture dhe zbuluan edhe qe mund te lidhte nje sekuence 12 nukleotidesh.

Citime dhe Informacione te Metejshme:
Artikulli i detajuar ne Howard Hughes Medical Institute
Fundi i Gjenomes Tone (shkrim ne PDF)