giovedì 14 luglio 2011

Prolaktinomat

Prolaktinomat jane tumoret me te zakonshme sekretive te gjendrres se hipofizes. Si forma beninje, ato klasifikohen ne baze te dimensioneve; mikroadenomat jane me pak se 10 mm ne diameter dhe makroadenomat jane me teper se 10 mm. Nivelet e prolaktines ne gjak ne pacientet me prolaktinoma jane zakonisht ne perpjestim me masen tumorale.
Simptomat klinike dhe shenjat e hiperprolaktinemise tek grate perfshin oligoamenorre, infertilitet dhe galaktorre. Tek grate me hiperprolaktinemi qe vazhdojne te kene mestruacione, anomalitet e fazes luetale mund te çojne ne infertilitet. Mungesa e estrogjeneve ne grate me amenorre  me prolaktinoma te pakuruara, shkakton ulje te mases kockore dhe si pasoje rritje te rrezikut se frakturave.

Tek meshkujt hiperprolaktinemia mund te çoje ne hipogonadizem, renie te libidos, probleme eiakulimi, infertilitet, gjinekomasti dhe ne raste te rralla, galaktorre. Ulja e mases kockore dhe anemia vijne si pasoje e mungeses se testosteronit. Ne krahasim me femrat, te cilat zakonisht paraqesin mikroadenoma, pjesa me e madhe e meshkujve paraqesin makroadenoma, shpesh me dhimbje koke, simptoma te shikimin, ose te dyja, bashke me hipogonadizem.

Sekrecionet e prolaktines jane nen kontrollin bllokues te dopamines nga  hipotalamusi. Nivelet e prolaktines mund te rriten nga prania e llojeve te tjera te tumoreve, nga probleme inflamatore sic mund te jene hipofiziti, cistet ose nga ilaçet qe nderhyjne me sekrecionin normal te dopamines nga hipotalamusi. Keto ilaçe perfshijne antidepresivet dhe antipsikotiket (sidomos risperidoni), bllokues te tjere dopaminergjik (si per shembull metoklopramidi dhe sulpiridi), disa ilaçe antihipertensive, opiaçet dhe bllokuesit e receptorit H2.

Agonistet dopaminergjik jane terapia kryesore si per mikroadenomat qe kerkojne trajtim edhe per makroadenomat. Ato normalizojne shpejt nivelet e prolaktines, rregullojne funksionin riprodhues, ndalojne galaktorrene dhe ulin dimensionet e tumorit ne shumicen e pacienteve. Agonistet e dopamines perfshijne bromokriptinen dhe kabergolinen.

NEJM Mars 2010