lunedì 25 luglio 2011

Punktura Lombare

Punktura lombare eshte nje procedure me ane te se ciles doktorret marrin nje sasi lengu cerebrospinal (lengu qe rrethon trurin dhe palcen kurrizore) per testime. Lengu cerebrospinal (LCS) eshte i formuar ne disa zona te veçanta te trurit qe marrin emrin ventrikuj (barkushe). Ai leviz nga ventrikujt drejt palces kurrizore. LCS mund te permbaje sasi te vogla proteinash dhe sheqeri (glukoze).
Punktura Lombare



ARSYE PER KRYERJEN E PUNKTURES LOMBARE
- Dyshim per meningjit
- Leuçemi ose linfome
- Vleresim per semundje neurologjike si skleroza multiple, neuropati dhe kriza epileptike te perseritshme
- Temperature nga origjine e panjohur.

Punktura lombare mund te kryhet gjithashtu nga anestezistet per te dhene anestezi spinale (e njohur gjithashtu si bllokim subaraknoidal) per disa lloj nderhyrjesh kirurgjikale.
Per trajtimin e kancereve, ndonjehere ilaçet e kemioterapise mund te hidhen direkt me punkturen lombare ne LCS. Ilaçi leviz lirshem ne LCS dhe mund te shkoje ne tru ose ne palcen kurrizore atje ku nevojitet.

CFARE PRITET GJATE NJE PUNKTURE LOMBARE
Gjate nje punkture lombare, ju duhet te qendroni ne njeren ane ose ulur. Kurrizi juaj do te pastrohet me nje solucion antiseptik. Anestezi lokale do te injektohet ne lekuren tuaj. Kur zona te mpihet nga anestezia lokale, do te vendoset nje gjilpere e vogel ne kurrizin tuaj ne lartesine e kockave te legenit ne pjesen fundore te palces kurrizore. Gjilpera do te shtyhet ngadale derisa te gjendet LCS. Per testimet, do te nevojiten nje sasi lengu rreth 2 luge çaji, i cili do te vendoset ne proveza te veçanta.

Nese po kryeni nje anestezi per kirurgji, nuk do te merret leng cerebrospinal. Anestezia do te hidhet direkt ne LCS dhe kembet e juaja do fillojne te ndjejne mpirjen. Ndonjehere punktura lombare mund te jete e veshtire te kryhet. Personat qe kane pasur nderhyrje te meparshme ne shtylle kurrizore, qe kane nje forme anormale te shtylles kurrizore siç eshte skolioza (shtremberim i shtylles kurrizore), jane shtatzene ose jane shume te shendoshe, paraqesin veshtiresi per kryerjen e punktures lombare. Punktura lombare eshte me e thjeshte te kryhet nese pacienti ndjek ne menyre te perpikte udhezimet se si duhet te qendroje.

Burimi i informacioneve : JAMA 2002;288(16):2070

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi punkturen lombare]