sabato 2 luglio 2011

Rezultatet e Vaksinimit per Hepatitin B ne Shtetet e Bashkuara

Programi i vaksinimit i filluar rreth dy dekada me pare ne Shtetet e Bashkuara ka ulur rastet e ketij infeksioni ne individet nga 6 deri ne 49 vjeç.

Ne 1991, Shtetet e Bashkuara filluan nje perpjekje te organizuar per te eliminuar trasmetimin e virusit te hepatitit B (HBV). Plani perfshinte vaksinimin ndaj hepatitit B te te gjithe femijeve dhe te rriturve me rrezik te rritur per infeksion. Per te analizuar rezultatet e ketij programi, kerkuesit krahasuan prevalencen e infeksionit nga HBV ne pjesemarresit e National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) ne 1988-1994 me ata ne 1999 - 2006. Infeksionet HBV te kaluara dhe te tashme u perkufizuan si prani e anti- HBc (antitrupi per antigjenin hepatitis B core); infeksioni kronik si prani e anti-HBc dhe HBsAg (antigjeni i siperfaqes se HBV); dhe imunitet i shkaktuar nga vaksina, si prani e antitrupave ndaj HBsAg dhe mungesa e anti- HBc.


Prevalenca totale e infeksioneve te kaluara dhe ta tashme te infeksioneve HBV, e rregulluar sipas moshes, nuk ndryshonte shume ndermjet 1988-1994 dhe 1999-2006 (5.4% dhe 4.7%). Prevalenca totale e infeksioneve kronike e rregulluar sipas moshes ishte e ngjashme ndermjet dy periudhave (0.4% dhe 0.3%). Gjithsesi, prevalenca e infeksioneve te kaluara ose te tashme te infeksionit HBV u ul ne femijet e moshave nga 6 deri ne 19 vjeç (nga 1.9% ne 0.6%;  p<0.01) dhe ne te rriturit nga mosha 20 deri ne 49 vjeç (nga 5.9% ne 4.6%;  p<0.05). Po ashtu, prevalenca e imunitetit te shkaktuar nga vaksina u rrit, nga 20.5% ne 1999-2002 ne 25.2% ne 2003-2006 (p <0.001).

Komente (nga Larry M. Baddour, MD) : Fillimi i nje strategjie rreth 2 dekada me pare ne kete vend per eliminimin e infeksionit HBV ka ulur prevalencen e semundjeve tek femijet dhe te individet e rinj dhe te moshes se mesme. Keto rezultate tregojne qe strategjia jone e tashme e eliminimit duhet te zgjerohet per te pasur nje sukses te plote te saj.

Publikuar ne Journal Watch Infectious Diseases,  23 Qershor 2010


Citime:
Wasley A et al. The prevalence of hepatitis B virus infection in the United States in the era of vaccination. J Infect Dis 2010 Jul 15; 202:192.

Abstrakt ne Pubmed [Link]