domenica 10 luglio 2011

Semundja e Whipple

Simptoma me e zakonshme gastrointestinale e formes klasike te semundjes se Whipple eshte humbja e peshes, e shoqeruar shpesh me diarre. Humbje gjaku e padukshme nga mukoza intestinale mund vezhgohet ne rreth 20 deri ne 30% te pacienteve. Nje interesim i nyjeve te kockave duke perfshire ketu artralgji jo te vazhdueshme, artrit ose te dy, vihen re ne 65 deri ne 90% te pacienteve. Mund te ndodhin simptoma neurologjike (miokloni, humbje memorie, etj) dhe kardiake.


Fiziopatologjia e semundjes se Whipple
Kush semuret nga kjo semundje? Nje kendveshtrim vjen nga koncepti qe nderkohe qe shume individe ne popullata te ndryshme jane te ekspozuar nga T. whipplei, ato pak qe zhvillojne semundjen mund te kene faktore imunologjike te predispozuar qe akoma nuk njihen. Faktore rreziku gjenetike sugjerohen nga predominimi i meshkujve dhe nje frekuence e antigjenit HLA-B27 ne ata qe kane semundjen.

Pozitiviteti i ngjyrosjes PAS i nje biopsie te zorres se holle eshte shume sugjeruese per semundjen e Whipple por nuk eshte specifike; mund te ndodhe edhe ne infeksionet mikobakteriale, fungine si histoplazmoza dhe aktinomikoza. Per me teper, per shkak se zhvillimi i T. whipplei in vitro eshte shume i veshtire dhe testet sierologjike jane pak specifike, diagnoza e semundjes se Whipple behet me ane te amplifikimit (shumimit) me ane te metodes se Reaksionit Zinxhir te Polimerizimit (Polymerised Chain Reaction, PCR) te ADN se T. Whipplei nga materialet e biopsise se zorres se holle, nyjeve limfatike ose sasi te vogla lengu cerebrospinal.

Semundja e Whipple ishte vdekjeprurese perpara gjetjes se antibiotikeve. Gjithsesi, rekomandimet e tanishme nuk bazohen ne trials terapeutik ose ndjeshmerie te T. whipplei ndaj agjenteve antibakterial. Tetraciklina pershkruhet prej kohesh si linje e pare trajtimi, por frekuenca e kthimit te semundjes pas trajtimit me keto agjente ka qene i larte (mesatarisht 28%). Aktualisht baza e terapise antibiotike favorizon antibiotiket qe jane ne gjendje te kalojne barrieren hemato-encefalike sic eshte trimetoprim-sulfametoksazoli (Bactrim). Nje cikel me doksacikline dhe nje agjent alkalinizues si hidroklorokina kane qene efektive in vitro.

NEJM Janar 2007