lunedì 25 luglio 2011

Semundjet e Mushkerive dhe Ndotja Ambientale

Ne 1978 nje grup kerkuesish te Universitetit te Yales publikuan ne revisten Nature rezultatet e nje studimi, ku konkluzionet ishin qe "nuk ka asnje te dhene qe ndotesit e ambientit shkaktojne efekte mbi mushkerite" dhe prandaj " kontrolli i ndotjes nuk paraqet nje prioritet ne parandalimin e semundjeve te frymemarrjes". Tani pas 30 vjetesh, siç e dime te gjithe, te dhenat jane te tjera dhe tregojne qe ndotja ambientale eshte nje shkaktar i rendesishem per semundjet e frymemarrjes. Nga vijne keto te dhena? 

Pluhur ne Tirane




Si fillim ekzistojne te dhena nga disa studime eksperimentale, qe kane treguar, si ne rastin e ozonit per shembull, nje rritje te inflamacionit te rrugeve te frymemarrjes dhe hiperreaktivitetit bronkial edhe ne raste ekspozimi per kohe te shkurter ne laborator. Por studimet eksperimentale, edhe pse na japin informacione te rendesishme mbi mekanizmat dhe eziopatogjenezen, arrijne te studjojne nga nje ndotes, ne nje kohe qe ne thithim ndotes te shumte ne perqendrime te ndryshme, qe nderveprojne ndermjet tyre me ndryshime te efekteve.

Atehere jane studimet epidemiologjike qe na japin te dhena me te rendesishme per sa i perket raportit shkak- efekt ndermjet ndotesve dhe semundjeve te frymemarrjes. Nje e dhene e pare e rendesishme, duke konsideruar rendesine e funksionit polmonar ne ecurine e semundjeve te frymemarrjes, vjen pikerisht nga studimet mbi efektet e ndotjes ne zhvillimin e mushkerive dhe mbi funksionin polmonar. Shume studime kane treguar nje lidhje ndermjet ketyre dy aspekteve (sidomos tek femijet) dhe ekspozimit ndaj ndotesve, lidhje kjo qe eshte analizuar qe nga ekspozimi i nenes ne shtatezani. Per sa i perket semundjeve te frymemarrjes, eshte e dukshme qe ekspozimi ndaj ndotesve ambientale eshte ne gjendje, edhe ne nje kohe te shkurter, te ndikoje mbi morbiditetin e pacienteve me semundje te frymemarrjes. Shume studime kane treguar nje rritje te vizitave, te konsumimit te ilaçeve, hyrjeve ne Urgjence, shtrime si dhe te vdekshmerise, per azem dhe BPKO (bronkopneumopatia kronike obstruktive), dy semundjet me shume te analizuara, ne lidhje me rritjen e niveleve ambientale te ndotesve.

Ekzistojne po ashtu te dhena per sa i perket pneumonive dhe infeksioneve akute te rrugeve te larta dhe te uleta te frymemarrjes. Por nderkohe qe ky aspekt nuk diskutohet, ekzistojne akoma shume dyshime mbi mundesine qe ekspozimi afatmesem dhe afatgjate ndaj ndotjes mund te shkaktoje raste te reja te semundjeve. GINA (Global Initiative for Asthma) dhe GOLD  (Global Initiative on Obstructive Lung Diseases) aktualisht kane dyshime mbi kete pike, por studime te koheve te fundit tregojne nje prevalence me te madhe te azmes dhe BPKO ne popullatat e ekspozuara ndaj ndotesve, duke treguar keshtu qe ndotja eshte ne gjendje te shkaktoje raste te reja te semundjes. Eshte e qarte qe efektet afatshkurter jane me te lehta per tu analizuar ne krahasim te atyre afatmesem dhe afatgjate. Ky eshte shkaku kryesor pse nuk ka akoma te dhena te qarta mbi rolin e ndotjes ambientale mbi nisjen e tumoreve polmonare. Studimet, zakonisht te kryera me shume mbi vdekshmerine se sa mbi rastet e reja, shpeshhere kane vezhguar nje raport ndermjet ndotjes dhe tumoreve polmonare vetem ne subjektet jo duhanpires, duke vene ne dukje qe ekzistojne faktore rreziku me te rendesishem se sa ndotja.

Duhet te kujtohet qe sipas National Research Council , nje cigare qe futet ne rruget e frymemarrjes ka nje sasi grimcash deri ne 40 here me te madhe se sa ajo qe thithet ne nje dite te tere ne nje ambient me nje grade ndotjeje te mesme. Natyrisht duhen konsideruar disa limite te rendesishme te ketyre studimeve, kryesori i te cileve eshte ajo e mungeses se te dhenave mbi ekspozimin personal, mungese per te cilen po kerkohet te shmanget me ane te studimeve te kryera me aparatura te mbarteshme ose me teknologji me te rafinuara monitorimi siç mund te jene matjet satelitore.

Nje tjeter e dhene e rendesishme na vjen nga studimet me moderne mbi grimcat, sipas te cilit, perveç perqendrimit, behen edhe me te rendesishme perberja kimike-fizike dhe numri i grimcave. Eshte e mundur qe mosperputhja qe verehet ne disa studime epidemiologjike mbi efektet e grimcave te jete pasoje e ketyre diferencave, dhe jane publikuar vezhgime mbi efektet mbi frymemarrjen te disa elementeve qe perbejne grimcat (nikeli, vanadium, karboni elementar).

Disa studime mbi ndotjen dhe semundjet e frymemarrjes kane dhene gjithsesi ndonje lajm qetesues. Edhe pse eshte e vertete qe nje rritje e ndotjes korrispondon me nje rritje te semundjeve dhe vdekshmerise, eshte vene re edhe e kunderta, domethene qe nje ulje e nivelit te ndotjes shoqerohet me nje permiresim te funksionit polmonar, te inflamacionit te rrugeve te frymemarrjes, te semundjeve dhe vdekshmerise. Ky vezhgim eshte inkurajues per iniciativa qe kane si qellim uljen e niveleve te ndotjes ne ambient.

Shkrimi origjinal publikuar ne Revisten "Vie Aeree" Shkurt 2009 nga Enzo Madonini dhe Sandro Amaducci , Njesia Operative e Pneumologjise, Spitali San Carlo Borromeo, Milano.