martedì 5 luglio 2011

Shenjat e Lekures dhe Tatuazhet

PYETJE
Nese qelizat e lekures tone zevendesohen vazhdimisht, pse shenjat dhe tatuazhet qendrojne pergjithmone?

PERGJIGJE
Zyra e Informacionit Publik e Shoqates se Dermatologjise se Atlantes ne Amerike, jep nje pergjigje te shkurter : " Pergjigja eshte shume e thjeshte. Qelizat ne shtresat e siperme te lekures qe quhet me emertimin epiderme, zevendesohen ne menyre te vazhdueshme. Ky proçes rinovimi eshte thjesht nje humbje e kesaj shtrese te epidermes (eng. exfoliation) . Por shtresat me te thella te lekures, qe marrin emertimin derme, nuk i nenshtrohen nje proçesi te tille per te zevendesuar vetet e tyra. Prandaj, trupa te huaj, siç jane tatuazhet, qe vendosen ne derme, do te qendrojne."

James B. Bridenstine i Departamentit te Dermatologjise, Universiteti Pittsburg Medical Center shton:
" Lekura jone eshte e perbere kryesisht nga proteina kolagjen, e cila prodhohet nga qeliza qe quhen fibroblaste. Kur lekura (ose ndonje ind tjeter, pak rendesi ka) demtohet, proçesi i sherimit fillon gjenerimin e fibroblasteve te reja qe prodhojne kolagjen qe formon pastaj shenjen (eng. scar , ita. cicatrice), e cila eshte ndryshe nga kolagjeni i lekures normale. Edhe pse qeliza ne lekure vdesin ne menyre periodike dhe zevendesohen nga qeliza te reja, kolagjeni i shenjes mbetet. E vetmja here kur nje plage mund te sherohet pa lene shenje eshte gjate periudhes fetale, kur lekura prodhon kolagjen fetal, nje proteine qe eshte ndryshe nga kolagjeni i individit te rritur. Nese do te gjenim nje menyre per te rikthyer prodhimin e kolagjenit fetal pas rritjes do te mund te kryenim kirurgji pa shenja.

"Tatuazhet qendrojne ne lekure sepse grimcat e bojes qe prodhojne ngjyrosjen jane shume te gjera per tu gllaberuar nga qelizat e bardha te gjakut qe kontrollojne trupin dhe largojne trupat e huaj nga lekura. Lazerat e rinj qe heqin bojen punojne sepse energjia e lazerit shkaterron bojen ne grimca shume me te vogla pluhuri qe jane te mjaftueshme per tu gelltitur nga qelizat e bardha qe pastaj do ti largojne.   

Pyetje e publikuar ne Scientific American Tetor 1999