domenica 17 luglio 2011

Shqetesimet Obsesive - Kompulsive

HYRJE
Shqetesim i karakterizuar nga ide, imazhe ose impulse te vazhdueshme, te vullnetshme ose jo te vullnetshme qe duken te pakuptimta, te cuditshme, te keqe ose te tmerrshme (obsesive), deri ne impulse per te bere dicka qe te con ne nje vuajtje nga keto obsesione (kompulsive).
Shqetesimi obsesiv - kompulsiv manifestohet afersisht ne te njejten sasi si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat dhe godet rreth 1.6% te popullates sipas te dhenave te rasteve ne 6 muaj.

SIMPTOMAT DHE SHENJAT
Tema obsesive dominuese eshte e keqja, rreziku ose veshtiresia dhe obsesionet me te zakonshme mund te jene infektimi, dyshimi, humbja dhe agresiviteti. Ne menyre tipike, subjektet me shqetesim obsesiv - kompulsiv ndihen te shtyer per te kryer sjellje te qellimta perseritese ose pa qellim, te quajtur rituale, per te kunderpeshuar obsesionet e veta: larjet kunderpeshojne infektimin; kontrollet, dyshimin; mbledhja, humbjen. Ato mund te evitojne njerezit kunder te cileve kemi frike se mund te sillemi ne menyre agresive. Mund te zhvillohen obsesione per ndonje gje ose ritualet mund te mos jene te lidhur ne menyre logjike me sikletin obsesiv qe e lehtesojne. Per shembull, sikleti mund te zhduket vetvetiu kur nje person qe ka friken e infektimit ve duart ne xhep.  Pastaj, ai do te vendose vazhdimisht duart ne xhep cdo here qe lindin obsesione infektimi (kontaminimi). Pjesa me e madhe e ritualeve si larja e duarve ose kontrolli i dyerve, eshte i vezhgueshem, por disa, si numerimet e vazhdueshme ose frazat e pershperitura qe kane si qellim uljen e rrezikut, nuk jane te tilla.

Pjesa me e madhe e individeve me shqetesime obsesive kompulsive jane te vetedijshem qe obsesionet e tyre nuk paraqesin rreziqe te verteta, dhe se sjelljet reale dhe imagjinare qe vendosin ne pune per te lehtesuar shqetesimet e tyre nuk jane te verteta dhe jane te teperta deri sa arrijne ne gjera te cuditshme. Ruatja e vetedijes, edhe pse ndonjehere e dobet, e dallon shqetesimin obsesiv kompulsiv nga shqetesimet psikotike, ku personi humb kontakte me realitetin.

Duke qene se personat me kete shqetesim ndiejne siklet dhe pesojne stigmatizem, shpeshhere fshehin obsesionet dhe ritualet e tyre, mbi te cilat mund te kalojne ore te tera te dites. Depresioni eshte nje karakteristike dytesore e shpeshte, qe paraqitet ne rreth 1/3 e pacienteve ne momentin e diagnozes dhe 2/3 ne nje moment te jetes.

TERAPIA

Terapia e ekspozimit eshte dobiprurese; elementi i saj themelor eshte ekspozimi ne situata ose perpara personave qe shkaktojne obsesionet, ritualet ose sikletin. Pas ekspozimit, ritualet vonohen ose ndalohen, duke i dhene mundesine sikletit te zhvilluar nga ekspozimi te ulet si pasoje e nje pershtatje te vazhdueshme. Pacienti kupton keshtu qe ritualet nuk jane te nevojshme per te ulur sikletin. Permiresimi zakonisht zgjat me vite, me shume mundesi sepse pacientet qe kane mesuar te menaxhojne kete menyre auto-ndihme vazhdojne ta perdorin pa sforcime te teperta, si nje stil jete, ne fund te trajtimit te duhur.

Shume specialiste mendojne se bashkimi i terapise komportamentale (te sjelljes) dhe farmakologjike eshte trajtimi me i mire. Bllokuesit e kapjes se serotonines (eng. Serotonin Reuptake Inhibitors, SRI) me fuqi te larte, ato selektive (eng. Selective Serotonin Reuptake Inhibitors, SSRI, si psh fluoksetina, fluvoksamina, paroksetina, sertralina) dhe klomipramina (nje antidepresiv triciklik) jane efikas. Per pjesen me te madhe te SSRI, dozat e uleta (psh fluoksetina 20 mg/dite, fluvoksamina 100 mg/dite, sertralina 50 mg/dite) jane po aq dobiprurese sa edhe ato te lartat. Doza minimale efikase per paroksetinen eshte 40 mg. Disa te dhenat mbeshtesin perdorimin e bllokuesve te monoaminoksidazes, qe gjithsesi rralle here pershkruhen ose jane te nevojshme, sepse pjesa me e madhe e pacienteve i pergjigjen SRI. Perdorimi i aloperidolit per te rritur efektin e SRI eshte efikas ne shume paciente me shqetesim obsesiv - kompulsiv dhe shqetesime nga tik (si psh sindroma e Tourette).

Me teper:
- Pertej kufinjve te normalitetit. Mjekesiasot - Pjese nga Mendja Ime