lunedì 18 luglio 2011

Si Heshten ne Menyre te Perzgjedhur Gjenet

Procesi eshte i drejtuar nga molekula te ARN jo kodifikuese.


Ne qeliza, ne çdo moment lexohen dhe shkruhen vetem gjenet qe jane te nevojshem per ate çast , ndersa gjenet e tjere jane te shenuar me nje lloj etikete, zakonisht nje grup metil, qe tregon qe nuk duhet te aktivizohen. Tani nje grup kerkuesish gjerman te Institutit te Kerkimit mbi Kancerin kane zbuluar menyren se si vendosen keto "etiketa" ne pika specifike te gjenomes ku nevojiten dhe se ne kete proces marrin pjese molekula ARN jo kodifikuese, domethene qe nuk marrin pjese ne prodhimin e proteinave.

ADN-ja dhe Gjenet




"Nje nga misteret me te medha te biologjise molekulare moderne eshte : "si e di metiltransferazi se ku duhet te lidhe "etiketat" e veta metilike per te ç'aktivizuar ne menyre te perzgjedhur nje gjen te vetem?", thote Ingrid Grummt, drejtuese e studimit, tashme i publikuar ne revisten Genes & Development. Eshte ne fakt metiltransferazi qe lidh grupet metilike ne pika te posaçme te gjenit duke ndalur perdorimin e tij.

Per te zgjidhur problemin kerkuesit kane vendosur ne menyre artificiale ne disa qeliza nje molekule ARN jo kodifikuese, te quajtur pARN. Ne kete menyre grupet metile jane lidhur me nje bllokues te vecante gjenetik ne menyre qe te ndalnin leximin e vete gjenit. Truku i shfrytezuar nga kerkuesit per te kuptuar se si ndodh kjo gje , ishte ne perdorimin e molekulave te pARN qe korrispondonin saktesisht (domethene ishin komplementare) me sekuencat e ADN te bllokuesve gjenik qe ishin ne shenjester.

Kerkuesit kane vezhguar qe pARN e vendosur shkonte dhe formonte nje forme helike te trete me dy zinxhiret e ADN-s se bllokuesit gjenik. Po ashtu, metiltransferaza ishte ne gjendje te lidhej me kete platforme te vecante dhe keshtu, te drejtohen saktesisht ne piken e nevojshme per te bllokuar gjenin.

Me shume e gjysma e materialit tone gjenetik transkriptohet ne ARN jo kodifikuese: "Ka mundesi qe te jene molekula ADN jo kodifikuese qe u korrispondojne saktesisht te gjitha gjeneve qe jane perkohesisht te heshtur. Kjo mund te shpjegoje se si mund te heshtet dhe aktivizohet ne menyre te perzgjedhur  nje numer kaq i madh gjenesh", perfundon Grummt.

Le Scienze Tetor 2010