martedì 5 luglio 2011

Skicofrenia - Pjesa 1

PERKUFIZIMI
Shqetesim mendor i shpeshte dhe i rende, i karakterizuar nga humbje e realitetit (psikoze), halucinacione (perceptime fallco), delir (mendime te gabuara), anomali te mendimit, mungese afektive, ulje te motivimit dhe shqetesime funksionale sociale dhe pune.

Rreth 1% e popullsise boterore vuan nga kjo semundje edhe pse nuk paraqitet e shperndare ne menyre te njejte neper gjith boten.
Rastet me te shpeshta paraqiten ne klasat socioekonomike te uleta te zonave urbane, ndoshta per shkak te efekteve qe sjell papunesia dhe varferia. Gjithashtu, rastet me te larta tek personat vetem reflekton nje efekt te semundjes. Paraqet nje shperndarje te njejte si tek meshkujt edhe tek femrat me moshat me te goditura ndermjet 18 dhe 25 vjecede tek meshkujt dhe nga 26 deri ne 45 vjec tek femrat. Gjithsesi, nuk jane te rralla rastet edhe ne femijeri, ne adoleshence ose moshe te avancuar.

FIZIOPATOLOGJIA
Nuk dihet ndonje shkak specifik, gjithsesi skicofrenia paraqet nje baze biologjike. Modelet e paraqitura tregojne se zhvillohet tek personat me dobesi neurologjike dhe ky eshte modeli me i pranuar. Nisja, ndalimi dhe rinisja e simptomave konsiderohen si nderveprim e kesaj dobesie me ambientin.

Edhe pse shumica e subjekteve me skicofreni nuk paraqesin nje anamneze familiare pozitive per kete shqetesim, mendohet qe kane lidhje faktore gjenetike. Personat qe kane nje te aferm te grades se pare me skicofreni kane nje rrezik per te manifestuar semundjen rreth 15%, krahasuar me 1% te popullates se pergjithshme. Nje binjak monozigot qe ka binjakun tjeter me skicofreni ka me shume se 50% mundesi qe ta shfaqe kete semundje. Teste neurologjike dhe neuropsikiatrike shume te ndjeshem tregojne shpesh qe ne pacientet me skicofreni paraqesin probleme me levizjet okulare  dhe me perqendrimin.

Mund te jene te shumte faktoret ambientale qe mund te shkaktojne nisjen ose rinisjen e simptomave ne pacientet me dobesi. Mund te jene ngjarje stresuese ne jete, si fundi i nje lidhjeje, largimi nga shtepia per kryerjen e ushtrise, puna, universiteti, faktore stresues biologjik si drogat. Nisja e semundjes mund te shkaktoje probleme familiare.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Mund te jene te shumllojshme sipas tipit dhe grades. Zakonisht klasifikohen si simptoma pozitive dhe negative (mungesa). Simptomat pozitive jane te karakterizuara nga nje teprice ose ndryshim i funksioneve normale; ato negative nga nje ulje ose humbje. Ne secilin pacient mund te manifestohen nje ose te dyja keto kategori.

Simptomat pozitive mund te ndahen ne (1) delire dhe halucionacione dhe (2) probleme te mendimit dhe sjellje te cuditshme. Deliret dhe alucionacionet jane quajtur shpeshhere si dimensioni psikotik i skicofrenise. Deliri eshte nje bindje e gabuar qe zakonisht vjen si pasoje e nje intepretimi te gabuar te eksperiences. Ne deliret ndjekese, pacienti thote qe ndiqet,eshte i  mashtruar, i bezdisur ose i vezhguar. Ne deliret e referimit, pacienti beson qe pjese nga librat, gazetat, tekstet e kengeve dhe pjese te tjera te ambientit jane kunder tij. Ne deliret e vjedhjes ose te futjes se mendimeve, pacienti mendon qe persona te tjere i lexojne mendjen dhe se mendimet e tij i kalohen te tjereve dhe se mendimet dhe impulset e tij i nenshtrohen forcave te jashtme.  Halucinacionet mund te manifestohen me menyra sensoriale (degjim, shikim, nuhatje, shijim, prekje) por halucionacionet e degjimit jane ato me te zakonshmet dhe jane karakteristika te skicofrenise. Pacienti thote qe degjon zera qe komentojne sjelljen e tij, qe bisedojne mes tyre ose i bejne komente kritikuese dhe ofensive.

Shqetesimet e mendimit, bashke me sjelljen e çuditshme, sjellin nje mendim te çorganizuar, qe vihet re qe ne te folur dhe qe kalon sa ne nje teme ne tjetren. Shqiptimi mund te jene i pakuptueshem. Sjellja e habitshme perfshin sjellje feminore ose jo te duhur me situaten kur shfaqet, etj. Sjellja motore katatonike eshte nje forme ekstreme e sjelljes se habitshme qe mund te çoje ne mbajtjen e nje pozicioni te ngurte dhe rezistence ndaj levizjeve pasive, ose kryerja e nje aktiviteti motor pa finalitet dhe pa stimuj.

Simptomat negative perfshijne mungesen e afeksionit (ngrohtesise), te folur te varfer, anedoni (paaftesi me provuar kenaqesi ne situata te ndryshme) dhe sjellja asociale. Fytyra e pacienti mund te shfaqet e palevizshme, mungese kontakti me syte dhe mungese shprehimiteti. Me te folur te varfer kuptojme nje ulje te fluksit te mendimit dhe nje mungese e te folurit ne raste pyetjesh, qe ben te mendosh nje zbrazje te brendshme. Anedonia (ulje e aftesise per te ndjere kenaqesi) mund te manifestohet si mungese e interesit ne aktivitete, me kalimin e nje pjese te kohes me aktivitete pa qellime. Me sjellje asociale kuptojme nje mungese te interesit per lidhje me te tjeret. Simptomat negative shpeshhere kane lidhje me nje humbje te pergjithshme te motivimit dhe nje ulje te ndjesise, qellimeve dhe objektiveve.

Duhet thene qe skicofrenia paraqet shume menyra shfaqjeje dhe kjo gje e ben shpeshhere te veshtire diagnostikimin e saj sepse pacienti mund te shfaqe simptoma qe kane te bejne edhe me semundjet e tjera psiqike. Kemi forma ku mbizoterojne simptomat afektive ose forma ku kemi nje mbizoterim te simptomave negative dhe forma me te zbehta. Ndarja ne keto forma paraqet edhe nje ndihme ne terapine qe do tu jepet pacienteve dhe krijon edhe idene se si duhet te menaxhohet rasti.
Ne pjesen e dyte te ketij shkrimi do te flasim per diagnozen, simptomat , prognozen dhe disa fjale mbi terapine. 

[Shkrimi i pershtatur nga Manuali i Merck-ut Online]